back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Kur Koliqi & Shejzat nderonin Haxhiademin & Heroin Kombëtar – në vjetin 500 të Gjergj Kastriotit.

Gazeta

Skenderbeu - Tragjedi - Et'hem Haxhiademi
Skenderbeu – Tragjedi – Et’hem Haxhiademi

Kur Koliqi & Shejzat nderonin Haxhiademin &

Heroin Kombëtar – në vjetin 500 të Gjergj Kastriotit.

***
Kisha dëgjuar për këtë botim përtej detit të Koliqit. Ky gjuhëbukur me gegnishten ma t’amël, me gërma të fisme dhelatonjëse si notë muzikore.
Tek e lexoja, mendova, se botimi duhet të këtë qenë rreth vitit 67-68, kohë kur Haxhiademi sapo qe shuar në skëterrën e Burrelit… dhe vendi që ai këndoi me aq dashuri po zhytej n’errsinë gjithnjë e ma të thellë, pa asnji shkëndijë jete!
Sikurse poetët shuheshin, po aq dhe shpresa!
Por ja, Shejzat – e sa emën i Bukur e Kuptimplotë – hyjsitë në qiellin e errët lshonin shenja shprese e krenarie nga përtej…
E ndava këtë foto me botuesit, dhe me Radin- pse të dy e duan Koliqin dhe Haxhiademin. Ia duan veprën… gjuhën, magjinë. Këta bylbyla gegë!
h. haxhiademi, 03.17.’20
***
Arian Leka më shkruan:
“Jam në dijeni të këtij botimi. Të dhënat janë këto: – botuar në “Shejzat”/ Le Pleiadi, përgjat vitit 1968, nr. 1-3, dhe 4-6, në përvjetor të Skënderbeut, bashkë me emra tjerë të tjerë të rëndësishëm të letrave.
Zoti Cezar Ndreu, ma solli materialin dhe ishte tejet i saktë. Gjej rast ta falenderoj: Po, e ke te saktë. Në kompjuterin e punës e kam edhe me faqe. E kam prekur këtë revistë. Ka rreth 200-250 faqe.
Haxhiademi është në faqet e para. Vlerësimi i Koliqit, si i Tij. Si Haxhiademi. I Nderuar!
.
Skenderbeu i Haxhiademit te Shenjzat e Koliqit
Skenderbeu i Haxhiademit te Shenjzat e Koliqit

Koliqi për Haxhiademin te Shenjzat

Etëhem Haxhiademi leu n’Elbasan më 1902 e kreu shkollën fillore në qytetin e lindjes, studimet e mesme dhe eprore në Austri dhe Gjermani. Letrar shumë mir í përgatitun. Ai me veprat e shumta të tija përfaqëson ndër né rrymbën klasike. I fali letërsís shqipe nji vëllim vjershash me titullin “Lyra” dhe disá përkthime të përpikta nga Latinishtja. Muer pjesë ndër lëvizje letrare t’atdheut, n’at këthesë interesante historike qi âsht periudha e 1930 e tutje. Emni i tij jet sidomos i lidhun me nji varg të çmueshëm veprash dramatike që ai botoi ç’prej 1921 deri me 1939.
Të gjitha tragjedít e tija janë të hartuara mbas normavet mâ të shtrëngueta të shkollës klasike. Argumentat, Ai i merrte nga bota e lashtë e Heladës: Ulisi, Akili, Aleksandri, Pirrua, Diomedi, që titujt e disa veprave të tija. Dy tragjedi dalin jashta vargut Helenik: Abeli qi rrjedh nga nji frymzim prej Biblës dhe Skanderbeu qi shtjellon nji subjekt kombëtar.
Haxhiademi dallohet për pastrí gjuhe e përsosmeni metrike në hartim të vargjevet.
Me ndiesi bujare pajisen vehtjet e krijueme prej tij. Ideale të nalta njerzore paraqiten në vepra të tija si pikë arritjeje të jetës.
Ne kemi vendosë të botojmë gjatë këtij vjeti kushtue përkujtimit të Gjergj Kastriotit, tragjedínë e tij, ku Heroi ynë Kombëtar shfaqet në plotnín e virtyteve burrnore, të sigurtë se, tue nxjerrë në shesh emnin e Haxhiademit, qi nji kriter zvoglues i vlerave tona kombtare e dënon n’errsí të harresës, do të gëzojmë miratimin e pëlqimin e lexuesvet.
E.K.
.
Ernest Koliqi / Skënderbeu / – Revista Shejzat, 1968

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.