Kur Shpresa vdes
poezi nga Zef Ndreca
Përmes katundit tù rà derë për derë
E tù kqyrun fund e n’maje ato shpia,
I t’mujtun prej zollumit, pa gjetë kund nderë
Fillon prej vetmisë me t’kapë mërzia…
Dikur, kur kalojshe para ktyne shpijve
Kishte zhurmë e jetë edhe plot gjallnì,
Gumzhijshin oborret prej zhurmës së fmijve
E sot mbas pesë dyerve sheh nji plak n’mërzi…
-Hajde, apo vjen? – të thirr me zâ t’mekun.
-Nuk jam tù t’njoftë, por hajde kushdo t’jeshw…
N’atë mendjen teme m’u duk gjysë i dekun…
Por prap mendova… shpinën s’mund t’ia kthesh.
E ndala hapin e nisa tù mendue…
“Hajt – thashë me vedi – t’ia nap nji cigare,
Se drejt ksaj rruge edhe un jam tù shkue,
Ndoshta jam i fundit n’kët vend t’dalun fare….
Kur zogjtë fluturojnë e marrin arratinë
Edhe shpresat desin e s’mbetë gjâ veç fundit,
Kur s’ke nji motiv as me gzue shpinë,
Ç’lutje mund t’i bâjmë tash, njatij t’Lumit?!