back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Kur Josif Pashko dënonte me vdekje Ajkën e Kombit Shqiptar… nga Agustin Miraka

Gazeta

Vendimi i gjykatës në 27 shtator 1947 për të pandehurit në gjyqin e Grupit të Deputetëve Foto 3-Prokuror, Zv/ Prokuror i Përgjithshëm Josif Pashko Foto 4- Kryetari i trupit Gjykues Major Niko Çeta
Vendimi i gjykatës në 27 shtator 1947 – Gjyqi i Grupit të Deputetëve
-Prokuror, Zv/ Prokuror i Përgjithshëm Josif Pashko
Kryetari i trupit Gjykues Major Niko Çeta

Kur Josif Pashko dënonte me vdekje

Ajkën e Kombit Shqiptar…

nga Agustin Miraka

Në fillim të vitit 1947, pa iu hequr mandati i deputetit, u arrestuan: Riza Dani, deputet i Shkodrës; Shefqet Beja, deputet i Durrësit; Enver Sazani, deputet i Durrësit; Selaudin Toto, deputet i Gjirokastrës; Irfan Majuni, deputet i Dibrës; Faik Shehu, deputet i Dibrës; Kosta Boshnjaku, deputet i Tiranës dhe Gjergj Kokoshi, deputet i Shkodrës, i pari ministër Arsimi, pas Luftës së Dytë Botërore.
Gjyqi u zhvillua në kinema “17 Nëntori” (Nacional) në Tiranë, me po atë dekor të brendshëm dhe të jashtëm, me po ato parulla të hedhura nga turma e irrituar, sikurse edhe në Gjyqin Special të zhvilluar në kinema “Kosova”.
Shefqet Beja, pati guximin të zhvishet në sallën e gjyqit, për t’i treguar trupit gjykues dhe të pranishmëve në sallë, plagët e shkaktuara nga hekuri i skuqur në gjoks dhe në shpinë. Një pjesë e mirë e të pandehurve, nën efektin e torturave, pranuan se kishin krijuar një “Grup opozitar”, për të vendosur në Shqipëri një regjim kapitalist. Vendimi u dha në fund të muajit shtator të vitit 1947 dhe ishte i paapelueshëm.
.
Gjyqi i grupit të Deputetëve 1947
Gjyqi i grupit të Deputetëve 1947
Fundi i procesit gjyqsor
Pas dëshmive të 24 të pandehurve në gjyqin e Grupit të Deputëtëve, ai proces gjyqësor, i cili ishte i montuar fund e krye nga Sigurimi i Shtetit, u mbyll në datën 27 shtator 1947, kur dhe u lexua pretenca e vendimi i Gjykatës Ushtarake. Pothuaj të gjitha dëshmitë që u lexuan nga të pandehurit gjatë procesit gjyqësor, ose ishin marrë me anë të dhunës fizike dhe psiqike gjatë hetuesisë, ose ishin shkruar vetë nga Sigurimi dhe hetuesit dhe të pandehurit u detyruan që t’i lexonin ato në gjyq. Por gjithashtu duhet thënë se të pandehurit e atij procesi dhe ata që u akuzuan për lidhje me ta, pjesa më e madhe ishin intelektualë të diplomuar në Perëndim dhe me prirje social-demokrate që aspironin për ideale të vërteta demokratike dhe nuk nguronin t’i shprehnin hapur ato ide që binin ndesh me regjimin komunist të dhunës që po vendoste asokohe Enver Hoxha. Në këtë prizëm, ai grup i madh intelektualësh ishte dhe shpresa e të arratisurve politikë që ndodheshin nëpër malet e Shqipërisë, të cilët emrat e tyre ia paraqisnin anglo-amerikanëve, për t’ju treguar se kishin mbështetje të madhe në vend dhe prisnin zbarkimin e tyre për të rrëzuar qeverinë e komuniste të Tiranës. Me anë të atij procesi të montuar, Enver Hoxha, së pari synonte që të nënshtronte dhe eleminonte opozitën e vërtetë demokratike, dhe së dyti që t’i paraqiste ata para popullit, si armiq që ishim lidhur me kriminelët dhe agjentuarat e huaja. Për të arritur këto synime, Enveri i shkoi deri në fund qëllimit të tij dhe urdhëroi ekzekutimin e 16 të pandehurve të atij procesi dhe dënime të rënda për dhjetra të tjerë nga rrethe të ndryshme, të cilët u akuzuan për lidhje dhe bashkëpunim me Grupin e Deputetëve.
 
Trupi gjykues përbëhej
Kryetar – Major Niko Çeta
Anëtarë: Kapiten I – Nexhat Hysejni, Kapiten II – Mustafa Iljazi
Kryesekretari – Aspirant Thoma Rino
Zv/ Prokuror i Përgjithshëm – Josif Pashko
.
Sheh Karbunara dhe Shefqet Beja në gjyqin e Deputetëve
Sheh Karbunara dhe Shefqet Beja në gjyqin e Deputetëve
Vendimi i gjykatës në 27 shtator 1947 për të pandehurit në gjyqin e Grupit të Deputetëve
1-Shefqet Beja (me varje)
2-Enver Sazani (me vdekje)
3-Sheh Karbunara (me vdekje)
4-Selaudin Toto (me vdekje)
5-Irfan Majuni (me vdekje)
6. Tefik Deliallisi (me vdekje)
7-Hysen Shehu (me vdekje)
8-Salim Kokalari (me vdekje)
9-Sulo Konjari (15 vjet burg)
10-Ramazan Tabaku (me vdekje)
11-Gjovalin Vlashi (burg përjetë)
12-Rustem Sharra (burg përjetë)
13-Xhevat Xhafa (burg përjetë)
14-Rram Marku (burg përjetë)
15-Beqir Çela (me vdekje)
16-Riza Alizoti (me varje)
17-Sulo Klosi (me varje)
18-Paolo Saggioti (me vdekje)
19-Foto Bala (burg përjetë)
20-Abdyl Kokoshi (me vdekje)
21-Shefki Minarolli (burg përjetë)
22-Pertef Karagjozi (me vdekje)
23-Mehmet Prishtina (me vdekje)
24-Agathokli Xhitoni (me vdekje)
 
Marrë nga https://gazetashqiperiajone.ëordpress.com/2017/09/09/kur-josif-pashko-denoi-me-vdekje-ajken-e-kombit-nga-agustin-miraka/

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.