back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 14 Nëntor, 2024

Lamtumira… e Kasem Trebeshinës – Një klithmë në shkretëtirë!

Gazeta

Kasem Trebeshina në studion e tij... qershor 2016
Kasem Trebeshina në studion e tij… qershor 2016 

Një ditë në natën pa fund…

Kjo është historia e jetës sime, (tonë)…

Kasem Trebeshina (8 gusht 1926 – 6 nentor 2017)

Vazhdimin e saj do ta gjeni në shkrimet e mia, se, që nga viti 1955, e lashë pikturën mënjanë dhe u mora tërësisht me letërsi…
Tashti, si çdo njeri tjetër në Shqipëri, edhe unë jam i dënuar me burgim të përjetshëm. Që me rrezen e parë të agimit dhe gjer në muzg të gjithë jemi të detyruar të shohim vetëm bunkerët e kotë, piramidat dhe sfinkset e Enfer Hoxhës…
.
Bunkerët e Diktaturës
Bunkerët e Diktaturës
Dhe askush nuk mund ta parashikojë dot fundin e kësaj mbretërie të terrorit absolut, sepse Shqipëria është një vend i humbur, sepse shqiptarët janë një popull i humbur, pa një shtresë të vërtetë udhëheqëse, të dënuar të enden përjetësisht në një rreth të mbyllur…
Tashti, para lamtumirës, dua t’ju kujtoj se e gjithë kjo që na duket se e shikojmë është sa e madhërishme, aq edhe e tmerrshme!…
Ju mos e bëni më të padurueshme, gjer në shkatërrim!…
Dhe mos harroni!
Diktaturat nuk i kemi lënë pas!!!
Diktaturat më të tmerrshme, të ngarkuara edhe me shkencë, do t’i keni përpara!!!
Mendohuni mirë… Për të mirën tuaj dhe të atyre që do të vijnë…!
Lamtumirë!…
.
Marrë nga muri i Fb i Veronika Hasani, 5 Nëntor 2021
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.