Ky Burri është Hero
nga Murat Basha
Shumica e njofin, quhet Shpëtim Stërmasi ose shkurt Shiku.
Një nga djemtë e fortë të Tironës, në vitet ‘70.
E arrestuen dhe e burgosën, në ‘74-75 dhe doli në 1991. Dhe ky Burri, u përball në hetuesi me një nga kriminelët e hetuesive politike: Florian Kolanecin, vllanë e Klementit, dhëndrit të Enver Hoxhës.
Të cilit nuk iu prek një fije floku nga e “Djathta”!
Gjatë e hetuesisë, Floriani shante ndyrë, dhe këtë gjë e provoi edhe me Shikun… Po, kur Shikut ja kishin zgjidhë durët në hetuesi dhe po ndigjonte gomarllëqet e hetuesit, të cilave i përgjigjej me një “Jo” të prerë, në një moment hetues Kolaneci filloi ta shajë ndyrë Shikun.
Shiku me rrëmbim ngrihet dhe e godet me grusht duke e përplasë përtokë hetuesin… Ndëhyjnë policët dhe e fusin Shikun nën pranga.
Kur ishte te dera hetuesi i thotë: “Sa të jem gjallë t’i nuk del nga burgu!”
Në ora 12.oo të natës, në birucën e Shikut, futen 9 persona të maskuem dhe me këmbë karrikesh në duar.
Mbasi i nxorrën në korridor dy personat e tjerë që ishin në birucë me Shikun, u vërsulën si të tërbuar duke e torturu dhe lënë atë përdhè, të gjakosur dhe pa ndjenja.
Mbas dy javëve në gjendje kome, desh Zoti dhe Shik Stërmasi shpëtoi.
Hero të bën një veprim, dhe Shiku e tregoi veten, atëhere kur duhej dhe si duhej.
Shiku me shokë përfaqëson të përndjekurit e vërtetë, që nuk u thyen, që nuk u kompromentuan, jo si disa vemje lëpirës, puthadorë pushtetesh, që i kërcënonte me dosje pushteti i rradhës.
Eh mer Shik… U çmallëm, sa kujtime…!
Respekt miku im.
Marrë nga muri i Fb Murat Basha, 6 janar 2025