back to top
4.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Lamtumirë nji dinjtari të papërsëritshëm…nga Jozef Radi Dhimbje për Fatbardh Abaz Kupin

Gazeta

Fatbardh Kupi (1927-2016)
Fatbardh Kupi (1927-2016)

Lamtumirë nji dinjtari të papërsëritshëm,

Dhimbje për Fatbardh Abaz Kupin

nga Jozef Radi

Eshtë larguar nga jeta nji nga ikonat e vuajtjes dhe qëndresës, nji nga heshturit e stoikë dhe dinjitarët e rrallë. i cili gjithë periudhën e 46 vjeçare të komunizmit nga mosha 17 vjeç deri me 63 vjeç e kaloi nëpër kampe pafund dhe nëpër burgje… Fatbardh Kupi, pësoi gjithçka të padrejtë në gjithë jetën e tij, ku akuza e vetme që ai pësoi për gjatë gjithë jetës qe: “Ti je i biri i Abaz Kupit”. “Po i biri i tij jam, dhe e kam për nder që jam i biri i Abaz Kupit!”
Fatbardh Kupi, si djali i Abaz Kupit, pa mbushur ende 17 vitet mori përsipër kujdesin e familjes, pra nënës dhe motrave të tij, ndërkohë që i ati dhe vëllai i tij do të nisnin jetën e ezileve… Kështu odiseja e tij tragjike do të niste nga Kampi i Beratit, te ai i Tepëlenës, nga Kampi i Porto Palermos, te ai i Kuçit të Kurveleshit, nga Kampi i Savrës, te kampi i Gradishtës dhe Grabianit, nga Burgu i Spaçit te ai i Qafë Barit, e gjetkë, nji itinerar stacionesh tragjike nëpër të cilët ka ecur krejt jeta e Fatbardh Kupit!
Edhe pse Fatbardh Kupi pësoi çdo të keqe të mundshme e të imagjinueshme nga regjimi komunist, Ai arriti ta mbrojë me dinjitet të rrallë familjen për të cilën ende adoleshent i qe betuar të atit të tij kur u ndanë, po njiherit Ai me sakrifica arriti të krijojë familjen e tij në kushtet e egra të kampeve dhe të jetë nji prind i devotshëm, nji mik i rrallë dhe nji njeri që mbeti gjithnji nji portë e hapur për këdo nga bashkuajtësit e tij edhe në kohrat më të vështira…
Nderim dhe respekt të veçantë për Bardhin tonë, njeriun të cilin dhuna e kuqe as mundi ta tjetërsojë dhe as ta përgjunjë…
I lehtë i qoftë dheu, për gjithë sakrificat dhe privacionet e pësuara në jetë…
24 shkurt 2016

Te internuar ne Kuç, 1956 Fatbardh Kupi, Valentin Pervizi, Ded Markagjoni, Lek Pervizi
Te internuar ne Kuç, 1956 Fatbardh Kupi, Valentin Pervizi, Ded Markagjoni, Lek Pervizi

Fatbardh Kupi,
është i biri i një nga legjendat e qëndresës antikomuniste,
Heroit të 7 Prillit 1939,
Abas Kupit.

Kampi i Çermes - 1958 Në krye Lazër Radi, X, Mit'hat Araniti, Mojsi Miraka, X, X, Guljelm Deda, Tomorr Dine, Sulejman Hoxha, Jozef Radi, Ali Dema, Valentin Pervizi, Fatbardh Kupi, Dedë Markagjoni, Vitore Radi, Bajazit Kaloshi dhe Abdurrahman Kaloshi
Kampi i Çermes – 1958
Në krye Lazër Radi, X, Mit’hat Araniti, Mojsi Miraka, X, X,
Guljelm Deda, Tomorr Dine, Sulejman Hoxha, Jozef Radi, Ali Dema, Valentin Pervizi,
Fatbardh Kupi, Dedë Markagjoni, Vitore Radi, Bajazit Kaloshi dhe Abdurrahman Kaloshi

Long Island NY: Anëtarët e familjes Kupi – në Nju Jork, njoftuan sot, e Martë 23 Shkurt 2016, rreth orës 4 e 30, pm (pasdite) në spitalin North Shore Hospital – Long Island, të New Yorkut, i rrethuar nga përkujdesja e fëmijëve dhe familjarëve, ndërroi jetë Fatbardh Kupi, i biri i një nga legjendat e qëndresës antikomuniste, Heroit të 7 Prillit 1939, Abas Kupit.
Familja bënë të ditur se kohët e fundit shëndeti i tij erdhi duke u rënduar, derisa në paqe, zemra e tij i ndaloi të rrahurat.
Fatbardh Kupi lindi në Krujë më 1 Prill 1927 dhe vdiq sot më 23 Shkurt 2016, duke lënë pas vetes katër fëmijë dy djemtë Sokolin dhe Buçin dhe dy vajzat Lisa dhe Jehona, si dhe plotë nipa e mbesa.
Një vit më parë, më 15 Prill 2015, u nda nga jeta në New York, edhe bashkëshortja e tij Liri Kupi.
Ai vdiq në të njëjtin spital ku 50 vjet më parë vdiq babai i tij – Gjeneral Abaz Kupi.

Fatbardh dhe Abaz Kupi
Fatbardh dhe Abaz Kupi

Shumë shpejt familja Kupi, tha se do të njoftoi të afërmit, miqtë, dhe bashkëvuajtësit e tyre, me ceremoninë e funeralit dhe varrimit .
Një kronologji të jetës së tij do ta ndiqni në vijim
Redaksia e gazetët tonë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta, fëmijëve të tij dhe të gjithë anëtarëve të familjes Kupi në New York e Shqipëri.
https://botasot.info

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.