back to top
11.5 C
Tirana
E martë, 5 Nëntor, 2024

Kultura e heshtjes e një brezi uzurpatorësh… nga Romeo Gurakuqi

Gazeta

Karmina Gurakuqi, duke luajtur një pjesë teatrale në Institutit Femnuer "Nana Mbretneshë",
Karmina Gurakuqi, duke luajtur një pjesë teatrale në Institutit Femnuer “Nana Mbretneshë”

Kultura e heshtjes e një brezi uzurpatorësh…*

nga Romeo Gurakuqi

Këto dy foto janë bërë në Tiranë në vitin 1938, gjatë një shfaqjeje teatrore.
Aktorja kryesore është halla ime, Karmina Gurakuqi, asokohe studente Institutit Femnuer “Nana Mbretneshë”, e cila më vonë e ushtroi profesionin e mësueses në Tiranë, Vlorë, Elbasan dhe së fundi në Shkodër.
Jemi 6 vite para se në Tiranë të zbrisnin turmat e armatosura që do të shkatërronin një qytetërim dhe një jetë të tërë arsimore, kulturore dhe shkencore, të ngjizur me mjaft sakrificë dhe plot me dije, në tre dekada, në kryeqytetin e Shqipërisë së re.
.
Karmina Gurakuqi, duke luajtur një pjesë teatrale në Institutit Femnuer "Nana Mbretneshë",
Karmina Gurakuqi, duke luajtur një pjesë teatrale në Institutit Femnuer “Nana Mbretneshë”
Pothuajse e gjithë shoqëria intelektuale, arsimore, kulturore dhe klasat e mesme e këtij qyteti, do të fshihen nga ekzistenca dhe mundësia e jetës aktive, në harkun kohor 1945-1952.
Personazhe të rinj politikë do të dalin në skenë, të cilët do mbjellin kulturën e shkatërrimit të pamëshirshëm të çdo arritjeje pararendëse të shoqërisë kryeqytetase.
Edhe pse kanë kaluar 7 dekada dhe brezat e rinj të prodhuar nga këto personazhe kanë kohë që shkojnë në teatro, fara e rrënimit të paarsyeshëm që mbolli ai brez uzurpatorësh, kultura e heshtjes dhe e mungesës së kurajos ndaj ligësisë, vazhdon të rishfaqet në sjelljet e nuklit politik dhe shoqëror, që u ngjiz në këtë kohë të rremujshme.

.

Marrë nga Muri i fb i Romeo Gurakuqit, 27 Mars 2018
*Titulli është i Radiandradi.com
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.