back to top
10.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Lazër Radi – Poeti e shkrimtari që ia kushtoi jetën Atdheut dhe Kombit Shqiptar – nga Hysen S. Dizdari

Gazeta

Dr. Lazër Radi (1916-1998)
Dr. Lazër Radi (1916-1998)
Lazër Radi – Poeti e shkrimtari që ia kushtoi jetën
Atdheut dhe Kombit Shqiptar
nga Hysen S. Dizdari*

Lazër Radi ishte jurist, publicist, prozator, poet e përkthyes

Lazër Radi (1916-1998), lindi në qytetin e Prizrenit në vitin 1916, në një familje me tradita atdhetare e patriotike. Prindërit e tij ishin Prend Radi e Gonxhe Vila nga qyteti i Shkodrës, të cilët e dërguen në shkollat më të mira të asaj kohe. Shkollën fillore e tri vitet tjera i përfundoi në qytetin e Prizrenit. Në vitin 1929, familja e tij, largohet përdhunshëm nga Prizreni dhe vendoset në Tiranë, për shkak të përndjekjes nga Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene. Në qytetin e Tiranës fillon gjimnazin, por në vitin 1931, Ministri i Arsimit, Hil Mosi, i akordon një burse në Gjimnazin e Shkodrës të cilin e përfundoi me sukses në vitin 1938. Po kët vit nga qeveria Italiane i jepet një bursë studimi në degën: Jurisprudencë në Universitetin “La Sapienza” në Romë, të cilin e përfundoi me rezultate të larta, në vitin 1942.

Lazer Radi, Prend Radi, Mark Radi e Shoqja dhe e bija Filja
Lazer Radi, Prend Radi, Mark Radi e Shoqja dhe e bija Filja

Duke qenë i frymëzuar nga dashuria për atdheun dhe vendlindjen, ai nuk qendron në Itali, ku i ofrohet vend pune si asistent profesor, por kthehet në Tiranë, në vitin 1942. Vazhdon kontributin e tij për më shumë se një vit në gazetën “Bashkimi i Kombit” me pseudonimin “Ushtima e Sharrit”. Martohet në 6 dhjetor 1943, me Vitore Vushmaqin. Në vitin 1944, merr liçencën e avokatit dhe nis ta ushtrojë profesionin e avokatit. Me datën 23 nëntor 1944, u arrestua nga partizanët, dhe në vitin 1945, Gjyqi Special e dënon me 30 vite burg për arsye politike. Në burgjet komuniste takon edhe shkrimtarë të tjerë si Petro Marko, Dhimitër Pasko, Jusuf Vrioni, Marash Ivanaj e mjaft të tjerë.
Në vitin 1952, i arrestohet edhe e shoqja, një vit mbas ngjarjeve të bombës tek ambasada
sovjetike, të cilën ia dënojnë me dhjetë vite burg.
Më 1954, lirohet nga burgu dhe pa mbushur dy javë degdiset në kampet e internimit, në Kuç të Kurveleshit, pastaj në kampin e Shtyllas, Gradishtës, Radostinës e Çermës. Në vitin 1956, lirohet nga burgu e shoqja.
Në vitet 1960-1990 jeton familjarisht në kampin e Savrës, ku punoi si mekanik, murator, marangoz, hekurkthyes, puntorë bujqësie e dizenjator me piktorin e kampeve Lek Pervizin.
Në vitin 1990, me ndryshimin e sistemit politik dhe ardhjen e demokracisë, lirohet nga interrnimi dhe kthehet në Tiranë, ku vazhdon punën e veprimtarinë e tij krijuese dhe publicistike. Më 1991, pas vitesh të shumta në burgime e internime, boton shkrimet e para në shtypin opozitar, ku nisi të botonte intervista dhe artikuj të shumtë në shtyp e kohës si , “Zëri i Rinisë”, “Rilindja Demokratike”, “Kombi”, “Drita Islame”, “Patrioti” e tjerë.
Ne vitet 1993-1998, ai shkroi edhe kujtimet e tij. Dhe botoi në kushtet e vështira të asaj kohe mjaft nga librat e tij.
Mbas vitet 1997, djali i tij i madh, shkrimtari dhe poeti, Jozef Radi emigron në Itali ku vazhdoi rrugën e nisur nga i jati.
Një nga meritat e mëdha të tij është se Jozefi, krahas punës tij në publicistikë e krijimtari, fillojë punën për të sitemuar e botuar vepra e të atit, shkrimtarit
patriot e atdhetar, Lazër Radi.
Në viti 2018 ai filloi publikimin e veprës a së plotë të të jatit, Lazër Radi, e cila përfundoi në vitin 2023, e në të cilën përfshihen 14 vepra të shkruara prej tij si dhe 9 përkthime. Jozefi ndërtoi edhe një Website, nga më të mirët të letërsisë shqipe/ www.radiandradi.com, ku mund të gjendet mjaft informacion për kontributet e Dr. Lazër Radit. Në këtë media digjitale, Jozefi ka publikuar krahas veprave të jatit, Lazër Radi, në publicistikë dhe letërsi por te ky web, kanë gjetur, mbeshtetje të pakursyer poetë e shkrimtarë shqiptarë, jo vetëm në Shqipëri, po edhe në Kosovë, Maqedoni e diasporë duke publikuar kështu shkrimet e veprat e tyre, pa dallim feje, ideje e krahine.
Në vitin 2024, Jozef Radi me shpenzimet e veta financiare e ka modernizuar këtë web në
përputhje me të rejat e teknologjisë e zhvillimit të mediave digjitale.
Në këtë media digjitale, gjen të publikuar shkrime publicistike, jetë personalitetesh të harruara, prozë, poezi, arte figurative, filateli, autorët shqiptarë, të vjeter dhe të rinj. Sot ky web është bërë i dashur dhe shumë i njohur e ndiqet çdo ditë nga qindra e mijëra shqiptarë
të emigruar në të gjtha vendet e botës.
Prandaj me këtë shkrim ju bëj thirrje të gjithë shqiptarve nëpër botë, ta mbështesim nga ana financiare, ta ruajmë dhe ta ngremë më lart punën e shkëlqyer të kësaj medie digjitale shqiptare të ndërtuar me punën dhe pasionin e shkrimtarit atdhetar e patriot, Jozef Radi për vite të tëra.

