back to top
6.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Kur trafikantët e drogës dhe krimit të organizuar bëhen pjesë e qeverisjes së një vendi… – nga Ervina Toptani

Gazeta

Ervina Toptani 2022
Ervina Toptani 2022

Kur trafikantët e drogës dhe krimit të organizuar

bëhen pjesë e qeverisjes së një vendi…

nga Ervina Toptani

Krimi i organizuar që përmban në vetvete dhe trafikimin e drogës si pjesë organike të tij, është një koncept dhe jo një objekt, siç e shoh të arsyetuar në shumicën e shkrimeve të sotme. Mua më kall datën kjo që shoh të shprehur masivisht, qeshim se nuk qajmë dot! Madje mendoj se nuk është as thjesht krim ajo çka këta individë në mënyrë shumë të organizuar (shpeshherë edhe më shumë sesa vetë funksionimi i shtetit) kryejnë. Është arritje ndaj synimit të përhershëm të tyre e “politikave” që ata ndjekin. Ata synojnë të jenë shteti! E blejnë dhe e venë shtetin në funksion të tyre!
Sa heronj dëshmorë numëron Shqipëria sot, të rënë në krye të detyrës në mbrojtje të sigurisë së shoqërisë nga kriminelë të tillë? Janë me qindra!
Si e nderojmë ne veprën e tyre madhore? Duke i dhënë një pension fëmijëve apo duke i ofruar një vend pune familjarëve, kjo është çka ndodh rëndom në Shqipëri. Në fakt ky është detyrimi minimal që shteti ka ndaj tyre! Nderimi real që shoqëria duhet të bëjë për veprën e tyre madhore është minimalisht të zgjedhë në krye të shtetit njerëz që nuk promovojnë krimin, që nuk vënë në detyra e poste publike kriminelë, që shiten a blihen prej këtyre të fundit sipas dëshirës, natën e ditën. Detyra jonë, si shoqëri, që këto qeveri i mbajmë e i ushqejmë e ata heronj i harrojmë shumë shpejt, është të rebelohemi kundër tyre, kundër të gjithë kriminelëve që promovojnë veç të keqen e që nuk lodhen në asnjë kohë duke i përligjur vjedhjet e krimet e tyre e duke si shitur si arritje të shkëlqyera demokratike. Kujt i ndodh kjo gjë tjetër përveçse ne shqiptarëve?
Çfarë ndodh kur një shtet promovon kriminelë?
Ndodh që qytetarët e atij vendi shpesh janë bashkëfajtorë, me neglizhencën e tyre, me miopinë e tyre, me përtacinë, pesimizmin e padëshirën e tyre për të protestuar deri sa të jetë e nevojshme, edhe një vit rresht, çdo ditë të vitit. Ndodh që këta qytetarë të përdorur, të keqtrajtuar, që nuk u bën më përshtypje as pengmarrja që u ka bërë qeveria nëpërmjet shantazheve të vazhdueshme me bukën e gojës, duke i hequr nga puna, duke i vënë taksa e çmime të papërballueshme, duke mos u kujdesur aspak për të drejtat e tyre më minimale, duke i ofruar një sistem drejtësie kryekëput të blerë prej tyre me para të pista krimi, duke i vënë para 1001 dilemave sesi të zgjidhin vetë gjithçka kur shteti nuk ekziston, përfshirë këtu edhe gjyqsinë ndaj padrejtësive të pësuara. Vjedhjet e tyre të përditshme prej taksave të qytetarëve kamuflohen nën slogane bajate si: “punë e palodhur shtetërore në dobi të qytetarit”. E shqiptarët përballë gjithë kësaj tabloje që u merr shpirtin prej dekadash tashmë, vazhdojnë të rrisin me vullnet të lirë e vendosmëri të pashembullt si askush tjetër në botë, fëmijët për t’i nisur të jetojnë atje ku ka shtet, ku ka siguri e ku ka drejtësi. Çfarë lloj paradoksi është ky?
Ne jemi mashtruar, rrahur, torturuar, vjedhur, vrarë e mbi të gjitha më e dhimbshmja për mua, na kanë shkelur dinjitetin me dekada! Nëse nuk dhemb shkelja e vetes me këmbë nga qenie që as fjalën “njerëzore” nuk e meritojnë, atëherë çfarë mund të na dhembë tjetër?
Ervina Toptani, 23 qershor, 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.