back to top
18.5 C
Tirana
E diel, 13 Prill, 2025

Kur flet sovrani, duhet të heshtë elita – nga Kastriot Çipi

Gazeta

Kastriot Çipi
Kastriot Çipi
Kur flet sovrani, duhet të heshtë elita
nga Kastriot Çipi

Ndodhi në Rumani, por shumica nuk ia vuri veshin kambanave. Dy kandidatë për president, të dy të djathtë, u përjashtuan nga gara, pa ligj, pa vendim gjykate! Me vendim të Komisionit Zgjedhor.
Në bazë të Nenit 55 “Agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor”, dmth kundër BE-së.
Tani u përsërit në Francë. Le Pen, që ishte fituese në çdo sondazh për zgjedhjet presidenciale të vitit 2027, u shpall fajtore për shpërdorim fondesh të BE-së dhe gjyqtari i çështjes vendosi t’i japë edhe një dënim tjetër: përjashtimin nga gara presidenciale!
Prap askush në BE nuk sheh ndonjë problem!

Personazhe politike të vitit 2025
Personazhe politike të vitit 2025

Kur arrestohet kryebashkiaku i Stambollit, i dyshuar për korrupsion dhe terrorizëm, elita globaliste ulurin se po shkelet demokracia në Turqi, se Erdogani është diktator. Kur ndodh në Rumani e në Francë, elita është dakord, sepse ata janë kandidatë të djathtë dhe elita nuk mund ta lejojë popullin e gjorë të gabojë, duke i zgjedhur.
E pra, duhet një nen në Kushtetutë, që garanton të drejtën e zgjedhjes edhe nëse je në burg! Përderisa presidentët kanë kudo të drejtën e faljes, për çfarëdo krimi të kryer, pse nuk duhet ta ketë këtë të drejtë Sovrani, Populli? Nëse ishte e drejtë që Ilaria Salis dhe Fredi Beleri të shkonin në Parlamentin Europian, pa përfunduar gjykimi i tyre, ishte e drejtë që edhe Trump të shkonte në Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht proceseve të hapura që kishte.
Le të gjykohen të gjithë, le të shkojnë edhe në burg, por nuk duhet t’u hiqet e drejta për t’u zgjedhur as Calin Georgescut e Diana Sosoacas në Rumani, as Ekrem Imamoglut në Turqi e as Marine Le Pen në Francë!
Marrë nga Muri i FB, Kastriot Çipi, 1 prill 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
Buy Me A Coffee
Dhuro per mirembajtjen