back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Kush ishte Aziz Selman Blloshmi, i zhdukur nga komunistët bashkë me 34 intelektualë të tjerë – nga Bedri Blloshmi

Gazeta

Shtëpia e Blloshmëve në Bërzeshtë
Shtëpia e Blloshmëve në Bërzeshtë
Kush ishte Aziz Selman Blloshmi,
i zhdukur nga komunistët bashkë me 34 intelektualë të tjerë
nga Bedri Blloshmi

Aziz Blloshmi lindi në Bërzeshtë në vitin 1903. Ai ishtë njëri nga djemtë e Selman Blloshmit nga martesa e parë. Shkollën fillore e mbaroi në fshat, të mesmen në Manastir dhe në vitin 1917, u dërgua në Grac të Austrisë për të vazhduar akademinë ushtarake. Pas mbarimit të akademisë, ai u kthye në atdhe dhe u caktua si instruktor në Shkollën e Plotësimit për oficer në Tiranë.
Më pas kaloi në këmbësori dhe shërbeu deri në gradën e Majorit në rrethet Kukës, Burrel, Durrës dhe së fundmi në Tiranë.
Aziz Blloshmi, në vitin 1927 merr letër lavdërimi nga Kapiten P. Ponra si n/Toger.
Në vitin 1928, Zogu e dekreton Azis Blloshmin si Toger.
Më 1 prill 1930, kalon në armën e Këmbsorisë, Zog I. D.V.
Në vitin 1935, Azizi merr dekoratën Oficer i Urdhërit të Skënderbeut.
Më 1 tetor 1944, Këshilli i Lartë dekreton major Aziz Selman Blloshmi, si gjykatës në gjyqin ushtarkak të përhershëm nga Mehdi Frashëri dhe Lef Nosi.
Në 26 tetor 1944, pak përpara se vendi të pushtohej nga banda komuniste u thirr për një sqarim së bashku me 34 intelektualë të tjerë. Nuk dihet vendi se ku i grumbulluan, por që nga ajo ditë Aziz Blloshmi dhe 34 të tjerët nuk u kthyen më në familjet e tyre. Asnjëherë nuk u mor vesh se kush i thirri dhe për çfarë u bisedua.
Azizi ishte i martuar me bijën e një familjeje intelektualësh nga Myderizët e Durrësit. Lindi dy fëmijë, Dragush dhe Lumturi Blloshmi.
Në vitin 1956, Dragush Blloshmi u arratis në Jugosllavi nga ku e kthyen dhe e internuan në rrethin e Lushnjës për tre vjet, ndërsa Lumturija pas shumë peripecish arriti të mbaronte shkëlqyer Institutin e Lartë të Arteve, dega Pikturë. Ajo ka hapur një sërë ekspozitash si brenda dhe jashtë atdheut.
Në vitin 2010, Aziz Blloshmi u shpall nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, Nderi i Kombit.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.