back to top
4.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Largojeni Baton Haxhiun nga Ekranet Shqiptare! – nga Milaim Nela

Gazeta

Baton Haxhiu te Syri TV
Baton Haxhiu te Syri TV

Largojeni Baton Haxhiun nga Ekranet Shqiptare!

nga Milaim Nela

Të deklarosh në mes të Tiranës në televizonin më të ndjekur se të drejtat e serbëve janë shkelur gjithandej në Kosovë pas luftës është e papranueshme!
Éshtë kriminale!
Është antishqiptare!
Është Antikombëtare!
Çfarë provash të tjera doni që ky njeri është një shqipfolës i pështirë, një lëkurëshitur që mbron hapur dhe bile më arrogancë interesat e Serbisë!
Unë nuk e di kush është pronari i Syri TV, por kushdo që të jetë i bëj thirrje të vendosë veton e ai njeri të mos shkelë më studiot e këtij televizioni!
I bëj thirrje gazetarit Çim Peka se nëse në dejet e tij ka gjak shqiptari të mos e marrë më këtë vemje gjakprishur edhe nëse i kushton vendin e punës!
Jo vetëm ky televizion po çdo media që flet shqip duhet t’i bëjë Bllok Baton Haxhiut!
Kjo deklaratë e Baton Haxhiut është tejkalim i çdo kufiri të deklarimit të një shqiptari!
Pretendimet e Baton Haxhiut nuk i kanë as serbët e Kosovës!
Ato që thotë Baton Stanishiçi nuk i thotë as Nenad Rashiçi e as Rada Trajkoviçi!
Sovranizmi pa mirëqenie nuk ka kuptim – thotë Stanishiçi. Pra ai sugjeron kthim nën Serbi se vetëm atëherë shqiptarët do kenë mirëqenie!
Ky njeri është negociatori i nëndheshëm i Ballkanit të Hapur dhe pasi futi delikuentin Edi Rama nën ombrellën e Vuçiçit i është kthyer Kosovës dhe zhbërjes së Pavarësisë së saj!
Hiqeni plehrën nga ekranet shqiptare se po jo fyen ju!
Hiqeni se po fyen të gjithë shqiptarët!
Çfarë doni që ai të bëjë më shumë që ju t’i thërrisni mendjes dhe ndërgjegjes kombëtare!?
A e kuptoni se ai po shkelë i mbi gjakun e 13.000 shqiptarëve të vrarë nga makineria serbe!
A e kuptoni se duke lejuar deklarata të tilla po lëndoni shpirtërat e mbi 1300 fëmijëve të vrarë në Kosovë nga makineria serbe!?
A e kuptoni se duke lejuar Baton Haxhiun të bëjë shërbime të tilla mes medias shqiptare po përdhunoni edhe njëherë 20.000 gratë dhe vajzat shqiptare të përdhunuara nga makineria serbe!?
A e dini se akoma mbi 1500 viktima të pafajshme akoma nuk kanë varre!?
Kjo është thirrje nga shpirti!
Është thirrje që rrjedh nga dhimbja për ata që akoma nuk kanë gjetur drejtësi!
Nëse i thoni vetes gazetarë shqiptarë dëgjojeni zërin e ndërgjegjes tuaj profesionale e kombëtare e shporreni këtë njeri e të shkojë ta bëjë propagandën e tij në televizionet e Beogradit, por jo në mediat shqiptare!
Sot e ka derdhur kupën!
Nga sot e tutje kushdo që fton Baton Haxhiun jo vetëm që nuk i shërben interesit publik të shqiptarëve por i shërben Aleksandër Vuçiçit dhe interesave të Serbisë!
Kjo është vija e kuqe!
©️ Milaim Nela

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.