Legjenda e Rrenës dhe s’Vërtetës…
Rrena i tha s’Vërtetës:
“Le të bajmë nji dush s’bashku,
uji prej pusi asht shumë i kandshëm!”
E vërteta, ende dyshuese, e provoi ujin
edhe zbuloi se ishte vërtet i kandshëm.
n’at çast ajo u xhvesh e u la,
kur papritmas Rrena brofi prej uji
e iku tue veshë rrobat e s’Vërtetës.
E tërbueme, e Vërteta duel prej pusi
me gjetë rrobat e veta,
po Bota, u ndal tue e pa t’Vërtetën lakuriq,
e ajo kqyri larg, me zemërim e përbuzje.
E vërteta e vorfën u kthye te pusi
dhe u zhduk përgjithmonë,
tue e mfshehë turpnimin e saj…
E qysh njat herë, Rrena udhëton nëpër botë,
e veshun si e Vërteta,
tue i knaqë nevojat e shoqnisë,
mbasi Bota s’ka asnji dëshirë
me u ndeshë me t’Vërtetën lakuriq…
Përshtati në shqip Jozef Radi
Marrë nga Muri i FB Teresa Mannino Forever, 18 nëntor 2024