Kush ishte intelektuali që u ekzekutua i pari nga komunizmi?
nga Andreas Dushi
Ndoshta françeskanët me përvujtërinë që i karakterizonte ishin vërtet një forcë e madhe që mund të dëmtonte regjimin komunist, duke grishur njerëzit të mos i bindeshin me mjete krejt paqësore. Të gjithë vëllezërit e këtij urdhri ishin të specializuar në fusha të ndryshme për të qenë sa më pranë popullit, kështu i gjithë populli i donte. Prandaj, me siguri, kështu do të ndodhte. Kjo i frikësoi aq shumë komunistët, sa organizuan një fushatë të tmerrshme kundër intelektualëve të veshur me zhgun.
I pari që ra në humnerën e urrejtjes që kishin çelur komunistët karshi shpatit të intelektit shqiptar ishte frati i madh, atë Anton Harapi. Pasi kaloi në jetë çdo eksperiencë të mundshme fetare, politike e shoqërore, do të kalonte edhe rrugën e martirizimit si i pari meshtar i vrarë për binomin e idealit françeskan “Atme e Fe”.
At Antoni lindi më 15 Janar të vitit 1888, në fshatin e vogël të Shirokës, pranë Liqenit të Shkodrës. Zona ku ai lindi, duke qenë pranë Liqenit, njihej për peshkatarë. Kjo kishte krijuar në popull një stereotip se të gjithë shirokasit ishin të tillë. Aq i përhapur ishte ky stereotip sa edhe vetë shirokasit nisën ta besonin. Kështu, të gjithë që lindnin në atë fshat i bindeshin fatit të të qenët peshkatarë.
Ndër të paktët që e kundërshtoi këtë ishte Anton Harapi. Në moshë fare të re, pasi i vdes i ati, Antoni largohet nga shtëpia, duke lënë pas të ëmën me dy vëllezërit më të vegjël, njëri prej të cilëve në të ardhmen do të bëhej gjithashtu meshtar. Hyn në Kolegjin Françeskan, ku vendos të heqë dorë nga çdo gjë, përfshirë edhe rrobat e trupit. Kështu vesh zhgunin e errët të françeskanit dhe mbyllet në dashurinë e tij për Zotin, ku kërkon të kuptojë misionin e tij në botë.
.
Studimet në Shkodër i kalon mes peripecish ashtu si të gjithë studentët e kohës që donin të bëheshin meshtarë. Ndasitë fetare kishin çelur llogore gjigante mes arsyes dhe veprimit, duke u hapur rrugën fanatikëve të vepronin pa arsyetuar. Një ndër mësuesit e tij, ndoshta më i dashuri për të, ishte atë Françesk Melchiori, i cili më pas do të bëhej edhe arqipeshkëv i Durrësit. Ai e mësoi të ecte në rrugën që françeskanët po shtronin për krijimin e një mendimi intelektual shqiptar.
Pasi mbaroi kursin e filozofisë, shkoi në Tiroli të Gjermanisë për studime të mëtejshme në teologji. Aty ai njohu kulturën gjermane dhe u dashurua fort pas saj. Ndoshta kjo mund të jetë një prej arsyeve pse ai më vonë do të pranonte të bëhej pjesë e “Këshillit të Regjencës”. Këtu atë Antoni mori mësimet e nevojshme për mënyrën si të reagonte në kohë lufte e kohë paqeje, për fitore e për martirizim, drejt të cilit shkoi me dëshirën më të madhe, duke qenë se po vdiste brenda binomit për të cilin kishte jetuar.
Pasi mbaroi studimet, u kthye në atdhe, ku vendosi, bashkë me vëllezërit e tjerë françeskanë, të punonin në të mirë të popullit shqiptar për kulturë, dije, përparim, vullnet, punë e inisiativë private. Si meshtar shërbeu në Kuvendet Françeskane dhe në famullitë ku u caktua. Gjatë kësaj kohe shkroi artikuj të pafund për kulturën dhe realitetin shqiptar, ndër të cilët veçohen artikujt e botuar te “Hylli i Dritës”.
.
Në momentet me të turbullta në historinë e Shqipërisë së pavarur, atë Antoni pranoi mbi vete barrën e rëndë në të mirë të atdheut për të qenë njëri nga katër anëtarët e “Këshillit të Regjencës” të krijuar gjatë periudhës së nazizmit në Shqipëri. Për këtë arsye u arrestua me datë 6 qershor 1945, dhe u vra me datë 20 shkurt 1946, me një gjyq qesharak dhe absurd që nxori një vendim të qartë me arsye qorre.
As sot nuk dihet vendi ku prehen eshtrat e intelektualit të madh, shkrimtarit të shquar e politikanit largpamës, Atë Anton Harapi.
Marrë nga http://konica.al/2017/07/kush-ishte-intelektuali-qe-u-ekzekutua-pari-nga-komunizmi/
Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.
Functional
Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes.The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.