Kur perëndimorët çnderohen…
nga Gazmend Bakiu
Nga të infiltruarit britanikë gjatë Luftës së II Botërore në Shqipëri, Julian Amery është ai që ka shkruar librin më të mirë “Bijtë e shqipes” (Sons of the eagle), një ndihmesë për historinë tonë të viteve 1940-44 dhe një mësim edhe për të sotmen.
Ndër të tjera, ai shkruan: “…u vendos që të përkraheshin vetëm partizanët”, “…ne e dinim se përkrahja vetëm e partizanëve ishte dorëzimi i Shqipërisë tek rusët. Këta ishin aleatët tanë, por ky dorëzim s’ish gjë tjetër, veç një disfatë për perandorinë britanike. Shkaku i disfatës qëndronte tek moskuptimi i problemit shqiptar nga ana e burrave të shtetit tonë. Çnderimi ynë ishte simptomë e kësaj të mete.”
Nuk është rasti i vetëm kur perëndimorët çnderohen, përkrahin plehun e këtij vendi, armiqtë tanë dhe të tyre. Pasojat i vuajnë Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët në trevat ku jetojnë, por ani, ne duhet të bëjmë tonën ashtu si të parët tanë.
Marrë nga muri i FB i Gazmend Bakiu, 14 qershor 2023