back to top
6.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Kur “Dashuria” për Partinë… mundi Dashurinë për Fëmijën”


Gazeta

Mirushi dhe nëna e tij, Gjirokastër 2011
Mirushi dhe nëna e tij, Gjirokastër 2011

Kur “Dashuria” për Partinë…

mundi Dashurinë për Fëmijën”


***
U ndala pak gjatë te këto shënime të shkruara te Muri i Mirush Osmanit, nji djalosh i dikurshëm, të cilin e arrestuan pak mbasi kishte mbushur të njëzetat, por që Ai me kurajo i përcolli dhe i kapërceu jo vetëm provokimet, dhunën, presionet, hetuesinë, dënimin, burgun, Spaçin, po edhe sot gjen kurajo si pakkush tjetër për t’u shprehur haptas për atë çka përjetoi dhe pësoi gjatë rinisë së vet të humbur në humnerat e diktaturës… Shënimet e sotme ishin tmerrsisht të trishta… Nënat që kanë denoncuar djemtë e tyre!!!
Nji tmerr… Nji nënë që fut me duart e veta djalin në burg, që ai të mos largohet prej skëterrës, ndërkohë që unë kam njohur nëna që ua kanë dhënë bekimin arratisë së fëmijve të tyre… bile i kanë ndjekur burgjeve ose kanë pranuar të jetonin qyqe vetëm, veç që djemtë e tyre të mos përfundonin skëterrave të Spaçeve.
M’u drodh mishi para nji rrëfimi të tillë.
…dhe më erdhi ashtu i vakët ndërmend nga fëminia, në mos gaboj nji tregim i vogël i Gorkit, te “Përrallat e Italisë”, Zemra e nënës… Nji djalë, mbasi kishte vrarë nënën e vet, dhe duke vrapuar si i çmendur me zemrën e nënës në duar rrëzohet… dhe zemra e përgjakur e Nënës i thotë: “Oh, mos u vrave bir?”
Të shtysh nji nënë ta denoncojë fëmijën e saj, duhet të jeshë nji përbindësh… e Shqipëria Komuniste ishte përplot përbindsha, përtej asaj çka sot heshtet…
jozef radi
4 janar 2015

Nënat e Kullajve
Nënat e Kullajve

Mirush Osmani:
Propaganda komuniste ia kaloi çdo lloj propagande tjetër në botë në historinë shekullore të njerzimit.
 Një Nënë nga Sopiku, e dorëzon dhe e tradhëton të birin për t’i treguar Partisë, dashurinë e pakufishme ndaj saj.
 Rezultati: Odise Collo dënohet me 16 vjet burg për tentativë arratisje, duke patur besim tek e ëma, mbasi donte të kalonte kufirin e të bashkohej me të atin në Amerikë!!!
 Miqte e mi të nderuar:
A mund të gjejmë një “ilaç” për shërimin e plotë të qytetarit të manipuluar deri në qelizë nga kjo “sëmundje” pa simptoma??

Shkëlqim Abazi:
Me Cean (Odisenë) kam qenë pesë vjet bashkë. Eshtë e vërtetë e denoncoi e ëma, po jo se donte partinë me shumë se djalin, përkundrazi, ajo djalin e vetëm e donte deri në marrëzi, aq sa me shpresë se s’do ta dënonin po ta dorëzonte ajo vetë, dhe e çoi në Degën e Brendëshme në Gjirokastër…
Po kur Odisenë e dënuan ajo pësoi krizë nervore dhe s’e mori më veten, deri ditën që ndërroi jetë. Po Odisea s’është i vetmi, edhe dy të tjerë që pësuan të njëjtin fat, me denoncuese nënat, i kam njohur unë!
Kjo ishte një nga kujet e asaj kohe dhe nga gjëmat më të mëdha të atij regjimi të mbrapshtë. Prandaj duhen hapur Dosjet, për të parë se kush i manipuloi ato nëna të mjera deri në tjetërsim…

Dhimbje Nëne...
Dhimbje Nëne…

Mirush Osmani:
Të përshëndes Shkëlqim Abazi,
Historinë e mësipërme ma ka treguar Odisea me gojën e vet! Qëllimi i shkrimit tim nuk është të analizohet nëna, babai, xhaxhai, vëllai, motra, gruaja, djali, etj… i dikujt, që denoncuan familjarët e tyre (një dramë e tillë mund të ndodhte në çdo familje shqiptare…) Qëllimi i kësaj copëze shkrimi është krejt tjetër: të studjohet në mënyrë të hollësishme se si arriti propaganda e diktaturës “të bindë” njerëzit brenda së njejtës familje deri aty sa te hedhë poshtë nëna – djalin; motra – vëllanë; gruaja – burrin!!!
Ky është edhe thelbi i temës së mësipërme…
Marrë nga Faqja “Pishtari i së vërtetës”

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.