back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Lamtumirë Artur Kice – 14 vjeçari që e ndëshkoi diktatura për “Agjitacion e Propagandë”

Gazeta

Adoleshenti Artur Kice
Adoleshenti Artur Kice

Lamtumirë Artur Kice – 14 vjeçari

që diktatura e ndëshkoi  për “Agjitacion e Propagandë”

U nis drejt qiellit, sot më 6 dhjetor 2019, në orën 11.°°
RIP, o mik i rrallë.
Ky djalë që shihni në foto, 40 vjet më parë, me 11 Tetor 1976,
u arrestua dhe u dënua “për agjitacion e propagandë”. Kishte vetëm 14 vjeç.
Aktakuzën e gjykatës së Lushnjes po jua bashkangjis në komentet e mëposhtme.
Nuk më pëlqen të përmend edhe njëhere se ç’ka hequr nga çizmet e hetuesve e të policëve…
Deri më sot ky djale ishte avokat në Lushnje. Quhej Artur Kice.
Mban, sipas të gjitha gjasave, rekordin e trishtë e të burgosurit më të ri në moshë
për agjitacion e propagandë në Shqipëri. Komentet ua le juve, duke ju lutur
t’i përmbaheni etiketës, ndonëse argumenti është kaq i egër e i dhimbshëm…
Shpend Sollaku – Noè
.
Artur Kice - 11 tetor 1976 - 14 vjeç, u dënua për "agjitacion e propagandë"
Artur Kice – 11 tetor1976 – 14 vjeç, u dënua për “agjitacion e propagandë”

Ngjarja me adoleshnetin Artur Kicen, nga mesi i viteve ’70, tronditi Qytetin e Myzeqesë – Lushnjen. Një fëmijë 14 vjeç u arrestua dhe u dënua, për agjitacion e Propagandë, dhe familja e tij dy mësues të nderuar, Leonidhën dhe Lefterinë i sollën te dënuar në Savër, ku për shumë vite iu nënshtruan punëve të rënda të bujqësisë. Mbas 5 vitesh, Arturi do të dilte nga burgu, po ajo pamja e drojtur prej fëmije të dënuar do t’i mbetej si vulë në pamjen dhe në shpirtin e tij të brishtë. Aty ai vazhdoi të jetojë e të punojë në bujqësi ashtu i urtë, i pazëshëm, i sjellshëm, me pasionet e tija të muzikës, leximeve dhe studimeve, edhe pse jeta e tij ishte këputur herët, me ato traktet që ai si fëmijë i kishte shkruar haptas kundra komunizmit!

Po paraqes letërkëmbimin tim të shkurtë me Turin, vite më parë kur mendoja të bëja një shkrim për të, ashtu siç unë e kisha përjetuar atë ngjarje të asaj familje myzeqare te emancipuar, që befas kishte jetuar një dramë të thellë, prej një fëmije adoleshent… Zakonisht kishim qenë ne fëmijët që kishim pësuar prej prindërve, ndërsa ky i Artur Kices ishte e kundërta, ishte familja që kishte pësuar prej rebelimit të një fëmije.
Shkrimi im për të thënë diçka të veçantë për Tur Kicen mbeti ashtu pezull, sepse ai s’më solli asnjë material, si duket po përpiqej ta mbyllte plagën e tmerrtë të diktaturës… o ndoshta natyra e tij e heshtur, nuk desh të bënte zhurmë ndaj atyre që shkaktonin drama dhe tragjedi, duke tundur flamurin e fitimtarit edhe mbi fëmijët e mitur!
Letërkëmbimi im me Artur Kicen nis dhe këputet me 5 shtator 2014.
Humbja e tij e parakohshme është një dhimbje e madhe mbi një dhimbje të pakufi…
I lehtë të qoftë dheu, o njeri që nuk e deshe të keqen dhe u përplase me të, edhe pse fëmijë…!
.
Artur Kice dhe pasioni i tij për kitarrën
Artur Kice dhe pasioni i tij për kitarrën

Diçka të Veçantë për Artur Kicen, që s’e shkrova kurrë

nga Jozef Radi

I dashur Turi,
E para gëzohem qe je mirë dhe që sot ke mundësi të jetosh atë lirinë që pakkush e ka paguar si ti… Ne kemi sigurisht pak diferencë në moshë, dhe nuk kemi pasur atë konfidencën e mjaftueshme, qoftë edhe për faktin se ti ishe mjaft introvers dhe të interesonte vetëm bota e pasioneve të tua, të cilën unë gjithnji e kam vëzhguar me admirim.
Po le të kthehemi tek konkretja.
Edhe pse e di që je introvers, dhe i rezervuar, unë e gjykoj rastin tënd si nji prej makabriteteve të diktaturës, nji gjë që është e domosdoshme të dëshmohet. E kam përcjellë prej vitesh gjithë atë ngjarje që të ndodhi ty si fëmijë dhe familjes tënde me dy prindët mësues, që u shoqërua me ardhjen e tyre në Savër dhe ndëshkimit me punë krahu! Sot jam përballë faktit të kryer, dëshmisë së gjyqit dhe tre shënimeve të botuara në gazeta. Kam mjaft dëshirë të bëja nji prezantim ndryshe, dua që në dy paraqitje të dalë në dritë gjithë ajo çka të ka ndodhur ty si fëmijë, që ka qenë një shkelje e hapur edhe e ligjeve të asaj kohe, dhe të ekspozohet me dinjitet… Nuk e di si e mendon ti një gjë të tillë… Nëse dëshiron dua të më ndihmosh së paku me shkrimin e vendimit dhe të artikullit në ëorld, në mënyrë që ta kem pak më të lehtë përgatitjen e materialit…
Të jesh i bindur se ka për të dalë diçka dinjitoze dhe me mjaft vlerë për brezat që vijnë në kët vend…
Nëse nuk e dëshiron nji gjë të tillë, për arsyet e tua… do të më vinte keq… për gjithçka të shpjegova me sipër…
Shumë të fala ty dhe Mamasë…
Me respekt Jozef Radi
05/09/14,
.
Artur Kice - Në kërkim të gëzimeve të vrara
Artur Kice – Në kërkim të gëzimeve të vrara
Jozef,
jam ok për çka materiali të duhet, më ke në dispozicion!
Faleminderit Arturi…
05/09/14,
.
Artur Kice - Në kërkim të gëzimeve të vrara
Artur Kice – Në kërkim të gëzimeve të vrara
Turi,
ndihma më e madhe është vendimin gjyqsor dhe shkrimi i Shpendit të më kalohet i shkruar më world… që të mundem ta sistemoj si duhet…
Desha edhe nji foto të rinisë tënde, edhe ndonji të mëvonshme. Mundohu të jenë artistike… sepse unë do të përpiqem të bëj diçka të veçantë…
Gjithë të mirat…!
Jozefi
05/09/14,
.
Avokat Artur Kice
Avokat Artur Kice

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.