Lajkatari i Izraelit
nga Artur Shkurti – Drejtor i shkollës “Udha e shkronjave”
Me rastin e vizitës së Presidentit të Izraelit në Tiranë, po shfrytëzoj rastin të hedh mendimet që kam për monitorimin e një çështje që unë e ndjek si kauzë personale, por me përmbajtje kombëtare.
Shpresoj që nga artikulli institucionet e Izraelit që merren me çështjen e Muzeut Hebraik në Tiranë të vendosin të heqin dorë nga emërtimi “Besa” dhe të vënë një emër tjetër, që nuk shpronëson kulturën shqiptare për ta përthithur atë në kulturën hebraike.
Natyrisht i kuptojmë situatat tepër të ndërlikuara që kalojnë Izraeli, Palestina dhe aleatët e tyre dhe rolin e vështirë të Shqipërisë, dhe të vetë opinionit publik shqiptar. Nuk marrim përsipër të themi asnjë konsideratë në këtë drejtim sepse nuk shkëputemi nga fokusi i shkollës, edhe pse duket sikur po shkëputemi.
Shkruajmë si shkollë shqipe për diçka që prek thelbin e shkollës shqipe dhe nuk dëmton në trajtim asnjë marrëdhënie afatgjatë me kombe e shtete të tjerë, përkundrazi i bën të hapura dhe në mbrojtje të interesit kombëtar. Do të shihet që veprimet e propagandës së Izraelit në çështjen e shpërdorimit të konceptit “Besa” do t’u bëjnë atyre një dëm shumë shumë të madh, veç në qofshin të gjithë shqiptarët të pamend e të mos ndodhë. Trajtimi i një çështje të tillë është në interesin tonë shqiptar, por, për sa kohë respektimi i interesit tonë kombëtar na e shton respektin për ata që e respektojnë, do të duhej të ishte edhe interes i Izraelit. Në fakt, ndodh krejt ndryshe dhe për mendimin tim në mënyrë të turpshme.
Rreth një vit e gjysmë më parë, më 2 mars 2023 kam shkruar një letër për Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu, për t’i shprehur kundërshtimin tim lidhur me përdorimin e emrit “Besa” si emër të Muzeut Hebraik që do të ndërtohet në Tiranë, me “duart e qeverisë shqipare” dhe investimin izraelit në të vërtetë.
Letra që kam nisur titullohet (link)
“Kryeministrit të Izraelit lidhur me shpërdorimin e fjalës “Besa”. Ajo iu nis ambasadës së Izraelit, disa universiteteve izraelite, qendrës së Holokaustit Yad Vashem, shoqatës së miqësisë Shqipëri-Izrael, dhe disa figurave izraelite që njihen në Shqipëri.
Fakti që e shkruajtëm letër publike tregonte edhe siguri në çështje, por edhe respekt dhe mbështetje të sinqertë në një propagandë që ata vetë na i kanë ngulitur (në fakt lajkë) “jeni ndër më të mirët në botë për ne”. Në fakt, nuk patëm asnjë përgjigje nga asnjë prej institucioneve ose individëve izraelitë që e morën artikullin në vetë të parë, pra në inbox-in e vet, apo që e lexoi në publik, sepse u shpërnda.
E turpshme!
Asnjë përgjigje as për kortezi që e morën letrën e të gënjenin që do ta shqyrtonin!
Qartësisht heshtja tregon se, në bashkëpunim me shërbëtorët e tyre në qeveri, po sillen me kulturën shqipare si në një “mall të vet” dhe në mënyrë tepër fodulle dhe tepër dinake. Dhe me kë? Me një shqiptar (si i tillë), që propaganda e tyre (lajkatare) presupozohet që e ngre në qiell, një shqiptar që nuk po u kërkon “nder”, por po u kërkon të drejtën e menaxhimit të pavarur e të paprekur të përmbajtjes së kulturës shqiptare, një mësues, një drejtor shkolle, nuk po u kërkojmë “mirënjohje”, por po u kërkojmë detyrimin që kanë për të respektuar “mallin” e tjetrit, pronësinë kombëtare shqiptare mbi fjalët kyçe dhe përdorimin e tyre, të cilin ata po e shpërdorin pikërisht kundër shqiptarëve dhe në leverdinë e vet.
Interesi i propagandës së Izraelit dhe i veprimeve shtetërore që do të vinin pas kësaj është që fjala kyçe “Besë (shqiptare)” gradualisht të konvertohet (korruptohet) në një koncept të nënkuptuar si “besëlidhja shqiptaro-izraelite”.
