back to top
6.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Kutia e mistershme e jetës… Histori amerikane…

Gazeta

Dy kukulla
Dy kukulla 

Kutia e mistershme e jetës…

Histori amerikane…

Një çift në SHBA, prej 60 vitesh gëzonte një martesë të lumtur. Për të qëndruar gjithë këtë kohë bashkë me sa duket u ka mjaftuar ndershmëria ndaj njëri-tjetrit, përpos dashurisë sigurisht.
Pra, burri dhe gruaja ishin shumë të hapur dhe ndanin gjithçka bashkë pa i mbajtur sekrete njëri-tjetrit.
Pothuajse gjithçka… sepse gruaja në dollapin e saj mbante të fshehur një kuti këpucësh, për të cilën e kishte urdhëruar burrin e saj që të mos e hapte dhe as të mos e kërkonte kurrë pse-në.
Dhe burri i saj, as që mendoi ndonjëherë kutinë përgjat 60 viteve të martesës, deri javën e shkuar, kur gruaja e tij u përkeqësua rëndë nga shëndeti dhe mjekët i thanë se ajo nuk do të mund të jetonte edhe për shumë kohë.
Ndërkohë, që i shërbente asaj dhe merrej me punët e shtëpisë, një ditë burri merr kutinë e këpucëve në dollapin ku e kish fshehur gruaja, dhe ajo i tha se më së fundi kishte ardhur koha që ta hapnin e të shihnin se çfarë kishte brenda ajo kuti.
Kur e hapi, burri nuk u besoi syve. Në kuti ishin plot 90.000 dollarë, dy kukulla dhe një palë shtiza.
.
Kutia e Këpucëve me dollarë
Kutia e Këpucëve me dollarë

Kur u martuam, – nisi t’i rrëfejë gruaja – gjyshja më porositi se sekreti i një martese të lumtur është shmangia e zënkave apo grindjeve të pafundme. Ajo gjithashtu – më porositi – që sa herë të mërzitesha me ty, ta lija grindjen dhe të ulesha e të thurja një kukull”, – i shpjegoi gruaja e sëmurë burrit të saj.

Sërish burri u habit, sepse kjo do të thoshte se gruaja me të përgjat 60 viteve ishte mërzitur vetëm 2 herë, mbasi në kuti ishin të thurura vetëm dy kukulla!!
-E dashur, po këtu janë vetëm dy kukulla janë, çfarë do të thotë kjo?! Po gjithë këto para nga ju erdhën?!” – pyeti i habitur i shoqi.
Dhe gruaja në frymën e fundit të jetës iu përgjigj: “Oh, të gjitha këto para i kam fituar duke shitur gjithë kukullat që kam thurur, duke shmangur grindjet me ty!”.
Në të vërtetë, duket si përrallë, po në fakt jeta vetë është një përrallë që na rrëshqet përpara syve. E atëherë kur duket se gjithçka po shkon për mrekulli, paska qenë dikush që ka vendosur të heshtë për të mirën e përbashkët, dhe… ky si duket qenka sekreti i atyre gjashtëdhjetë viteve të kaluara bashkë midis çiftit amerikan…
Marrë nga Muri i FB, i Nuka Bajramit, 3 gusht 2017

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.