Lazër Radi - Vepra e Plotë
Lazër Radi – Vepra e Plotë

Disa nga veprat e Lazër Radit janë:
Në vitet 1990-1998 së bashku me të birin, Jozef Radi botoi revistën “Arbëria” – tre numra
më pas gazetën “Bashkimi i Shqiptarëve” në 52 numra.
Vepra e tij është e përmbledhur në 14 libra, kurse përkthimet në 9 libra, ë cilët po i paraqesim më poshtë

Vepra e plotë e Lazër Radit
1.Mjegullnaja e nji kohe të largët (fq. 448 – 2018)
2.Gjurma t’nji ditari të Djegun (fq. 490 – 2018)
3.Vorbulla t’jetës Universitare (fq. 634 – 2018)
4.Nji verë me Migjenin (fq. 320 – 2019)
5.Shqipnia në Vitet Tridhjetë (fq. 476 – 2019)
6.Ministri i Hekurt – Mirash Ivanaj (fq. 340 – 2018)
7.Poetika e Lazër Radit (fq. 382 – 2019)
8.Novelistika e Lazër Radit (fq. 386 – 2019)
9.Publicistika Vitet ’30 -’40 (fq. 336 – 2021)
10.Publicistika Vitet ’90 (fq. 530 – 2021)
11.Dy monografi – (fq. 416 – 2021)
12.Studime (fq. 304 – 2021)
13.Ditare dhe Shënime (fq. 234 – 2021)
14.Letërkëmbimet (fq. 402 – 2023)

Lazer Radi / Vepra e Plotë Qershor 2019
Lazer Radi / Vepra e Plotë Qershor 2019

Përkthimet e Lazër Radit
15.Stalini, Mozarti dhe Maria Judina (fq. 112 – 2019)
16.Sekreti i Anglisë (fq. 168 – 2019)
17.Jeta dhe Zakonet e Shqiptarëve (fq. 222 – 2019)
18.Qytete dhe Fantazma (fq. 370 – 2019)
19.Platoni – Vepra (fq. 310 – 2020)
20.Leksione Endrrash dhe Shpirtrash (fq. 188 – 2020)
21.Epopeja e Njeriut (fq. 106 – 2020)
22.Enciklopedi e Historisë së Botës I (fq. 448 – 2020)
23.Enciklopedi e Historisë së Botës II (fq. 426- 2020)

Shënim: Ju lutem Jozef, më ndihmo që në këtë shkrim të korrigjosh ndonjë datë që mund të jetë gabim, si dhe në pjesën e fundit, të lutem m’i rendit gjithë veprat e botuara të Lazër Radit, sipas viteve të botimit. Kam dëshirë që në pjesën fund të vendosësh disa foto të tij, si dhe fotot e veprave të Lazër Radit.

*Hysen S. Dizdari – Studiues i Historisë e Filatelisë/ Tiranë, me 14.03.2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.