Shqipëria do të bëhet kështu gaz i botës me izraelitët vërtetë mosmirënjohës! (“Çakejtë ndër male do të qeshin me ty!”, filmi “Skënderbeu”)
Letra që kemi shkruar në 2 mars 2023, e bën të qartë se nuk kemi kundërshtim për ndërtimin e Muzeut Hebraik apo përmbajtjen që mund të ketë brenda. Kundërshtimi ynë është që ky: Muzeu Hebraik të mbajë si emër të tijin kryefjalën e kulturës shqiptare, fjalën “Besa”, pra të titullohet Muzeu Hebraik “BESA” ose Muzeu “BESA” dhe përmbajtja “hebraike”. Kjo automatikisht përjashton që një muze tjetër shqiptar të quhet “Besa”. Me çfarë të drejte? Me çfarë mirënjohje për shpirtrat e atyre që u shpëtuan nga shqiptarët e mund të ishin të vdekur nëse do ishin dorëzuar tek nazistët?
Kur kam shkruar librin “Besa, feja ime, e fëmijëve të mi dhe e bujarëve shqiptarë”, parathënien e kam hapur me vargun e poetit shkodran Frederik Rreshpja, duke shkruar kështu, citoj faqe 7: “Çdo njeri e ka një fjalë ku vë kryet. (Frederik Reshpja) “Besa” është Fjala ku dua të mbështet kryet unë, fëmijët e mi dhe bujarët shqiptarë.”
Ky vendim i Izraelit për të marrë në qendër të Tiranës një godinë, për ta bërë muze dhe për t’i dhënë emrin “Besa” është qartësisht një përvetësim me përmasa të mëdha dhe i menduar për disa dhjetëvjeçarë propagande lajkatare që vinte gjithmonë në fokus fjalën “Besa, Besa, Besa, Besa, Besa…” më shumë sesa vetë shqiptarët e përmendnin. Të mos ishte vendim i Izraelit, por i Qeverisë Shqiptare, izraelitët do të na kishin kthyer përgjigje e do të na kishin sqaruar. Nuk na kanë kthyer përgjigje për 18 muaj. Kjo do të thotë se vendimi për përvetësim të fjalës “Besa” është i tyre dhe e kemi saktë letrën dhe shqetësimin.
Sot, mësuam që Presidenti i Izraelit z. Isaac Herzog ka vizituar Shqipërinë. Në pritjen e tij kryeministri Edi Rama citohet të ketë thënë: “Ndërkohë jemi këtu krahëhapur të mirëpresim, të gjithë izraelitët që duan të vijnë si turistë, sipërmarrës, shkrimtar, artistë, njerëz që merren me teknologji të lartë, apo qoftë ata më të vjetër që duan të kenë shtëpi këtu në zemër të Europës, aty ku gjen gjithçka brenda një hapësire të vogël, të po një vendi kaq të vogël si Shqipëria”.
Ne nuk e dimë deri në ç’masë do të jetë kjo “mikpritje”, por njerëzit janë ende shumë kureshtarë të zbulojnë gjëagjëzën se kush qëndron pas “shpopullimit të Shqipërisë” dhe bëjnë pyetjen e natyrshme “Si mundet të shpopullohet një tokë në mes të Evropës, e të bridhet kudo nëpër botë? Për kë po e bëjnë gati për ta dorëzuar? Si munden shqiptarë të bëhen pjesë e këtij projekti?” Mesazhe të tilla të Kryeministrit Shqiptar i futin “drithmat” popullit dhe kombit shqiptar, që mendon se pas fjalëve “mikpritëse” fshihet skema e zëvendësimit masiv të popullit shqiptar me një populli tjetër.
Le të vijmë tani tek thelbi i titullit “Lajkatari i Izraelit”. Fjalën e kam për propagandën dhjetravjeçare të Izraelit ndaj shqiptarëve që na duket që është tej mase. Ata kujdesen që ndërkohë që ata vetë (izraelitët) e thonë një herë, këtu në Shqipëri të thuhet nga megafonët e propagandës edhe 10 herë të tjera.
Propaganda “lavdëruese” e Izraelit ndaj shqiptarëve mendoj se e ka mbushur kupën dhe po e derdh duke përmbushur të gjitha kriteret e klasifikimit në lajka. Kur ne dëgjojmë një vlerësim, e besojmë si të sinqertë, por kur e dëgjojmë pak si tepër, menjëherë sensorët të thonë se ke të bësh me “lajkë”. Besojmë dimë të dallojmë “lajkën e detyrueshme diplomatike” nga “lajka – shpatë e propagandës me synime afatgjata për të arritur me një populli të tërë.”
