Kush ishte Prof. Spiro Konda (1862-1967)
nga Aristotel Petro
Spiro Konda i madh
– pellazgolog dhe ilirolog i pamposhtur ashtu si SHQIPJA…
Ai meriton një statujë të lartë në mes të Tranës.
Spiro Konda, u mor qysh ne rini me problemin pellazgjik. Kur kujtojmë këtë emër mendja na shkon menjëherë tek vepra e tij madhore e voluminoze “Shqiptarët dhe problemi Pellazgjik“ botuar në vitin 1964.
Që kur ishte student në Universitetin e Athinës, ku u diplomua për filologji klasike, Spiro u njoh dhe u miqësua me disa autoritete shkencore të atij Universiteti.
Studimi shkencor “Shqipja është nëna e të gjitha gjuhëve dhe shqiptarët janë baballarët e kombeve” është një nga disa vepra mjaft të vlefshme që Prof. Spiro Konda, ka analizuar e sjellë në vëmendje
dhe që pa dyshim do të mbetet një nga shqiptarët më të mëdhenj që ende është në “sirtaret” e arkivave shqiptare. Profesor Spiro Konda na ka lënë një trashëgimi historike dhe gjuhësore si askush tjetër. Ai ka thënë me gojën plotë që: “Shqipja është nëna e të gjitha gjuhëve dhe shqiptarët janë baballarët e kombeve…” Për të shpjeguar këtë thënie që ASHSH ja ka quajtur “një lajthitje” ai ka shkruar rreth 1200 faqe, të cilat janë dorëshkrim dhe të arkivuara jo në arkivën e Akademise se Shkencave, e cila nuk e pranoi kurrë si anëtar të saj, por në Arkivën e Shtetit Shqiptar.
Profesor Spiro Konda ka qenë i vetmi shqiptar që ka studiuar për gjuhët Greke (e vjetër dhe e re), latine dhe arabe në univeristetet e Athinës, Kajros dhe Romës. Teoria e tij mbështetej tek historiani Roberto D’Angely, i cili ishte një historian i njohur dhe që pati thënë i pari atë që Konda është munduar ta vërtetojë shkencërisht.
Historiani dhe filologu shqiptar, korçari Spiro Nikollë Konda, lindi në fshatin Dardhë, Devoll-Korçë, në vitin 1862 dhe u shua ne 29 Janar 1967. Studjoi lashtësinë e popullit tonë që nga parahistoria. Argumetoi shkencërisht si poliglot i gjuhëve të vdekura dhe moderne, prejardhjen pellazge të shqiptarëve dhe të Gjuhës Shqipe. Botoi librin “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik” në vitin 1961. Hulumtimet e studimet e mëvonshme i përmblodhi në vëllimin “Studime parahistorike” si dhe një studim arkivor të pabotuar prej 1200 faqe, për prejardhjen e fjalëve shqipe nga pellazgjikja. Si përfundim Prof. Spiro Konda, meriton jo vetëm të studjohet nga çdo shqiptar, historianë, gjuhëtarë, filologë e albanologë. Spiro Konda meriton një vlerësim real e madhështor për veprën e tij shkencore monumentale të pamohueshme e të pavdekshme për Historinë dhe Gjuhën Kombëtare Shqipe!
Marrë nga muri i FB, Petraq Kote… 4 shtator 2024