back to top
6.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Kush ishin tribalët? – nga Fahri Xharra

Gazeta

Fahri Xhara - Autor i shkrimit
Fahri Xhara – Autor i shkrimit
Kush ishin tribalët?
nga Fahri Xharra

Një shkrim për akademikët dhe historianët e tjerë
që të marrin guximin e të shkruajnëtë vërtetën historike.
Triballët, jemi ne!
Nëna e Skënderbeut, Vojsa ishte shqiptare

Fisin e Tribalëve disa autorë e shtrijnë deri në Fushë-Dardani dhe e quajnë si fis thrakas, por Apiani i quan Tribalët fis ilir. Apiani, historian grek, lindur në Aleksandri të Egjiptit, nga fundi i shekullit I, e që jetoi deri në vitin 70 të shekullit II, shkroi veprën e tij Historia Romana. Në pjesën e katërt, të quajtur “Illyrike”, Apiani tregon edhe legjendën gjenealogjike sipas të cilës, Iliri ishte i biri i Polifemit dhe Galateas. Vëllezër të Ilirit ishin Kelti dhe Gali. Bijtë e Ilirit ishin Enkeleu, Autari, Dardani, Medi, Taulanti dhe Perrebi, vajzat e tij qenë Partha, Daorta, Dasara. Autari pati për bir Paionin dhe ky i fundit pati për bij Triballin dhe Skordiskun. Apiani e lidh fisin e Triballëve me Triballin, si vijimësi etnike ilire, prandaj trungu familjar që jep Apiani duhet të jetë pikënisje për interpretimin e fiseve që banonin Ballkanin dhe më gjerë.
Kjo pikëpamje e Apianit është e shekullit të II por që na pasqyron diçka shumë më të hershme në kohë.

Harta e vendosjes së Tribalëve në Ballkan
Harta e vendosjes së Tribalëve në Ballkan

Stefan Bizantini, leksikograf i madh me prejardhje nga Konstandinopoli, jetoi në shekullin VI dhe vepra e tij “De urbibus et populis” u shkrua gjatë viteve 528-545. Ai shfrytëzoi veprat e Hekateut, Herodotit, Tukididit, Efarit, Strabonit, Pausanias, Herodotit, Orosit dhe shumë autorëve të tjerë emrat e të cilëve kanë humbur. Kjo vepër është ruajtur jo tërësisht, por nga epitomet e saj të grumbulluara nga leksikografi i Justinianit të Madh, i quajtur Ermolahu. Edhe Stefan Bizantini, katër shekuj më pas, Triballët i quan “ilirë”.
Në shekullin V para e.s. fisi i Triballëve banonte në krahinën që shtrihej midis Moravës dhe Iskras.
Burimet që flasin për trevën e Triballëve në kohën perandorake romake janë Straboni, Plini, Ptolemeu dhe Dion Kassi. Të katër na thonë se Triballët banonin midis Moravës dhe Iskras.
Sipas Strabonit, “pas vendit të Skordiskëve gjatë Istrit, është vendi i Triballëve dhe i Misëve”. I njëjti autor thotë: “Scordiskët e vegjël ngjitur me Triballët dhe Misët”. Është e vërtetë se Straboni na informon se Bastarnët, Skitët dhe Sarmatët i kishin nënshtruar shpesh Triballët, kështu që do të mund të mendohej se banonin në afërsi të Scitisë, ku inkursionet e këtyre popujve kanë qenë të shpeshta.
Plini nuk është më pak kategorik në përcaktimin e trevës së Triballëve në zonën e Moravës dhe Iskrës. Lexojmë tek ai se Triballët kufizohen me Dardanët. Pra, nuk ka dyshim se si pas autorit të “Historisë së Natyrës” ky fis gjendej afër Moravës. Një herë tjetër Plini i vendos Triballët në perëndim të Timokut.
Edhe Ptolemeu flet me të njëjtën gjuhë. Për të treva e Triballëve gjendet në pjesën perëndimore të Mezisë së Poshtme. Është e vërtetë se ai nuk njeh Triballë në Mezinë e Sipërme, por u jep atyre një pjesë të madhe të zonës Moravë-Iskër.
Më në fund, Dion Kassi, i cili shprehet se Triballët janë fqinj të Dardanëve dhe këta jetojnë në krahinën e atyre. Dëshmia e Dionit është e qartë. Nuk mund të mendohet për zonën në lindje të Iskrës kur është fjala për Dardanë. Në qoftë se Dardanët banojnë në truallin e Triballëve dhe në qoftë se Dardanët dhe Triballët janë fqinjë, vendi i Triballëve duhet të kërkohet midis Moravës dhe Iskrës. (Brunilda Ternova, “Vojsava Tribalda Kastrioti, gjak i pastër arbëror” )

(“Fanula Papazoglu (1978). The Central Balkan Tribe in Pre-Roman Times: Triballi, Autariatae, Dardanians, Scordisci and Moesians. Hakkert. ISBN 978-90-256-0793-7. The Triballi lived deep in the interior of the Balkan Peninsula, betvveen the lovver course of the Southern Morava and the.. “)
Tribalët ishin një fis i madh ilir, historia e të cilëve njihet që nga koha e bronzit, pra 1300 para epokës sonë. Jetonin në territoret që sot kryesisht sot janë të Serbisë: Pomoravlje. Podunavlje e deri në Maqedoni.
•(Teritorija na kojoj su živjeli Tribali u V vijeku pH, prema Herodotu, nalazi se zapadno od rijeke Iskar u Bugarskoj. Između ostalog zabilježio je i ovo: “Iz ilirske zemlje teče prema sjeveru rijeka Angro i utiče u Tribalsku ravnicu i u rijeku Brongo, a Brongo se uliva u Istar.)”*

Edhe një shënim i rëndësishëm, në librin “History of Mehmed the Conqueror” (Princeton University Press, 1954) flitet se si ai i plaçkiti triballët.
Një gjë duhet të flitet, të shkruhet dhe botërisht të dokumentohet nga shkenca shqiptare që serbët nuk kanë asgjë të përbashkët me Triballët përveç okupues të tokave të tyre.
Fahri Xharra,

Gjakovë, 31.12.16

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.