Leonardo Voci – Piktori Abstraksionist
në një ekspozitë personale
Piktori Abstraksionist Leonardo Voci, mbas 28 vitesh karrierë, i rishfaqet artëdashësve kryeqytetas me një tjetër ekspozitë të tij… Ai do të paraqesë rreth 300 punime të viteve të fundit dhe eksperimentet e tija artistike me lojën magjike të ngjyrave dhe gjendjeve shpirtërore të artistit.
Kështu, ditën e premte, me 3 dhjetor 2021, në orën 19.00, në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar bëhet promovimi i kësaj ekspozite pikture me:
kuratore e bashkëpunëtore, Floriana Odhise Paskalin
Ekspozita do të qëndrojë e hapur prej datës 3 deri më 5 dhjetor 2021.
Ju ftoj ta ndiqni abstraktionizmin artistik të një autori, që është tejet i veçantë në krijimet e tij.
Edhe shumë suksese, zoti Leonardo Voci!
.