back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Lahuta, UNESKO – fantazi dhe shqiptarёt – nga Genci Hoti

Gazeta

Lahutat e Eposit Shqiptar
Lahutat e Eposit Shqiptar

Lahuta, UNESKO – fantazi dhe shqiptarёt.*

nga Genci Hoti

Jemi njё popull vёrtet i çuditshёm:
pa ditur asgjё, jo vetёm qё pretendojmё mbi tё pamundurёn,
por kёrkojmё tё privatizojmё edhe produktin e popujve tё tjerё.
E keqja qёndron nё ekzistencёn, midis nesh,
tё disa njerёzve me humor keqdashёs qё provokojnё
nё mёnyrёn mё tё turpshme shqiptarёt,
qё me thjeshtёsinё e tyre transmetojnё kujtimet e baballarёve.
Vetёm dy ditё m’u deshёn pёr tё gjetur se lahuta
jo vetёm shqiptare qё nuk ёshtё, por as europiane.
Atёhere UNESKO ose ёshtё tallur,
ose informacioni i transmetuar nё fb ёshtё i gёnjeshtёrt (faknwes). genc hoti
Pёr mё kuptueshёm lexoni:
Njeriu me Lahutë - Ibrahim Kodra
Njeriu me Lahutë – Ibrahim Kodra

***

Bomba ra atёherё kur shqiptarёt e sotёm, tё paditur nё kulm, morёn vesh se vendimi i UNESKO-s, mbi pronёsinё krijuese tё njё veglё muzikore me emrin Lahutё, ishte i lidhur me popullatёn serbe duke ja mohuar kёtё autorёsi shqiptarёve (do ta konsiderojmё tё saktё kёtё njoftim nё pamundёsi verifikimi). Por vepra mё kombёtare e Poetit tonё Kombetar, At Gjergj Fishta ёshtё e lidhur me kёtё instument (“Lahuta e Malcis”) e pёr rrjedhojё shqiptarёt kujtojnё se çdo rresht poetik ka nё pёrmbajtjen e vet njё produkt tё tyre. Shqiptarёt e sotёm duhet tё dinё se edhe mbi vete Eposin Shqiptar ka rёnё me kohё dyshimi mbi autorёsinё zanafillore tё tij (edhe pёr kёtё epos diskutohet autorёsia midis shqiptarёve dhe serbёve). Pra fillimisht shqiptarёt e sotёm duhet tё dine se:
1-Çfarё mund tё kenё krijuar paraardhёsit e tyre tё largёt dhe tё afёrt nga pikёpamja e mundёsisё,
2-Duhet tё dinё dinamikёn ekuacionale tё formimit tё veglave muzikore nё pёrputhje me shkallёn e zhvillimit social tё popullatёs qё e shpik,
3-Duhet tё dinё mёnyrёn se si huazohet njё produkt social, por ky rast ka dy nёnkuptime historike nё pёrputhje me vlerёn e dinamikёs se zhvillimit social pёr rastet e huazimit dhe ky ёshtё rasti qё UNESKO duhej tё kishte diskutuar pёr njё vendim pёrfitues. Por ky ёshtё njё problem i parrahur teorikisht çka krijon nёnkuptimin se vendimi i UNESKO-s ёshtё i pa mbёshtetur nё elemente shkencorё tё pёrcaktimit. Por nё fund tё analizёs kam arritur nё pёrfundimin se UNESKO nuk ka marrё asnjё vendim, por duhet tё jetё ndonjё provokim fёmijёsh tё pёrdorur rёndom nё fb.
Por njё parakalim i kёtij problemi nё internet e ka hedhur poshtё me kohё konceptin e krijimit tё kёsaj vegle muzikore nga ana e shqiptarёve. Ne vazhdim pёr kёtё temё lexojmё:
“Nё lashtёsi, nё mёnyrё tё veçantё muzika, u zhvillua nё popujt e Kinёs, Egjiptit, Mesopotamisё, Babilonisё, Indisёe, Greqisё.
