back to top
8.5 C
Tirana
E enjte, 19 Dhjetor, 2024

Kur instinkti prevalon mbi arsyen… (rreth problemeve në Vatër) – nga Muhamet Omari

Gazeta

Festa e Flamurit, më 28 nëntor nga Legaliteti nw N. York  Me zotwrinjtw Ndrec Gjergji, Muhamet Omari, Hakik Mena, Asllan Bushati, Agim Rexha, Mark Mernaçaj, Ahmet Hoti, Idriz Lamaj
Festa e Flamurit, më 28 nëntor nga Legaliteti në N. York  Me zotërinjtë Ndrec Gjergji, Muhamet Omari, Hakik Mena, Asllan Bushati, Agim Rexha, Mark Mernaçaj, Ahmet Hoti, Idriz Lamaj
Kur instinkti prevalon mbi arsyen…
rreth problemeve në Vatër
nga Muhamet Omari

Para disa ditësh, sharlatanët uzurpues që vetëshpallen si Kryesi e Vatrës, të dalë mbas një procesi ilegjitim zgjedhjesh (të filmuar me zë dhe figurë) na paskan marrë vendim t’më përjashtojnë nga Vatra pas një aktiviteti 25 vjeçar!!
Një kryesi ilegjitime s’mund të prodhojë vendime legjitime. Ajo që më ngacmon n’keqardhje është përdorimi i gazetës Dielli, me gjuhën e përdorur të tipit komunist mugoshian, të fillimviteve ‘45.
Nuk çuditem, mbasi pjesa më e madhe e personave, kanë prejardhje gjeneze nga ai kontigjent kafshëror social-komunist. Tek ky sorollop social, instinkti gjithmonë prevalon dhe ka pushtet mbi arsyen! Te këta maniakë të instinkteteve i mbizotnon skërmitja e dhëmbëve. “Sundimin” e vetvehtes e kanë gjithmonë me një përfitim ose kapje peng, fenomen që egziston tek shumë antarë të vetshpallur të Kryesisë. Këto i di tepër mirë Lidershipi i “fshehur” (i padukshëm) që e komandon kët turmë në Vatër. Ai e di mirë: Mua s’më fshihet dot! Loja nën petkun e “mikut” s’është funksionale. Lidershipi i “fshehtë”, duke praktikuar artin e maskimit, gjen strehë vetëm tek diletantët shumëkëmbësh të kryesisë ilegjitime të vetshpallur. Lidership “i fshehtë”, qëllimet e “fshehta” i ke të lexuara! Si është puna e “rekomandimit” për t’u zgjedhë në Boston ai Prifti!? Kush ta serviri si alternativë? Si i dhe urdhër Helmisë? Ju s’keni “faj”, jeni n’procesin e zbatimit t’urdhrave për prishjen me çdo kusht të Vatrës. Për patriotët shqiptarë, shkatrrimi i Vatrës është Orë shqetësimesh Kombëtare.
Sot Vatra është zone shumë e infektuar. Shenjat e para të infektimit të dukshëm ishin para 5  vitesh. Djalli e ka lugën të gjatë (thuhet n’Shkodër). Ato koka të zbrasta e të turbullta, që përpiqen të fshihen pas ngërdheshjeve dhe marrëzive të shfrenuara me mediokritetin e thellë që i zotnon do t’i thellojnë pasojat. Dora e ndyrë që ka prekë çdo gjë në Vatër duhet të këputet. S’është humbje kohe të luftojmë par ta shpëtuar Vatrën. Dy miq të ngushtë më rekomanduan që mos të reagoj ndaj tyre, duke ju referuar maksimës së artë të Cyrus Cing i cili thotë: “Shumë kohë më parë kam mësu të mos zihem me derrat! Ju baheni pis dhe përveç kësaj, derrave ju pëlqen një gjë e tillë!”

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.