back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Kulla e Prek Calit… (nji foto e rrallë)

Gazeta

Kulla e Prek Calit ne Kelmend
Kulla e Prek Calit ne Kelmend

Kulla e Prek Calit… (nji foto e rrallë)

Kulla e Prek Calit…
Nji foto e mrekullueshme, si vetë Preka.
Preka ka dalë në ballkon të kullës, besoj me të shoqen.
Nji burrë, nji malcor patriot, nji strateg kelmendas.
Sot Kulla e Prek Calit asht ba shkrumb e hi dhe eshtnat e këtij kollosi s’i gjinden kërkund…
.
Marrë nga muri i fb Gjelosh e Taze Sokaj
:
Prek Cali erdhi drejt nesh duke zgjatur duart dhe me një fytyrë energjike dhe një buzëqeshje të mrekullueshme. Që me shikimin e parë ishte shumë simpatik. Një gjigand i vërtetë. Ishte i gjatë të paktën 2 metra. Ishte i veshur shumë pastër me kostumin e Malsisë së Madhe, një kostum me një elegancë të veçantë. Flokët i kishte të bardha dhe mustaqet të shkurtra që spikasnin në figurën e tij të gjatë e të dobët. Natyrish, brezi i tij ishte i zbukuruar me një revolver të madh, një tjetër me një dorezë fildishi apo prej kocke, një model si ato që mbreti u jepte atyre që do t’i shpërblejë e nderojë.
Prek Cali ishte në Vermosh më shumë se një fisnik. Ai ishte kapedani, një titull honorifik që s’ka asnjë vlerë administrative. Le të themi se është njeriu më trim dhe prijësi natyral i këtij vendi, pas të cilit në rast lufte radhiten të gjithë njerëzit e tribusë, madje edhe tributë fqinje.
Jacqueline Benezech

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.