back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

Lamtumirë, Hyrije Kupi – Dosti! nga Nebil Çika

Gazeta

Hyrije Kupi - Dosti në rininë e saj
Hyrije Kupi – Dosti në rininë e saj

Lamtumirë, Hyrije Kupi – Dosti!

nga Nebil Çika

Me pikëllim të thellë mësuam ndarjen nga jeta të Hyrije Kupi – Dosti, vajzës së Abaz Kupit, një nga figurat dhe familjet më të nderuara të atdhetarizmit dhe qëndresës antikomuniste shqiptare
Hyrije Kupi ishte pinjolle e denjë dhe e nderuar e familjes dhe e genit të sajë fisnik dhe një ikone e qëndresës antifashiste e antikomuniste. Që fëmijë ajo u përball me persekutimin nga pushtuesit fashistë që internuan familjen e komandantit të qendresës antifashistë në 7 prill 1939, për të vazhduar pastaj me internimin e persekutimin 45 vjeçar të pushtuesve komunistë nga viti 1946-1991.
Hyrije Kupi edhe në kushte të mbijetesës që ju imponua nga xhelatët komunistë dëshmoi karakterin dhe virtytet më të mira të familjes dhe shtresës fisnike që përfaqësonte duke u përballur me dinjitet me terrorin komunist gjysmë shekullor. Ajo u martua me Viktor Dostin, të birin e nacionalistit te shquar kreut të Ballit Kombëtar në mërgim: Hasan Dosti, një familje që u përball me dinjitet me bishën komuniste. Pas rënies de jure te diktaturës, Hyrie Kupi – Dosti mbeti një luftëtare e paepur e të drejtave të të përndjekurve politike antikomunistë dhe një veprimtare e dëshmitare e zbardhjes dhe dënimit të e krimeve të komunizmit në Shqipëri…
Nderim në jetë të jetëve kujtimit sakrificës dhe qëndresës së Hyrije Kupi – Dosti!
Qoftë e Parajsës!
.
Hyrije Kupi -  Dosti
Hyrije Kupi – Dosti

Ju i qëndruat me dinjitet botës së krimeve

nga Mana Dine

Ndaj vendosa kur të mbrrij në shtëpi të shkruaj një paragraf përshëndetje për të gjithë në këtë faqe. Por pak minuta mbasi mbrrita mora lajmin e hidhur që ti kishe ndërruar jetë!! Nostalgjia që kisha ndjerë gjatë rrugës për në shtëpi m’u kthye në dhimbje. Thashë me vete sa e çuditëshme jeta. Gjatë diktaturës komuniste përjetuam një izolim total nga pjesa tjetër e botës. Ju u ndatë për së gjalli nga nënat, baballarët dhe njerëzit e afërm të familjes për një gjysëm shekulli. Një pjesë nuk u panë më kurrë.
Në këto rrethana të vështira, që askush nuk do i dëshironte, kaluat me shumë se gjysmën e jetës. Krijuat familje dhe u kujdesët që pasardhësit tuaj të ishin sa më të denjë për emrin që mbartnin edhe pse diçka e tillë shkonte kundër rrymës politike të kohës. Gjatë asaj kohe, të cilën vetëm ne që e jetuam mund ta kuptojmë, mendonim se do të ishim pranë njeri-tjetrit gjithë jetën.
Kishim pak kohë por e ndanim bashkë, diëka që na bëri më të afërm. Por për ironi të fatit në demokraci edhe ne, pasardhësit tuaj, u ndamë nga ju për së gjalli. Thonë larg syrit – larg zemres! – por nuk qenka e vërtetë! Larg syrit po, kurrë larg zemres. Si mund të jetë kjo e vërtetë për njerëzit e familjes. Por mjaft për problemet dhe ndjenjat njerëzore.
Ti e kryve detyrën tënde për sa kohë ishe mes nesh. Mbijetove interrnimin fashist, nazizmin dhe sikur kjo të mos mjaftonte perjetove egërsinë e komunizmit alla-shqiptare për 46 vjet pa ndërprerje. Megjithatë ti e jetove jetën tënde me kokën lart dhe plot dinjitet. Krijove familje rrite fëmijët, i pe të trashëgohen e të jenë të suksesshëm, në Shqipëri e përtej. Dhe kjo është shumë për një nënë që rriti fëmijë në një vend ku e ardhmja e tyre ishte e vulosur përpara se të lindnin. Sot në këtë ditë të hidhur ne na mbetet të ngushëllohemi me besimin se ti tashmë i përket një bote tjetër të rezervuar për mbinjeriun. Për ata njerëz që gjatë gjithë jetës treguan, vlera njerëzore të një niveli të pakapshëm nga njeriu i zakonshëm. Aty ku të pret Viktori, Shanoja, Leka, Tefta, Liria dhe së fundmi Bardhi. Secili prej jush duhet të ketë një kapitull më vete në historinë e popullit shqiptar që ende nuk është shkruar. Kurse ne, pasardhësve tuaj, na mbetet t’i tregojmë për ju fëmijëve tanë dhe njerëzve që miqësojmë në jetë sepse ne jemi falë sakrificave, këshillave dhe shembujve tuaj pozitivë. Borxhi jon i përjetshëm ndaj jush është t’ju nderojmë me vepra tona në jetë.
Lamtumirë Hyrije e dashur! Do të jetosh gjithmonë në zemrat dhe kujtesën tonë kolektive!
 
Ngushëllime familjes Dosti dhe Kupi.
Ju humbët njeriun e shtëpisë dhe ne atë të familjes.
Ndajmë dhimbjen së bashku me ju.
Ngushëllime gjithashtu shokë e shoqe, miq e dashamirës e bashkëvuajtes të Hyrijes!

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.