back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Leksioni i madh i Marco Panellës nga Jozef Radi

Gazeta

Marco Pannella (1930-2016)
Marco Pannella (1930-2016)
Marco Pannella (Giacinto Pannella) (1930-2016)
politikan italian, i vetpercaktuar si
“radikal, socialist, liberal, federalist europian, antiklerikal,
antiproibicionist, antimilitarist, joviolent e gandian…!”
Njeriu i 1000 betejave!
Marco Panella & Dalai Lama
Marco Pannella & Dalai Lama

Leksioni i madh i Marco Panellës

nga Jozef Radi

Para dy ditësh vdiq politikani më i madh i radikalëve italianë: Marco Pannella! Njeri i njimijenji betejave dhe i njimijenji kundërshtimve; Njeriu i paepur dhe zëngjirur përballë makinës së Pushtetit; Njeriu i vogël i nji partie që vërtet mbeti gjithnji e vogël, por që betejat e mëdha e madhështuan dhe ky Njeri me at shpirtin e mosnënshrimit e tkurri mjaft gjigandomaninë e partive tradicionale italiane , të cilat shpesh ndjeheshin të përjetshmet e pushtetit!!! Por që përballë tij, politika shpesh u detyrua ta pranojnë qofte edhe nënzë forcën, kurajon dhe moralin e këtij Njeriu në dukje i vetëm, por që gjithnji pati një mbështetje të pakufi në idetë e veta…
Ajo çka më shtyu t’i shkruaj këto rreshta në lamtumirë të tij, është nji fakt i thjeshtë dhe domethënës, një leksion i këtij politikani me pamje epike dhe me at zërin e tij grykor, që e bënte kurajon e tij të shfaqesh si kurajo e të shumtëve…
Ishte e nesërmja e zgjedhjeve të para pluraliste të 31 marsit 1991. Nga të paktët personalitete politike të zbarkuara në Shqipëri për të ndjekur këtë eveniment pothuaj të harruar ishte edhe ai: Njeriu i Njimije Betejave: Marco Panella i Radikalëve Italianë.
Ishte e hëna e 1 prillit 1991, kur në rrugën e Kavajës, mes dëshpërimit pvr moshumbjen e mundëshme të komunistëve, u shfaq edhe Ai, kur rezultatet po dëshmonin se pushteti ishte ne duart e tyre!! Ato pak muaj fushatë, nuk e kishin spostuar dot makinën e diktaturës aq sa ajo të rrëzohej… E megjithatë ishte nji fitore e madhe e qyteteve dhe humbje e fshatrave, ku Shkodra dhe Tirana ishin në krye, e shumë të tjera mbas tyre… Ku një inxhinjer minierash, krejt i panjohur kishte rrëzuar Presidentin Ramiz Alia; ku Shkodra e mosnënshtrimit kishte dalë e gjitha në rrugë, mbasi jehona e fitores së saj s’kishte mbrritë në çdo skutë të atij vendi, që ende ndjehej i terrorizuar, sepse në fund të fundit komunizmi s’mund ta lëshonte aq lehtë Fronin e një Gjysëmshekulli shtypje!!
Midis nji rrethi të dëshpëruarish në Rrugën e Kavajës, at mëngjes isha edhe unë, kur koka e e thinjur dhe pamja epike e Marco Panellës, u shfaq ashtu e qeshur dhe fut mes nesh duke na dhënë dorën e përshëndetur të gjithëve…. dhe:  “E una vittoria, una grande vittoria, e una grande dimostrazione, ragazzi, di un popolo che ha sofferto tanto. Non è possibile che una dittatura coma la vostra, va via cosi facilmente! Dovete credere e combatere! E la vittoria arrivera!!” (eshtë nji fitore, nji fitore e madhe, një dëshmi e madhe djem, e nji populli që ka vuajtur shumë. Nuk është e mundur që një diktaturë si kjo e juaja, të largohet kaq lehtësisht! Duhet të besoni dhe të luftoni, dhe fitorja do të arrijë!) Këto ishin fjalët e Marco Panellës at mëngjes të dëshpëruar prilli aty në Rrugë të Kavajës!
Nuk do t’i harroj kurrë fjalët e tij atë mëngjes. As atë dorështrëngimin e tij kurajoz, as atë portret plot energji… që s’di pse aq shumë i përngjante tim ati… Ndërsa humbte drejt qendrës së kryeqytetit, që kishte gjithkah hijen e trishtë të nji humbjeje!
Marco Pannella
Marco Pannella

Pastaj jeta e tij vazhdoi… E gjitha protestë, e gjitha kundërshtim. Nga 45 referndueme të kërkuara me këmbëngulje prej tij, në 36 i ka fituar PO-ja e tij. Po sa greva, sa protesta, sa tabu të thyera, sa vetsakrifikime të vërteta deri në kufijtë e vdekjes në emër të kauzave të mëdha… pafund, pafund…!
Marko Panella, do t’i mungojë debateve në parlament, do t’u mungoje protestave në sheshe, do t’i mungojë rrugës ku jetonte e ku i njihte dhe e njihnin të gjithë, Marko Panella do t’i mungojë të gjithë atyre që besojnë se politika bëhet një e keqe e madhe shtypëse, nëse nuk protestohet gjithnji kundra saj, dhe nëse ne nuk rebelohemi kundra saj, ajo do ta shtrijë thundrën e saj kudo që të jetë e mundur… deri në  tjetërsimin tonë!!!!
Grazie Marco!
21 maj 2016

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.