-Muzika dёshmohet 4000 vjet p.K. nёpёrmjet zbulimeve arkeologjike ku dalloheshin kёngёtarё, instrumentistё e valltarё. Babilonasit kanё patur shumё instrumente si: lira, flauti i thjeshtё, flauti i dyfishtё, sistra, bobla, tamburet, etj. Kultura babilonase ndikoi shumё edhe nё shtetet fqinjё si Egjipti dhe Greqiaё.
-Njerëzit e Mesopotamisё preferonin më shumë instrumentet me tela. Janë gjetur varietete të panumrueshme të harpave ashtu si dhe lira, Lahuta, si paraardhëse te instrumenteve moderne me tela siç është violina. Instrumentet muzikore të përdorura nga kultura Egjiptiane janë të ngjashme me ato tё Mesopotamisё dhe i ka bërë historianët që të arrijnë në përfundimin se civilizimet e këtyre dy vendeve kanë qenë në kontakt me njera-tjetrën.
-Flauti mё i vjetёr i zbuluar daton rreth 43.000 vjet mё parё.
-Trumpeta mё e vjetёr mendohet tё datojё para vitit 1500 p.K
-Ksilofoni mё i vjetёr ёshtё gjetur nё shek. IX, por mendohet tё kenё ekzistuar rreth viteve 2000 p.K.
-Bakllamaja është instrument muzikorë kordofon. Ky instrument është përdorur nga kolonialistёt shqiptarë në Turqi në gjysmën e dytë tëshekullit XIX. Nga këta është sjellё tek ne rreth viteve ’20-’30 të shekullit XIX.
-Çiftelia është një instrument tipik shqiptar. Jo pa qёllim e vura nё pah edhe problemin e çiftelisё, pasi edhe ky pretendim sipas kёsaj forme nuk ёshtё i saktё.
Sipas kёtij materiali rezulton qё Lahuta, nuk ёshtё jo vetёm e shqiptarёve, por as e europianёve, kёshtu qё vendimi i UNESKOS duhet parё se kujt instrumenti tipikisht i adresohet, nёqoftёse ёshtё i vёrtetё.
Por termin Lahuta, ne e gjejmё edhe nё formёn Llahutё nё njё shqipёrim tё veprёs sё Omar Khajamit (1048-1123) nga ana e Fan Nolit (1882-1965), “Rubairat” (Tirane 1943, ARGUS, me pseudonimin Rushit Bilbil Gramshi) nё rubairёn e 5:
U-gdhi! Me verё zemrёn e zbardhёllonj/ Pёr-dhe çdo Fe tё Natёs e dёrmonj:
Nё Djall dёrgonj Parajsёn e pёrpjetё,/ Gёrshetin me Llahut’ e lavdёronj…
.
Lahutar...
Lahutar…
Kёshtu qё tё flasёsh pёr Lahutёn, si vegёl tё shqiptarёve, duhet gjetur e shkruar tё paktёn para vitit 1100, gjё kjo krejtёsisht e pamundur, e pёr rrjedhojё shqiptarёt e humbasin tё drejtёn e pretendimit si autorё tё kёtij instrumenti muzikor.
Ekziston njё mёnyrё historike qё zbulon arsyen pёrse gjendet Lahuta, tek shqiptarёt dhe pёrse nё Veri tё shtetit tё tyre dhe pёrse pas shekullit tё XV-tё. Por mё pёrpara do tё bёjmё analizёn e veglёs muzikore me emrin Lahuta, pёr tё kaluar tek prania e saj tek shqiptarёt.
-Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985, vёll. 2-2008) nuk e pranon qё Lahuta, tё jetё produkt shqiptar, por e nёnkupton si njё instrument popullor kordofon me hark, me njё kordё tё bёrё prej jeleve ose bishti tё kalit. Trupi i Lahutёs punohet nga njё copё e vetme druri (panjё, arrё, verr etj). Kupa e rezonancёs ёshtё pak a shumё e mysёt dhe mbulohet me lёkurё tё regjur keci. Harku i Lahutёs punohet zakonisht nga druri i thanёs; qimet lyhen me rrёshirё pishe. Timbri i Lahutёs ёshtё hundor dhe pёrshtatet mjaft mirё me pёrmbajtjen e kёngёve kryesisht epike. Me Lahutё luhen hyrjet, interludet dhe me tё, kёngёt shoqёrohen nё mёnyrё heterofonike. Lahuta ёshtё e pёrhapur kryesisht nё Malёsinё e Madhe, nё Dukagjin, Postribё, Nikaj-Mёrtur, nё Malsinё e Gjakovёs, nё Krasniqe, Gash, Berishё, Bytyç, si dhe nё krahina tё tjera tё Kosovёs. Ndeshet edhe nё krahinat poshtё Drinit, si: nё Pukё, Kukёs, Dibёr, Mat dhe aty kёtu, nё fshatra tё Shqipёrisё sё Mesme…
Me kёto qё shkruan fjalori enciklopedik shqiptar rezulton qё Lahuta tё jetё njё instrument i huazuar dhe i prodhuar nё Shqipёri sipas krahinave tё mёsipёrme.
Por analiza historike e kёtyre krahinave, nё bazё tё toponimeve-Fesё-tё Drejtёs Zakonore Shqiptare (Kanuneve) dhe ngjarjeve tё ndodhura, rezulton se banorёt e tyre janё tё ardhur sipas vijёs gjeografike Veri-Jug nga Ballkani Verior drejt Shqipёrisё sё sotme (kryesisht pas shek. tё XV-tё) duke e pёrjashtuar teorinё e vendosjes sё emrave tё vendeve nga pushtuesit imagjinarё, praktika e tё cilёve ose ka çuar nё zhdukjen e emrave, ose nё transformimin thjeshtues tё tyre. Nё kёtё mёnyrё arrihet nё pёrfundimin se Lahuta ёshtё huazuar nё Veri tё Ballkanit dhe ka ardhur nё Shqipёri pas shek. tё XV-XVI. Ndёrsa nё Ballkan Lahuta ёshtё e ardhur nga Lindja e Mesme, çka do tё thote se pergjate epokes otomane ajo ka depёrtuar nё Ballkan dhe jo mё pёrpara. Çfarё pune kanё serbёt me pronёsinё krijuese tё Lahutёs, kur ajo nuk ka asnjё lidhje me popullatat europiane?!
.
Dorshkrimi i "Lahutes..."
Dorshkrimi i “Lahutes…”
Ndёrsa sipas enciklopedive jashtёshqiptare kemi kёtё pёrmbajtje:
Sipas Dizionario Enciclopedico Maximus, 1994: Lahutё – Liuto – I përhapur nga arabët në Evropë dhe shumë në modë në Mesjetë dhe në Rilindje, u përdor për herë të parë si një shoqërim me valle dhe më vonë gjithashtu ne orkester.
Sipas Le Petit Robert 1, 1986, Lahutё – Luth: Instrument i vjetёr muzikor i importuar nё Europё nga arabёt, qё u bё nё modё nga shek. XVI deri nё tё XVIII.
Sipas The New Funk & Wagnalis Encyclopedia, Volume 22, 1957, Lahutё – Lute: një instrument me tela të vjetëruar që është zëvendësuar nga harpa dhe kitara. Ai përbëhej nga një tabelë me bredh; një trup, ose bark, i formuar si pjesa e prapme e një mandolinё; një qafë ose bordin e gishtit të drurit në të cilin ishin nëntë deri në dhjetë fërkime, hapa, apo ndarje, të shënuara me vargje të çadrës; një kokë ose kryq, në të cilën ishin vendosur kunjat që i shtrënguan ose i qetësonin vargjet në akordim; dhe një urë, në të cilën vargjet ishin bashkangjitur në një fund, ndërsa fundi tjetër ishte i lidhur me një copë fildishi, midis kokës dhe qafës.
Sipas Большая Советская Энциклопедия, Vёllimi 25, 1954, Lahutё-ЛЮТНЯ: instrument muzikor me origjine juglindore (Indi, Iran, Arabia, Azi e Mesme, Kaukaz).
