Kuq e zi (28 nanduer)
nga At Vinçenc Prennushi
Fishkllon veri, ushton duhija,
Bjeshkët për rreth mbushen me borë:
Por kjo stinë për ne â me orë,
Qysh se i lule me rrit desht:
Rriti lulen kuq e zi,
Qi â ma e bukra e ksaj Shqypni.
Ngjyra e sajë, njomsi prendvere,
Përtrin viset e Shqypnis;
Lule â kjo, lule lirike,
Qi ne nderën n’vend na e çon,
T’falem, lule kuq e zi,
Si ty s’rritë mâ kjo Shqypni.
Kuq si gjaku, si përhera
N’dej t’Shqyptarve idhtë pat vlue,
Zi si futa, qi pat mlue
Njat anmik qi me e njoft s’desht.
T’falem, lule kuq e zi,
S’t’ka kush, jo, pos ksaj Shqypni.
Ty t’bajnë burra ndër lamije,
Vashvet parzmat jau stolise;
Je nderue ndër kome e fise,
Si dhanti e t’Naltit Zot.
Shejtë â lulja kuq e zi
E â ma e çmueshmja e ksaj Shqypni.
N’çdo kremtim, n’gzime komtare
Mbledhë Shqyptari çetë mas çete,
Gjallnim s’ka, nuk nep shej jete,
Kur ket lule ngjet s’e shef.
Rrnoftë, pra, lulja kuq e zi
Qi â ma e hiejshmja e ksaj Shqypni.
Rueje, pra, Shqypni fatlume,
Ket dhantin e t’Përgjithmonit,
Afër lterit, afër fronit,
Ndër dit’ gzimit e n’mjerim,
Rueje lulen kuq e zi
Qi s’ka shoqen n’k’t Shqypni
Marrë nga muri i Fb i Pro Gegnishtes me postim të Greta Ljarjas, 28 nantor 2022