back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

“Legjendat e misrit” dhe largësia e receptimit midis Migjenit dhe Lazer Radit – nga Emi Krosi

Gazeta

Të gjallë edhe të vdekur - Lazër & Jozef Radi
Të gjallë edhe të vdekur – Lazër & Jozef Radi

“Legjendat e misrit” dhe largësia e receptimit

midis Migjenit e Lazer Radit

nga Emi Krosi

“Romani duke hapur horizonte,
mohon të kaluarën e vet…”
Viktor Shkollovski
.
Në botën surreale të mjerimit migjenian, skalitja e portretit fizik të malësorit, nga poeti, duket sikur imazhi i një shiriti filmi, sheh Mujin, apo Herkulin, si një tangente e njëmendësisë reale të kohës së diktaturës, tregon sesa e ngjashme është letërsia krahasimtare e Yves Chevrel dhe sa shumë, ndikon shpirti krijues, i një pene që jetoj gati një shekull, me luftra, persekutime, regjime totalitare, por gjithmonë, ka sunduar shpirtmadhësia e lirisë.
Proza e Lazër Radit, ka një qerthur (jo)qëllimisht, një ndërthurje mes dy legjendave të misrit, në kohë, pse jo në tre kohë. A nuk është koha e mjerimit të madh sot? A nuk është koha e sotme shqiptare, po e njëjtë si koha migjeniane për gati dy dekada të shek. 21?! Atëhere ky lloj humanizmi letrar, nëpërmet kohës së krizave, luftrave, sëmundjeve, urive, fundja ka edhe “Dashuri në kohërat e kolerës”, (Markez: 2016) për të qëndruar mes të sotmes dhe të nesërmes, se neutralja letrare , përthith gjithë universin.
Ashtu duke udhëtuar, nga Hadi i Sokratit të vjetër grek, deri tek sokratët e sotëm modern (sokratikët idealistë), ulur deri në marrëzinë e realizmit socialist, ku vetëm një njeri që ka përshkruar ato rrugë hyjnore të dijes së lartë të filozofizë së lashtë greko-latine, për të kuptuar jo vetëm madhështinë e Sokratit, por edhe të vetë botës njerëzore, që mizorinë e ka në gjak, kur ulëret për lirinë. Fundja thënia e Sokratit të lashtë: unë di një gjë, që nuk di asgjë! Kjo modesti, mbizotëron përtej çdo teorie moderne të konspiracionit, por edhe të “gjithëditurve globalistë”. Për Sokratin dhe përtej Sokratit, “Apologjia e tretë e Sokratit” e Lazër Radit, përjeton kohën universale të qenies njerëzore, se përfundimisht jemi fatalistë.
 
