back to top
7.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024

Leonardo Da Vinçi: 16 fakte interesante për gjeniun e Rilindjes

Gazeta

Leonardo da Vinci
Leonardo da Vinci

Leonardo Da Vinçi:

16 fakte interesante për gjeniun e Rilindjes

(2 maj 1519 – 2 maj 2019) – 500 vjetori i vdekjes së Gjeniut

Misteri i emrit, piktura më e hershme, mësuesi i shastisur, mënyra e të shkruarit dhe aksidentet e fëmijërisë. Si iu shkatërruan 12 vite punë në një minutë. Dhe a e dinit që Njeriu Vitruvian është një mënyrë për të treguar zgjerimin e universit tonë? Lexoni këto 16 fakte shumë interesante për jetën e një gjeniu të vërtetë.
 
1.Një fëmijë i paligjshëm!
Ai lindi si biri jashtë martese i Piero Fruosino di Antonio Vinçit (babait) dhe Caterina (nëna). Prindërit e tij kurrë nuk u martuan dhe ai ishte i vetmi fëmijë i tyre. Megjithatë, ai kishte 17 gjysmë-vëllezër e motra me partnerë të tjerë të prindërve të tij.
 
2. Emri i një qyteti!
Ai lindi në Anchiano, Toscana (tani në Itali), që është afër qytetit të Vinçit, me të cilin ne e asociojmë mbiemrin e tij sot.
.
Mona Lisa
Mona Lisa
3.Pa ka arsimim formal!
Përtej leximit dhe shkrimit bazë, ai nuk mori asnjë arsimim formal në ndonjë shkollë.
 
4.Personi që qëndron prapa aftësive të tij!
Talenti i tij artistik u vlerësua së pari nga babai i tij dhe kur Leonardo ishte 15 vjeç, babai e dërgoi të mësojë pranë piktorit dhe skulptorit Andrea del Verrocchio, në Firence. Ai përpunoi teknikat e skulpturës dhe pikturës së Leonardos për më shumë se një dekadë dhe e trajnoi atë në artet mekanike.
 
5.Piktura e tij më e hershme!
Megjithëse puna e tij e parë mendohet të jetë ajo e një vizatimi në stilolaps dhe bojë, e luginës së Arnos (siç raportohet nga burime të ndryshme) më 5 gusht 1473, “Shpallja” (diku rreth 1472-1475) mendohet të jetë vepra e tij më e hershme. Ajo paraqet engjëllin Gabriel, të cilit Perëndia i dërgoi fjalë, për të njoftuar virgjëreshën, Marinë, që ajo të krijonte dhe të lindte një djalë të quajtur Jezus, i cili do të quhej “Biri i Perëndisë”.
.
Gruaja me ermelinë
Gruaja me ermelinë
6.Kur mësuesi u impresionua me punën e tij!
Ai ndihmoi mentorin e tij Andrea del Verrocchio në pikturën e famshme “Pagëzimi i Krishtit”. Piktura përshkruan pagëzimin e Jezusit nga Gjon Pagëzori. Është thënë se engjëlli në të majtë u pikturua nga Leonardo i ri dhe kjo ishte një gjë, e cila i bëri shumë përshtypje mësuesit të tij.
 
7.Shkrimi, nga e djathta në të majtë!
Leonardo da Vinçi ishte majtosh dhe ishte mësuar që të shkruante nga e djathta në të majtë, gjë që rezultonte në një shkrim pasqyrë dhe i cili, ishte e vështirë për t’u lexuar nga të tjerët.
 
8.Adhurues i kafshëve!
Ai ishte shumë i mëshirshëm ndaj kafshëve dhe ishte kundër futjes së tyre në kafaze. Leonardo blinte shpesh herë kafshë në kafaze dhe më pas i lironte ato.
 
