back to top
5.5 C
Tirana
E martë, 24 Dhjetor, 2024

Legjenda e boksit Cassius Clay alias Muhamed Ali – përgaditi Saimir Kadiu

on

|

views

and

comments

Cassius Clay më 1960 dhe me policin Joe Martin.
Cassius Clay më 1960 dhe me policin Joe Martin
Legjenda e boksit Cassius Clay alias Muhamed Ali
përgaditi Saimir Kadiu

Vogëlushi Cassius Clay u njoh me boksin nga polici Joe Martin, i cili e takoi atë si një dymbëdhjetë vjeçar, që po kërcënonte se do të rrihte këdo që i kishte vjedhur biçikletën.
Polici e këshilloi se: “do të ishte më mirë të mësonte të boksonte fillimisht…!” – dhe e çoi në palestrën e Columbias, që ai menaxhonte, ku Cassius filloi të mësonte lëvizjet e para të boksit.
Talenti i tij i parakohshëm e bëri atë të debutonte si amator në moshën dymbëdhjetë vjeç dhe në vitin 1954, pas vetëm disa muajsh stërvitje, fitoi 6 “Doreza të Arta Kentaki”, 2 “Doreza Kombëtare të Arta” dhe 1 titull të “Unionit Atletik Amator”.
Pas një karriere të shkëlqyer amatore, ai fitoi medaljen e artë në kategorinë e peshës gjysëm të rëndë në Lojërat Olimpike të Romës 1960.
Dorezat, me të cilat fitoi medaljen e artë mbahen edhe sot në palestrën Audace Box.

Cassius Clay, në podiumin e Lojërave Olimpike të Romës - 1960
Cassius Clay, në podiumin e Lojërave Olimpike të Romës – 1960

Në autobiografinë e tij të vitit 1975, Cassius (tashme i shndërruar në Muhamed Ali, pas konvertimit të tij në Islam) tregoi një histori shumë të trishtë kur u kthye në SHBA, pas triumfit të tij në Lojërat Olimpike italiane…
Një ditë ai u dëbua papritur nga një restorant për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij.
Clay u lëndua aq shumë nga incidenti, saqë, në shenjë proteste, vendosi të hidhte në lumin Ohajo medaljen e artë të fituar në Romë, si një demonstrim i mospajtimit ndaj diskriminimit racor të përhapur në Amerikë në ato vite.
Në vitin 1996, i dërrmuar sëmundja e Parkinsonit, ai mori pjesë, pavarësisht kushteve të pasigurta shëndetësore, në Lojërat Olimpike të Atlantës, si Pishtari i Fundit i Flakës Olimpike.
Me atë rast, mes emocioneve të përgjithshme, atij iu kthye një medalje ari për të zëvendësuar atë që kishte hedhur në Ohio për shkak të mosmarrëveshjeve 36 vjet më parë.
E famshme për të gjithë është fotografia që e përjetëson, ndërsa i sëmurë dhe duke u dridhur, ndez Flakën Olimpike te Atlantës, nën vështrimin vigjilent të notares së famshme amerikane Janet Evans.
Muhamed Ali në podiumin e Lojërave Olimpike të Romës.

Marrë nga Muri i FB, Saimir Kadiu, 22 shkurt 2024

Related Images:

Share this
Tags

I ke lexuar?

Kontesha Bengazina – nga Lazër Radi – Pjesë nga Libri “Vorbulla t’Jetës Universitare” (Roma)

 Nji prej historive ma të bukura studentore, të rrëfyeme mjeshtrisht prej Lazër Radit në librin autobiografik: “Vorbulla t'jetës Universitare”, ku ai me at sinqeritetin e tij...

Katalogimi i Veprës së Plotë të LAZËR RADIT

  Katalogimi i veprës së plotë të LAZËR RADI  Materiali që paraqesim asht nji bibliografi e thuejse krejt Veprës së Plotë të Dr. Lazër Radit, botue dhe...

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin – nga librat e Lazër Radit

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin nga librat e Lazër Radit Kanuni dhe teza e doktoraturës Mbasi mbylla llogarinë me Procedurën Civile, në mënyrën ma të...

Te rejat

More like this

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.