Me shumё mundёsi Eposi dhe Lahuta tek shqiptarёt duhet tё kenё njё datёlindje huazuese tё pёrbashkёt ose tepёr tё pёrafёrt. Akoma mё tej ky proces huazimi me shumё mundёsi duhet tё ketё njё kohё gati tё njejtё mё atё qё kanё bёrё serbёt, ose banorёt autoktone qё kanё bashkёjetuar me ta (mbi kёtё pikё spekullohet pёr autorёsi serbe), dhe kjo duhet konsideruar arsyeja pёrse Eposi dhe Lahuta janё tё pёrafёrta si tek parashqiptarёt ashtu dhe tek serbёt. Por janё dy elemente, njeri filozofik (Koha) dhe tjetri social (Feja) qё realizojnё ndarjen cilёsore midis tyre, dmth midis shqiptarёve dhe serbёve, duke na vёrtetuar se Eposi shqiptar dhe bashkё me tё Lahuta nuk kanё asnjё lidhje me Eposin serb, por ngjashmёria e Kёngёve tё Kreshnikёve midis tyre duhet t’i dedikohet popullatёs autoktone, dmth parashqiptare dhe shqiptare, qё ka bashkёjetuar me serbёt, duke ardhur deri nё ditёt tona.
Permbledhja e rapsodive, legjendave, pёrrallave popullore filloi pёr herё tё parё nё vitin 1816 nga Vёllezёrit Grimm kur botuan veprёn Kinder Hausmaerchen, me anё tё sё cilёs zbuluan rёndёsinё natyrore tё kёtyre krijimeve popullore, qё deri nё atё kohё konsideroheshin si “dokrra hini”, por qё shёrbeu pёr hapjen e shtigjeve tё reja studimore. Duke filluar nga vitit 1841, u mblodhёn me qindra e qindra tё tilla duke u botuar Maerchen ne Gjermani, Folk-Tales nё Angli, Folventyr nё Norvegji, Skazkas nё Rusi, Paramythja nё Greqi, Fiabe nё Itali, Contes nё Francё, Cuentos e Contes ne gadishullin Iberik, e pёr kёtё qёllim u bёnё kёrkime tё vёshtira jo vetёm ndёr popujt europiane, por edhe nё Azi, Afrikё e ndёr me tё qartat nё krahinat e Amerikёs. Dhe nё kёtё mёnyrё ne sot njohim folklorin e popujve latinё, gjermanё, sllavё, arabё, indjanё, japonezё, kinezё, etj, etj. Puna qё habiti mbarё botёn ishte fakti qё botimi i Vёllezёrve Grimm tregoi se pёrmbajtja e folklorit kishte tё njejtёn formё anё e kёnd Botёs dhe njё ngjashmёri tё habitshme, duke pёrfshirё edhe Shqipёrinё (sipas parathёnies tek Visaret e Kombit, vёll. II (Nr. 4), mbledhё e redaktuar nga At Bernardin Palaj dhe At Donat Kurti. Pёr bazё ёshtё marrё botimi i II, Shkodёr 2005, f. III-IV, pasi botimi i I, Tiranё 1937, f. III-IV, e ka pak mё ndryshe). Por njё gjё nuk u mor parasysh: ekzistenca e folklorit popullor ishte i deferencuar nё Kohё dhe nё pёrputhje me shkallёn e zhvillimit social tё mbarё popujve tё Njerёzimit (kjo ёshtё arsyeja e parё pёrse Eposi Shqiptar nuk ka asnjё lidhje me Eposin e popullatёs serbe).
.
Lahuta e Eposit Shqiptar (2012)
Lahuta e Eposit Shqiptar (2012)
Ndёrsa nё Shqipёri pёrmbledhja e parё e folklorit shqiptar u krye nga Etёrit e Kishёs Katolike Shqiptare dhe sidomos nga Patёr Gjergj Fishta, At Shtjefёn Gjeçovi, At Vinçenc Prennushi, At Anton Harapi, At Justin Rrota, At Bernardin Palaj, At Donat Kurti, etj, etj, por dhe nga Profesorёt Karl Gurakuqi dhe Filip Fishta, nё pesё vёllime nёn titullin: Visaret e Kombit, Tiranё Shtypshkronja “Nikaj” 1937.
