back to top
6.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Kunsti – tregimtar virtuoz – nga Leka Ndoja

Gazeta

Leka Ndoja 2013
Leka Ndoja 2013

Kunsti – tregimtar virtuoz

nga Leka Ndoja

Mund të vinte në atrium i veshun thjeshtë. Prekte parketin e skenës me majën e këpucës tak-tak-tak, një tubë drite e përfshinte në gyp. Dritat e tjera fashiteshin. Personazhi historik a biblik shfaqej. Pistoleta e ndriçimit krijonte nji kurorë drite fosforeshente nga buronin fjalët-magji.
Studime? as që përfytyrohej të kishte.
Mbaronte shfaqja – ai nuk i priste duartrokitjet. Trokëllinte me majën e këpucës parketin e skenës tak-tak-tak. Dilte nga skena si hije, por me hap të prerë si Hamleti atë.
Po të takoheshe me të dhe t’i kërkoje hollësi përshkrimesh historike do të drejtonte te Muftula.
-Si – i drejtoheshin – të pyesim, rojen e gjymtë? – Po sigurisht, Borhesi nji i tillë ishte, verban – dhe qeshte.
-Bibliografët janë gjithmonë në gjueti, me kafshët e së panjohurës e gjymtohen në pyllin e përdijes.
M’u kujtua quhej Muftula!
Ai ishte mik. Mik derisa ia huante të përdijshmet shkrimtarit ekualizer Kunst.
Ai ishte dikushi – sepse njohja fundja ç’ishte? Përshendetje e paprashme e njerëzve në kafenenë e biblotekës. Aty ne kafene Muftula ia ktheu dorëshkrimin mbushe me shenime poshtë dhe ndanë fletëve. Kunsti e falenderoi dhe i pagoi kafen.
Muftulës? Po, atij i japin shkrimtarët librin ma të arrirë. Por pa dijet e Muftulës ato do të mbeteshin gjysma subjektesh.
Muftula i plotësonte me foot nota dhe Kunsti e nisi veprën nga e para duke e mbushë me shënimet e Muftulës.
Dikur Kunsti i përvetësoi shënimet e Muftulës saqë personazhet rilindën në skenë. Mjaftonte prerja e fjalëve me kumbe e intonime të larta e të buta dhe publiku ngazëllehej.
Kunsti mendonte se teknika e recitimit e ngrinte dy herë performimin e tij.
Ishte shfaqja e 100-të e Kunstit kur pa në fund të sallës portretin ironik të Muftulës.
Muftula teksa dëgjonte tregimin u kujtua se ishte bashkëautor.
Personazhet morën ngjyra e vërvitje në gojën e Kunstit. Diçka eterne u pështjellue në fjalët e tij – zani i Kunstit u kthye në bas.
Muftula donte ta ndërpriste nga fundi i sallës, ulëriti, por zani i ishte tretë.
Kunsti rrahu takat tak-tak-tak në skenë dhe ndërsa dilte nga skena u dëgjua një trup i gjymtë që binte i vdekur në fund të sallës.
Ishte bibliografi Muftula.

Marrë nga muri i FB Vrethee Lnika, 18 dhjetor 2023

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.