back to top
3.5 C
Tirana
E hënë, 16 Dhjetor, 2024

“Lahuta ne UNESCO” – Ndahet Kosova, vetëm Shqiperia – nga Jaho Brahaj

Gazeta

Muzeu i Lahutës
Muzeu i Lahutës

“Lahuta ne UNESCO”- Ndahet Kosova, vetëm Shqiperia

nga Jaho Brahaj

-Këto ditë u njohëm publikisht se një Komision Shtetëror i Ministrisë së Kulturës po përgatit dosjen “Lahuta në UNESCO” pa Republikën e Kosovës.
Lahuta dhe Eposi Shqiptar janë trashëgimi kombëtare dhe jo pasuri që mundet të çertifikohet me praktika kadastrale nga Ministria e Kulturës. Përgatitja dhe dorëzimi në UNESCO e ndarë vetëm nga Shqiperia është një gjymtim i Pasurisë trashëgimi të Etnisë sonë.

Jaho Brahaj
Jaho Brahaj

-Kushtet politike dhe faktorët ndërkombëtarë më shumë se kurrë këto dite japin premtime që edhe Republika e Kosovës do të pranohet së shpejti në organizatat ndërkombëtare, ku objektiv i pritshëm është edhe anëtarësimi i Kosovës në UNESCO.
-Pse ky nxitim i Ministrisë së Kulturës në këto ditë për ndarjen dhe dorëzimin e Dosjes së veçuar nga Kosova?!?
-Studiuesit tanë dhe të huaj që kanë patur objekt Lahutën dhe Eposin Shqiptar gjatë shek. XX e në vazhdim e kanë parë dhe trajtuar gjithmonë si pasuri mbarëshqiptare në trojet e tyre pa përfillur faktin që ajo ishte pasuri e shqiptarëve të ndarë në shtete të ndryshme.
-Sot që jemi më afër se kurrë që të jemi me Rep. e Kosovës në kushte edhe ndërkombtare të barabarta si anëtare të UNESCO-s, bëhen hapa përçarës për t’u ndarë dhe larguar, duke u veçuar tek pasuria më e çmuar e etnisë tonë Pasuria Shpirtërore, thesar i identitetit tonë kombëtar.
-Lahutari i Deçanit e Rugovës luan me lahutën shoqëruese muzikore të Eposit Kombëtar po ashtu si lahutari i Dukagjinit dhe Tropojës, dhe kanë të njëjtën trashëgimi në breza mijëravjeçar, kanë të njëjtin repertor dhe Lahuta është po ashtu e njëjtë.
-Kush ja jep të drejtën Ministrisë së Kulturës ta gjymtojë duke e ndarë dhe copëtuar.
-Edhe vetë mjeshtërit lahutarë nuk do ta pranojnë dhe i bëjmë thirrje specialisteve të trashëgimisë që këtë gjymtim ta kundërshtojnë.
-Po këtë qëndrim kemi shpresë se do mbajnë dhe anëtarët e Komisinit Shtetëror, specialistë të njohur, që gjithë shqiptarët presin që fjala dhe veprimet e tyre të jenë reale dhe objektive.

Lahutarët Shqiptarë
Lahutarët Shqiptarë

* * *
-Sipas lajmit nga ATSH, më 20 Mars 2023, për Komisionin Shtetëror “Lahuta në UNESCO” kemi njoftimin: “Puna e nisur 12 vjet më parë, me një nismë të qeverisë së Kosovës, nuk u mbyll me sukses jo për mangësi të punës përgatitore, por për shkak se Kosova ende nuk është anëtare e UNESCO-s. Kjo vonesë na detyroi të ripërcaktojmë jo vetëm emrin, por edhe listën, kjo për shkaqe objektive, sepse trashëgimia për të cilën po diskutojmë është në rrudhje”.

Marrë nga Muri i Fb i Jaho Brahaj, 24 mars 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.