back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Kur të trazojnë persekutorët… Përgjigje e hapur Kristaq (Chris) Pleqi… nga Kastriot Dervishi

Gazeta

Studiuesi dhe historiani Kastriot Dervishi
Studiuesi dhe historiani Kastriot Dervishi

Kur të trazojnë persekutorët…*

Përgjigje e hapur Kristaq (Chris) Pleqi…

nga Kastriot Dervishi

Në SHBA kanë shkuar aq shumë komunistë
dhe sigurimsa shqiptarë,
saqë ajo e ka të nevojshëm
një ligj dekomunistizimi!! Çelo Hoxha

Kristaq (Chris) Pleqi - Kastriot Dervishi
Kristaq (Chris) Pleqi – Kastriot Dervishi

Këto ditë, gjatë një “remonti elektronik”, vura re se krahas shumë mesazheve anonime, në rraqet e postës sime elektronike të fb ndodhej një mesazh i palexuar, i shkruar nga ish punëtori operativ i Sigurimit të Shtetit, Kristaq Pleqi, të cilin po e bashkëlidh.
Pleqi ishte i shqetësuar se nuk isha “emëruar” historian nga partia e tij dhe me këtë rast po shfrynte dufin në rrjetin social. Po i kthej një përgjigje publike Pleqit, emrin e të cilit besoj se e njohin shumë mirë të përndjekurit politikë që kanë pasur “fatin” të jetojnë në Lushnjë, por edhe në zona të tjera, ku Pleqi pati mundësinë të lëshojë ligësinë e tij.
Me sa kuptova, ish operativi i devotshëm i diktaturës jeton në SHBA, pikërisht në shtetin që e ka sharë e mallkuar gjatë gjithë jetës së tij si persekutor. Duke harruar porositë e partisë dhe shokut Enver, shoku Kristaq e kishte amerikanizuar emrin e tij, ndërsa shkollën e dikurshme të Saukut e kishte zëvendësuar me një kurs amerikan. Emrin e tij si persekutor e kam lexuar në qindra dokumente. E kam njohur si punëtor të devotshëm partie i specializuar për të “kontrolluar, përpunuar dhe goditur armikun e klasës”. Pleqi (është nga Voskopoja e Korçës, i datëlindjes 17.2.1953), dhe për shumë vite ka shërbyer si punëtor operativ i Sigurimit të Shtetit, sidomos në Rrethin e Lushnjës në qendrat e interrnimeve (si në fshatrat Gradishtë, Plug, Savër, Gjazë, Grabian dhe Rrapëz), duke vigjiluar dhe treguar përkushtim të pashembullt komunist mbi të përndjekurit politikë.

Censurë komuniste...
Censurë komuniste…

Ndërsa jeta ime e deritashme, është e kaluar me mijëra orë në biblioteka e arkiva; jeta e Kristaq Pleqit është e kaluar duke u bërë keq njerëzve. Kristaqi ruante të internuarit të mos kalonin zonën e banimit që ishte zakonisht ndonjë vijë kanali apo shenjë mullari. Kristaqi dhe shokët e tij ndiqnin të lindurit në internime “si agjentë të zbulimit italian”, “të zbulimit grek” apo “të zbulimit amerikan”. Gjithë puna e Kristaqit dhe shokëve të tij, konsistonte në nxirjen sa më shumë të jetës së personave që ishin të internuar apo të përcaktuar si “armiq të klasës”! Ata përdornin lloj-lloj mjetesh e presionesh dhe i quanin trimëri të mëdha kur në kushte të tilla dhe “me materiale shtrënguese”, rekrutonin ndonjë prej tyre.
Jam shumë i lumtur dhe i gëzuar që i kam shkaktuar trazim emocional Pleqit dhe uroj që të mos vijë kurrë dita të më lavdërojnë persekutorët.
Marrë nga muri i fb i Kastriot Dervishit, 12 dhjetor 2016

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.