back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Kur ti flen – poezi nga Jaques Prevert

Gazeta

Jaques Prevert (1900-1977)
Jaques Prevert (1900-1977)

Kur ti flen…

poezi nga Jaques Prevert

Ti netve flen
unë e kundërta, jam e pagjumë
dhe rri e t’kqyri njashtu tuj fjetë
e kjo më shkakton vuejtje

I ke sytë e mbyllun, e trupin si fishkull shtrimë
duket i qeshun po krejt kjo gjà m’shkakton lott
e kur njashtu paprimas nis me qeshë
qesh tan lezet e vazhdon me fjetë
po ku je tretë at çast
për ku je nisë vallë pyes vedin
ndoshta me ndoj gru tjetër
diku larg, larg në ndoj vend tjetër
me u shkapetë gazit të dy bashkë për mu t’shkretën

Ti netve flen
unë e kundërta jam e pagjumë
dhe rri e t’kqyri njashtu tuj fjetë
dhe kjo m’shkakton vuejtje

Kur ti je tuj fjetë unë s’di nëse m’do a jo
je këtu me mu, a je krejt larg meje
unë krejt e çveshun kapërthehem mbas teje
dhe m’bahet sikur ti je i largët
e ndoshta ta ndjej zemrën tande që rreh
po s’di nëse ajo rreh për mu a jo
jo s’di ma kurrgja, s’kuptoj ma asgja
do t’kisha dashtë që zemra jote t’mos rrihte ma
nëse nji ditë ti s’do m’doje ma

Arianna e Pergjumun
Arianna e Pergjumun

Ti netve flen
unë e kundërta jam e pagjumë
dhe rri e të kqyri njashtu tuj fjetë
dhe kjo m’shkakton vuejtje

Gjitha netve unë qaj cdo natë
kur ti andrron, kur ti qesh
po krejt kjo s’mund të zgjasë pafund
pse sigurisht nji natë kam me të vra
dhe kështu kanë me marrë fund andrrat e tua
po edhe pagjumësia ime ka me marrë fund, edhe ajo
dhe dy kufomat tona përsëri së bashku
kanë me fjetë në shtratin martesor

Ti netve andrron
unë e kundërta jam e pagjumë
t’kqyri njashtu tuj andrrue
dhe kjo m’shkakton përlotje

Ja erdh dita dhe ti njiher t’zgjohesh
dhe bash mue nis e m’buzqesh
buzqesh plot dritë
dhe unë as e mendoj ma natën
thu gjithnji po t’njejtat fjalë se:
“Ke kalue nji natë të bukur”
dhe unë gjithnji të përgjigjem
“Po zemra ime kam fjetë mirë
dhe t’kam andrrue njashtu si çdo natë”
Përktheu Jozef Radi Shtator 2013

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.