back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Kultura e Klanit drejton jetën shoqërore në Shqipëri – nga Kujtim Drishti

Gazeta

Monumenti i Heroit Kombëtar në Tiranë
Monumenti i Heroit Kombëtar në Tiranë

Kultura e Klanit drejton jetën shoqërore në Shqipëri

nga Kujtim Drishti

Një nga vetitë e Klanit është mungesa e transparencës për pjesën tjetër të shoqërisë.
Dhe duket se nuk jam gabuar! Përse?
Nëse transparenca do të ishte e kthjellët fare,
atëhere nuk do të ngrihej asnjë zë për çka po bëhej me Sheshin e Flamurit në Vlorë.
Por e kundërta po ndodh!
3 dhjetor 2022

Kujtim Drishti
Kujtim Drishti

Kultura e klanit*, vendi im dhe pyetjet e saj

nga Kujtim Drishti

Kultura:
-art
-filozofi
-moral
-fe
-arsim dhe edukim
-drejtësi
-qeverisje
-institucion ekonomik
-teknollogji
-shkencë

Të gjithë njerëzit janë të prekur nga këto elemente, janë pronarë të këtyre elementeve të trashëguara në shpirtërat e tyre, aq sa kur bota kërkon të dijë identitetin kulturor, bazë e seicilit prej nesh, konsulton këtë listë.
A na bën kjo listë të mendojmë se çfarë mardhëniesh kemi ne me të gjitha këto aspekte të kulturës sonë?!
I shikoj të gjithë dhe pyes veten:
Cili nga këta elemente është më i rëndësishmi për jetën e popullit?
Nuk gjej asnjë prioritet. Përse?
Sepse të gjithë këto elemente janë fort të lidhur me njeri-tjetrin si hallkat e një zinxhiri të ADN-së së Kulturës dhe nuk mund të shkëpusësh një element sepse ai është i lidhur me qindra fije me elementet e tjerë.
Të gjithë këta elemente të kulturës kanë pavarsinë e tyre. Dhe në pavarsinë e tyre njihet forca ose dobësia e tyre dhe e të gjithë zinxhirit.
Të gjithë jemi të lidhur me këtë zinxhir kulturor në pasivitetin tonë.
A kemi ne dëshirë të ndryshojmë pamjen këtij zinxhiri?!
Këtë e përcakton vetëm këndvështrimi i secilit prej nesh.
Kur jemi brenda dhe tepër afër as nuk e dallojmë.
Kur jemi larg tij e dallojmë më mirë, na ftohet mendja dhe pasionet aq sa të pyesim njeri tjetrin:
A do ta lemë këtë zinxhir të kulturës tonë në vjetërsinë e tij?
Nuk më hiqet nga mendja se kultura e klanit është vula kryesore e kulturës tonë.
E patsha gabim!
3 dhjetor 2020

*(titulli ka pasur nje modifikim nga radiandradi.com)

(Klani sipas Kujtim Drishtit) Klani është bërthamë e të gjithë pushteteve të ardhura më vonë në histori. Nga pikëpamja antropollogjike ai përfaqëson të parën hierarki sociale.
Përballë klanit, e para pengesë ligjore ishte kushtetuta demokratike me ligjet për të gjithë. Përballë ligjeve nuk ka klan!
Por, klani si struktura më vjetër sociale u adaptua me anë të përforcimit të kapacitetit ose me zgjedhjen e një njeriu që do t’i mbrojë për kohë të gjatë d.mth minimum disa dekada.
Të gjithë revolucionet kanë dështuar përpara klanit.
Klani penetron klasat dhe udhëheqjet e tyre, sindikatat, partitë, shkencën, industrinë, laboratoret, akademitë dhe shtetet.
Ndërkohe kushtetuta dhe ligjet mbeten çeshtje formale… çeshtje letre!!

Marrë nga Muri i FB TD Drishti, 3 dhjetor 2022

 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.