Këtu nuk e kemi fjalën për mirënjohjen e vërtetë që ata mund t’u japin atyre që i kanë ndihmuar vërtetë, ta zemë: pasaporta, viza, nderime, dekorata, sepse ato nuk janë lajka por janë vlerësime të merituara. Edhe ne i vlerësojmë sepse na nderojnë.
Fjalën e kemi tek shtrirja nga pjesa (disa të Luftës së II Botërore) tek e tëra (shqiptarët e sotëm) dhe për synimet e kësaj propagande.
Jam i detyruar të shkruaj çfarë ndjej sepse vërtetë ndihem shumë i fyer nga “indiferenca” e tyre në një çështje që unë e njoh jashtëzakonisht mirë, siç është vlera kulturore e pazëvendësueshme e fjalëve “Besë”, “Bujari”.
Lajka është një teprim i mirësjelljes, shpesh në formën e lavdërimeve të pasinqerta ose të tepruara, që bëhen me qëllim përfitimi personal. Personi që përdor lajkat mund të ketë motive egoiste, si përfitimi i favorizimeve ose përfitimeve të tjera.
Sami Frashëri thotë “Lajkatari është fajdexhiu më i keq; porsa shikon se atë që e ka përballë e mashtroi, nuk ngopet por synon që t’ia rrjepë edhe lëkurën të gjorit.”
Për mua personalisht që e kam shprehur shqetësimin “rrjepje e lëkurës së të gjorit” është “marrja e fjalës shqipe fjalë kyç “Besa” dhe vendosja e saj si titull të Muzeut Hebraik”. Kjo është “super-rrjepje”. Në afat të gjatë ajo prodhon një dëm të pallogaritshëm për kulturën dhe identitetin shqiptar.
Mendojmë se në Shqipëri nuk janë vetëm izraelitët që i futin duart dhe i bëjnë lëmsh shqiptarët, por janë shumë. Duket se shqiptarët vetëm shohin në fushën e tyre se si të huajtë luajnë me njëri-tjetrin duke përdorur “vendalinjtë”.
Lajkatari (izraelit) synon kështu të fitojë besimin e një populli dhe të çaktivizojë sensorët e monitorimit të opinionit publik, pra të vlerësimit të veprimeve dhe mendimeve të vërteta që qëndrojnë pas propagandës.
Kjo ka ndodhur me lajkat “na shpëtuat”, “jeni më të mirët në botë”, “nuk ka më bujarë e besnikë sesa ju”, “vetëm këtu hebrenjtë u shtuan pas Luftës së Dytë Botërore”, etj. ndërkohë që pikërisht zyrtarët shqiptarë janë ata që i bëjnë gropën popullit të tyre dhe po e shpopullojnë vendin, e jo më të jenë besnik e bujarë me të tjerët.
Lajka masive po mbështetet fuqishëm tek krenaria kombëtare e tepruar ose boshe
Sami Frashëri thotë: “Lajkatari kryesor i njeriut është vetja e tij. Lajka që na e bëjnë të tjerët na pëlqen, sepse vërteton mendimin që kemi për veten.” ose në anë tjetër të medaljes Sami Frashëri thotë “Lajka është një pasqyrë që i tregon njeriut një fytyrë krejt të ndryshme nga ajo që ai ka në të vërtetë; vetëm ata që nuk e kanë parë në pasqyrë fytyrën e tyre të vërtetë, gënjehen prej lajkës”
Nëse e lidhim këtë me një fjalë tjetër të Sami Frashërit që thotë: “Krenaria ka shkaktuar prishjen e shumë shteteve dhe kombeve…” do të kuptojmë që është pikërisht “lajka” teknika e shfrytëzimit të “krenarisë”, sepse, sipas Samiut, nëse “lajka” ecën, kjo do të thotë se “shqiptari” e pret, sepse nuk heq dorë nga “krenaria”, pra është duke lajkatuar veten dhe kështu “lajkatari” e gjen terrenin gati. Ndaj duhen hetuar me vëmendje teknikat e propagandës së Izraeli në raport me shqiptarët.
Dje kam shkruar një artikull tjetër “Krenaria e tepruar që shkatërron shtetin dhe popullin”.
Nuk numërohen lajkat që shqiptari ia thotë shqiptarit dhe që nxiten edhe nga propaganda e Izraelit.
Sami Frashëri: “Ata që nuk janë në gjendje të dallojnë të pabesin nga besniku dhe gënjehen nga lajkat, më në fund pendohen dhe nëse nuk kanë trashëgimi, u lënë si dhuratë trashëgimtarëve pendimin.”
Nuk duhet harruar që shpopullimi është pasojë e shthurjes së gjithanshme. Nuk mund të shpopullohet në këto përmasa një vend që nuk po kalon “shthurjen” si proces.
