back to top
7.5 C
Tirana
E diel, 17 Nëntor, 2024

Lef Nosi në gjyq – Shkurt 1946

Gazeta

Lef Nosi - në bankën e të akuzuarve
Lef Nosi – në bankën e të akuzuarve

Lef Nosi në gjyq – Shkurt 1946

materiale nga Kastriot Dervishi

Lef Nosi në gjyq. Mjafton të shikosh portretet e ushtarëve të brigadës së Mbrojtjes së Popullit, në pamjet e të cilësve është e skalitur rëndë injoranca, për të kuptuar pa shumë mundim se çfarë ishte ky gjyq. Ndërkohë ne si shoqëri vazhdojmë në biblioteka e arkiva të lexojmë periodikët dhe dokumentet që na la Lefi, por paguajmë edhe sharës e shpifës me funksione kundër tij.

Lef Nosi, avokati Zoi Xoxa dhe një partizan në mes

Lef Nosi qëndronte i qetë në vendin e të akuzuarve. Në dorë mbante një kapele republike. Avokati i tij ish deputet dhe ish botues, mbante shënimet që do lexonte në gjyq. Avokat Xoxa, nisi të lexojë mbrojtjen, por nuk vazhdoi gjatë, sepse populli në sallën e Kinema “Kosova” nuk e la ta vijonte. Teksti i mbrojtjes u fut në dosjen hetimore, por më vonë nuk është gjetur në të. Në mes këtyre personaliteteve qëndron një fytyrë naive e një partizani, i cili kujtonte se Shqipëria do të bëhej kur të vriteshin burra si Lef Nosi

Lef Nosi - në bankën e të akuzuarve 1946
Lef Nosi – në bankën e të akuzuarve 1946

Kristo Coka Raporti i Misionit Britanik për këte gjyq:

“…Gjyqi u zhvillua, në 8 seanca, në një kinema të papastër në Tiranë, para një shtëpie ku ishin mbledhur anëtarë Partie, të cilët vazhdimisht ndërprisnin me tallje ndërsa tre gjyqtarë ushtarakë nga skena, lexonin akuzat me zë të lartë dhe abuzonin ndaj të pandehurve, bashkërisht ose veçmas… Të treve (Padër Anton Harapit, Lef Nosit dhe Maliq Bushatit) iu hodh përgjegjësia, përveç gjërave të tjera, për të gjitha dëmet e luftës në Shqipëri; “50.000 të vdekur, 47.000 shtëpi të djegura, internimi i 18.800 njerëzve, vjedhja e bagëtive, hedhjen në erë të urave, shkatërrimet, torturat, masakrat…”
Avokatët mbrojtës mbyteshin nga britmat si “fashistë” dhe nuk ndodhi asnjëherë që të dëgjoheshin nga Gjykata dhe salla.
Një grua e guximshme u ngrit në këmbë dhe thirri: “Liri popullit! A mund të flas?” Asaj iu tha se mund të fliste. Ajo iu drejtua më pas Padër Anton Harapit, Lef Nosit dhe Maliq Bushatit: “Ju jeni duke vrarë tre patriotët më të mëdhenj të mbetur…” Duke e larguar me nxitim, ajo u godit dhe u rrah me ashpërsi dhe më pas u lirua”. Dy ditë më pas, të tre të akuzuarit u ekzekutuan (sipas G. W. Sich, from Research Departament, Foreign Office, 3-rd May, 1946, PRO.FO.371.58484, R 6970/470/90)

Petro Marko (1913-1991)
Petro Marko (1913-1991)

Listat për likuidimin e inteligjencës shqiptare vinin nga Beogradi!

“Që nga Adriatiku e gjer te oqeani Paqësor më shumë se një miliard njerëz besuan te komunizmi dhe tani, nën regjimin e kuq, sa miliona vuajnë e vdesin si ne! Katastrofë! Vetëm Stalini, siç thonë, ka zhdukur me miliona.
Këtu te ne, në krahasim me popullatën, janë zhdukur e persekutuar edhe më shumë.
Ky sistem po zbatohet sipas direktivave të agjentëve sërbë, armiq shekullor të Shqipërisë, Rankoviq, Milladin, Dushan e të tjerë, të cilëve kështu u intereson ta shohin këtë vend.
U mbush bregu i lumit me kufoma të intelektualëve.
Listat për asgjësime dhe për arrestime vijnë nga Beogradi!”
(Petro Marko, “Intervistë me vetvetën”, faqe 488)

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.