9.Një vegjetarian i rreptë!
Gjatë gjithë jetës së tij, Leonardo da Vinçi kishte qenë një vegjetarian i rreptë, gjë që supozohet të jetë pasojë e dashurisë së tij për kafshët.
.
Leonardo Da Vinci  - Beteja e Anghiari
Leonardo Da Vinci – Beteja e Anghiari
10.Incidentet e fëmijërisë!
Leonardo mbante shenja vetëm dy nga incidente të fëmijërisë: njëri ishte kur një balonë ra nga qielli dhe bishti i saj i lëndoi fytyrën. I dyti kur zbuloi një shpellë ndërsa po eksploronte në male dhe u ndje i tmerruar nga që mendonte se aty mund të ndodheshin disa përbindësha.
 
11.Shtëpia e fëmijërisë!
Kush nuk dëshiron të eksplorojë shtëpinë e këtij artisti të madh të Rilindjes! Shtëpia e fëmijërisë e Leonardos ndodhet në një fshat të quajtur Anchiano brenda qytetit të Vinçit në Firence. Shtëpia është konvertuar në një lloj muzeu të veprave të famshme të Leonardos. Shtëpia u rihap për publikun në qershor të vitit 2012.
 
12.Vepra e parë e porositur
Në vitin 1478, ai u bë një mjeshtër i pavarur dhe rreth vitit 1482, filloi të pikturonte veprën e tij të parë të porositur – “Adhurimi i Magjistarëve”. Megjithatë, ai kurrë nuk mundi ta përfundonte atë vepër.
 
13.Kur 12 vite punë iu shkatërruan brenda një minute!
Në fund të shekullit të 15-të, ai u zhvendos në Milano për të krijuar një statujë kuajsh të lartë 5 metra (në bronz) për të nderuar Francesco Sforzën (themeluesi i dinastisë së klanit të atëhershëm Sforza). Ai punoi për 12 vjet në këtë projekt dhe përgatiti një model balte të kalit në vitin 1493. Megjithatë, gjatë luftës që afroi, ajo u shkatërrua kur Sforzat ranë nga pushteti në 1499.
 
14.Ai vizatonte një simetri të përsosur të trupit të njeriut!
Bazuar në punën e arkitektit Vitruvius, Leonardo da Vinçi përshkroi përmasat e trupit të njeriut në vizatimin e tij – Njeriu Vitruvian. Ai e vizatoi këtë rreth vitit 1490 dhe vizatimi supozohet të jetë zgjerimi i universit, në formën e trupit njerëzor.
.
Leonardo da Vinçi - Darka e Fundit
Leonardo da Vinçi – Darka e Fundit
15.Piktura murale më e famshme në botë!
Në fund të shekullit të 15-të, Leonardo da Vinçi krijoi një pikturë murale – “Darka e Fundit”. Ishte pjesë e një plani për të restauruar kishat e Milanos. Piktura murale përshkruan skenën e Darkës së Fundit të Jezusit me dymbëdhjetë dishepujt e tij, kur Jezusi njoftoi se njëri prej tyre do ta tradhëtonte.
 
16.Kur pikturoi një buzëqeshje misterioze!
Midis 1503 dhe 1506, Leonardo krijoi pikturën më të famshme në botë – Mona Lisa. Gruaja e përshkruar në pikturë ka qenë një objekt spekulimesh. Më parë mendohej të ishte Mona Lisa Gherardini, një kurtizane dhe më vonë, ajo u mendua të ishte Lisa del Giocondo, gruaja e tregtarit fiorentin Francisco del Giocondo. Piktura është e njohur për buzëqeshjen misterioze të gruas. Mbreti Francis I i Francës e kishte blerë pikturën dhe tani është pronë e Republikës Franceze. Piktura origjinale është shfaqur në Muzeun e Luvrit në Paris që nga viti 1797. Piktura ka fituar shumë lavdi, si më e vizituara, më e njohura, më e kënduara, më e shkruara etj.
.
http://www.bota.al/2017/09/leonardo-da-vinci

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.