***
Proza e Lazër Radit, pasqyron kryesisht realitetin e koha kur shkruhet, për kohën e njëmentë, por “nën petkun” e metaforës, tek novela “Ironia e nji legjende” në libri me tregime dhe novela, “Të gjallë dhe të vdekur” .
Novela, ka një fillesë, si shtysë nga “Legjenda e misrit”, (Migjeni:1999), e parë në fushën krahasimtare. Në fakt, fusha krahasimtare merr shkas nga nga Yves Chevrel, në, “Letërsi e krahasur”, (Chevrel: 2002), duke parashtruar metodat e poetikave karahasimtare, ndoshta edhe në rrafshin kombëtar, në dykohësi të ndryshme, pse duke frymëzuar dhe nxitur polemika. Vetë pyetja: “Çfarë është letërsia e krahasuar”, (Lopopolo: 2019), është vendosur në rë njetën kohë historike (shek. 20), brenda së njëjtës hapësirë gjeografike dhe çuditërisht edhe epistimi për lexuesin është në kohën e ardhshme, jo atë të bashkëkohësisë së autrëve. Çuditërisht autorët janë edhe miq, por largësia e receptimit të veprës së tyre, ndaj lexuesit, por edhe stilet e ndryshme të rrëfimit (Lazri ka prozë klasike, kurse Migjeni skica të shkurtra, të quajtura “novela”), që nuk e zbehin “poetikën racionale” të tekstit, edhe pse ndërtrajktoria e Radit, ka ndërthurur stilin modern të prozës.
Fusha krahasimtare “thënë shkurt, Letërsia Krahasimtare është krahasimi i një letërsie me një e më tepër letërsi dhe gjithashtu krahasimi i letërsisë me fusha tjera të dijes dhe artit” (Prawer: 1973), mund të mbetet edhe brenda autorëve të njëjtit aureal gjuhësor, por ashtu edhe brenda të njëjtës njëkohësie letrare.
.
Lazer Radi (1916-1998)
Lazer Radi (1916-1998)
“Ndigjohej gjithkah fjala “misër, misër”, mbasi ato ditë, Italia kishte dërgue nji vapor me misër dhe shteti kishte vendosë me ua shpërnda falas malësorëve të uritun të atyne anëve të egra e mjaft të braktisuna…” f. 10 (Radi: 2017)
“Misër! Misër! Në shekullin e njëzetë s’ka apoteoza perëndish, por ka apoteoza misri.
Bjeshkët tona, që dikur qenë lterët e apoteozave perëndish, sot janë lterët e apoteozës së Misrit.
Një kokërr misri asht një kokërr dhimbje, kur ka shumë u e aspak misër…” f. 81”, (Migjeni: 1999).
Në dy tekstet e mësipërme, është misri, si bimë që shërben për bukë, është metaforizuar në të dy tekstet. Në tekstin e Migjenit, është beteja për atë “kokërr” të bekuar, që shpëton jetën, dhe mban gjallë shpirtin dhe jetën, ndër malësorët, ku toka është e pakët, kurse te teksti I dytë i Radit, misri, rimerret si një tjetër metaforë, por në një kohë tjetër në formë analogjie të përmbysuar, por njëmendësia e ekzistencën së Kristos, e “rrëzon” irealitetin e imagjinatës së Migjenit, që dekodon mjerimin si plagë socio-shoqërore në të gjitha shoqëritë e europiane të kohës (periudha mes dy luftrave), se “komparatisti në studimet e tij përdor analizat, interpretimet dhe kritikën letrare ashtu si studiuesi i letërsisë nacionale” (Aldridge: 1969), duke përçuar, mesazhin se imazhet, kodet letrare, mesazhet, interpretimet janë unike, pavarësisht emrit të autorit. Mënyra e thjeshtë me një gjuhë, të kuptuesheme, të një “pamje” reale, të famijëve shqiptare (“lufta” kundër klasave të përmbysura), ku fëmijët e një palë dënohen vetëm e vetëm pse janë, atdhetarë dhe nacionalistë, apo “qëndrestarë” ndaj ekzistencës, thjesht për një copë bukë se “prova të sjella për të dhënë më gjatë analizat formaliste – domethënë, analizat e krijuara nga supozimi se kuptimi është ngulitur në objekt…”, (Lodge: 1994), qartëson akoma më shumë edhe mesazhi e autorit, se kodet poetiko-letrare janë universale. “Mbas shumë mundimesh, prej krejt atij thesi misër nuk mbërriti me u grumbullue as dy grushta misër. Me thes të boshatisun, me kambë të thyeme aty ndër gurët e gërmadhës, me trupin përgjakun, i dërrmuem shpirtnisht e si kufomë e gjallë, Kristoja hapi portën dhe u gjend në oborr të shpisë, ku motrat e vogla duke parë vëllanë e tyne të madh shpresa e vetme, njashtu të katandisun si të dalun prej vorri… shpërthyen në nji kujë të thekshme që ende sot vërtitë si klithëm për gjithë ata që e prekin me shpirtin e tyne, humnerën e mjerimit…” f. 45” (Radi: 2017)
Rrëfimi ose “ndërfutja tekstuale” e parë me sytë e një fëmijë, që beson tek një përrallë, mjerimi, ndërtuar mbi dy krymetafora: [misër/mjerim], hap jo vetëm dritën e një letërsie humaniste, si ajo e poetëve dhe shkrimtarëve humanistë, por dikotonomia e këtyre kromotropeve letrare, çdekodojnë mjerimin e sotëm, si një rizbulim të esencës së jetës, që është: buka, ushqimi!
.
Emi Krosi
Studiuesja Emi Krosi

Bibliografia:

-Migjeni, (1999): Novelat e qytetit të veriut, “Mësonjtorja e parë”, Tiranë.
-Chevrel Yves, (2002): Letërsi e krahasuar, Tiranë .
-Radi Lazër, (2017): Të gjallë dhe të vdekur, Tiranë.
-Lopopolo Marinagela, (2019): Çfarë është letërsia e krahasuar, “Dituria”, Tiranë.
-Prawer S. S, (1973): Comparative Literature Studies, An Introduction. London, Duckworth
-Aldridge A. Owen, (1969) Comparative Literature, Matter and Method. Chicago.University of Illinois
-Guillen Claudio, (1993) “The Challenge of Comparative literature”, Harvard University Press.
-Lodge David, (1994): 20th Century Literary Criticism, London & New York.
.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.