Por Eposi shqiptar ka dy sekrete tё vogla, ku njeri ёshtё i lidhur me tё gjithё popullatёn shqipfolёse, pavarёsisht se ne çfarё shteti jetojnё sot, nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, Italia dhe Shqipёria: nuk ka karakter fetar edhe pse e pёrmbledh nё pёrmbajtjen e saj tё tre format monoteiste qё ndodhen nё Ballkan. Ekzistenca e termave fetare monoteiste janё tё shumtё nё kapitullin mbi kёngёt e Vitit (Vёll. III), çka tregon pёr njё pёrbashkim tё zakoneve Pagane me Monoteizmin e Krishterё apo Islamik. Ato gjenden nё kёngёt dhe vёllimet e mёposhtme jo nё mёnyrё tipike fetare:
Vёllimi i I-re, Nr. 3, Tiranё 1937
Kёnga 54, Çaush Prift Hormoviti, f. 131
Kёnga 61, Beteja e Papa-Thimjos me Myftar Pashёn, f. 144
Kёnga 67, Beteja e Shёn-Vasilit, f. 153
Vёllimi i III-tё, Nr. 5, Tiranё 1937
C)Vargu i kangёve tё vjetit
Kёnga 1 a), Mirё dita pёr kullana, f. 115
Kёnga 1 b), Kolendra milendra, f. 116
Kёnga 1 c), Kollёndra millendra, f. 116
Kёnga 1 ç), Pёr kolendra, f. 117
Kёnga 1 d), Kollendra Kollozhek, f. 118
Kёnga 5 a), Shёn Lazёri, f. 120
Kёnga 5 b), Erdhi Lazёri mbё derё, f. 121
Kёnga 8 b), Dita e Evangjelizmojt, f. 123
Kёnga 10, Tё Enjten e madhe, f. 124
Kёnga 12, Pёr pashkё, f. 125
Kёnga 13, Velikoja zbriste malit, f. 126
Kёnga 14, Tё enjten e madhe, f. 127
Kёnga 17, Pashkёs sё madhe, f. 128
Kёnga 24, Shёn Gjini, f. 131
Kёnga 27, Shёn Illisё, f. 133
Dhe, tjetri ka tё pёrcaktuar Kohёn kur janё formuar dhe pёr tё cilat bёjnё fjalё disa kёngё, çka mund tё na japё me lehtёsi pёrcaktimin e kohёs se kur ka lindur Eposi Shqiptar ndёr vite.
Kёto gjenden nё Vёllimin e I-re, Nr. 3, Tiranё 1937:
Kёnga 2, Kanga e luftёs sё Kosovёs nё vjetin 1389, f. 5
Kёnga 34, Vrasja e Mehmet Pashёs (Gjakove 1878), f. 90
Kёnga 53 a), Lufta e Korfuzit (1716), f. 129
Kёnga 77, Lufta e Krimesё (1854), f. 172
Kёnga 90, T’Osman Pashёs sё Plevёs 1877, f. 189
Pra nё mёnyrё absolute Eposi Shqiptar ёshtё i formuar pas shekullit tё XIV dhe jo mё pёrpara. Por dinamika e tij kryesore ёshtё e zhvilluar ne shekullin e XIX-tё.
Tё dy kёto veçori e ndajnё Eposin Shqiptar nga ai Serb nё pёrmbajtjen pёr tё cilat ato janё formuar.
Nё tё njejtin raport qёndron edhe Lahuta, e cila ёshtё huazuar nga otomanёt nё kontaktin e tyre me popujt europianё (austriakё apo serbё).
 
*112- Ky ёshtё numri i kёtij shkrimi, qё pёrbёn emёrtimin e tij nё fushёn e studimeve tё bibliofilit Genc Hoti kryesisht nё fushat e kulturёs dhe historisё, po pёrgjithёsisht tё mjaft fusha tё tjera.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.