Sami Frashëri: “Shthurja është një lumë i rrëmbyer që ecën midis popujve dhe i rrëmben popujt që janë mbrojtur me muret e një morali të mirë dhe me anën e një administrimi të mirë i dërgon nëpër grykëderdhje pranë detit ku ato janë të paracaktuar të mbyeten.”
Në përfundim na duhet të mbajmë parasysh këtë aforizëm të Sami Frashërit:
“Atdheu edhe po u la në dorë të një qeverie të ligë, edhe po u shpërfill, pëson fatkeqësi të shumta, po nuk e humb shpresën se më në fund do të shpëtojë, por premtimet e të huajve dhe mbrojtja që ata mund të ofrojnë, gjithmonë sipas interesave të tyre, e zhdukin atdheun përgjithmonë.”
CHATGPT
Për të mbajtur një ekuilbër në mendime, i shtrova ChatGPT këtë pyetje “Cilat mund të jenë synimet e propagandës që përdor “lajkën” ndaj një populli tjetër?” dhe përgjigjia është si më poshtë:
Propaganda që përdor “lajkën” ndaj një populli tjetër mund të ketë disa synime të fshehta ose të qëllimshme strategjike. Këto synime mund të variojnë në varësi të qëllimeve politike, ekonomike apo shoqërore të aktorëve që e përdorin atë. Ja disa prej synimeve të mundshme:
1.Fryrja e imazhit të një shteti ose grupi
Një nga synimet kryesore mund të jetë përmirësimi i imazhit të një vendi, grupi ose regjimi në sytë e popullit tjetër. Duke lavdëruar kulturën, historinë, ose arritjet e popullit tjetër, ata mund të duken më të respektueshëm dhe të afërt, duke shmangur konfliktet ose përplasje diplomatike.
2.Ndërtimi i marrëdhënieve diplomatike ose aleancave
Përdorimi i lajkës mund të synojë krijimin e një marrëdhënieje më të ngushtë midis dy popujve ose shteteve. Kjo mund të përdoret për të arritur aleanca politike, ekonomike ose ushtarake, duke krijuar një klimë mirëbesimi dhe bashkëpunimi.
3.Përfitimi ekonomik
Përmes lavdërimit të një populli tjetër, një vend mund të kërkojë të nxisë marrëdhëniet tregtare ose investimet ekonomike. Kjo strategji mund të jetë veçanërisht e përdorur kur vendi që ofron lajka kërkon të hyjë në tregjet e vendit tjetër ose dëshiron të marrë mbështetje për projekte të mëdha infrastrukturore ose industriale.
4. Manipulimi i perceptimeve
Përdorimi i lajkave mund të synojë të manipullojë perceptimet dhe të ndikojë në opinionin publik të një populli. Duke krijuar një ndjenjë afërsie ose respekti të shtirur, propaganduesit mund të ulin skepticizmin ose të kundërshtojnë kritikën ndaj politikave të tyre.
5.Shmangia e armiqësisë ose rezistencës
Lajkat mund të përdoren për të zbutur tensionet ose për të shmangur armiqësinë nga populli tjetër. Në situata ku ka pasur konflikte ose përplasje të mëparshme, një formë lavdërimi ose respekti mund të synojë të qetësojë marrëdhëniet dhe të krijojë një atmosferë pajtimi.
6.Ndikimi ideologjik
Lajkat mund të jenë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të imponuar ose përhapur një ideologji të caktuar. Për shembull, një fuqi e madhe mund të lavdërojë vlerat kulturore ose politike të një vendi për t’i afruar më shumë me sistemin e saj politik ose ideologjik, duke krijuar një terren të favorshëm për ndikim ideologjik afatgjatë.
7.Neutralizimi i kritikave
Një shtet ose aktor politik që është përballur me kritika nga një popull tjetër mund të përdorë lajkat për të zbutur qëndrimet kritike. Kjo mund të ndihmojë në devijimin e vëmendjes nga problemet reale dhe në zbutjen e zërave kundërshtues.
8.Forcimi i pushtetit të brendshëm
Në disa raste, përdorimi i lajkave ndaj një populli tjetër mund të jetë një taktikë për të forcuar pushtetin e brendshëm të një regjimi apo lideri, duke treguar aftësinë e tyre për të pasur marrëdhënie të mira ndërkombëtare dhe për të ndërtuar lidhje pozitive me vende të tjera.
Në përgjithësi, lajka si pjesë e propagandës shpesh ka si qëllim të përfitojë në mënyrë të tërthortë nga populli tjetër, duke manipuluar perceptimet ose duke ndërtuar marrëdhënie të favorshme për aktorin që e përdor atë.