back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Letër e hapur një mikeshës time shkrimtare – nga Kujtim Drishti

Gazeta

Kujtim Drishti
Kujtim Drishti

Letër e hapur një mikeshës time shkrimtare

nga Kujtim Drishti

…Më pëlqen ky refleksion yt!
Intelektualët, shkrimtarët dhe artistët duhet të mblidhen rreth disa vlerave të mëdha njerëzore.
Pa pasur frikë se po flasin për politikë, sepse ata duhet të mbildhen për t’i kërkuar politikanëve të çdo krahu qofshin:
Mbrojtjen e dinjitetit kundra jo dinjitetit
Mbrojtjen e transparencës kundra opacitetit
Mbrojtjen ndershmërisë kundra korrupsionit
Mbrojtjen e drejtësisë kundra padrejtësisë
Mbrojtjen e kushtetutes kundra shkeljes së saj
E të tjera vlera me të cilat politikanët hiqen se ekzistojnë për ato vlera, por populli e di se ato vlera janë tradhëtuar.
Mendoj se një takim i tillë do të ruaj nderin e artistëve, shkrimtarëve, inxhinjerëve, doktorëve, avokatëve, intelektualëve të vendit.
Populli ka nevojë për inisiatorë. Populli ka nevojë të mbrojtë shpirtin e vet të pastër.
Populli i do njerëzit e tij të mirë. Njerëzit e mirë duhet t’i tregojnë atij distancimin me politikanët e korruptuar.
Ata duhet ta bëjnë këtë për të shpëtuar shpirtin e popullit, sepse ai është i trullosur nga zhgënjimi, siç trulloset një njeri kur goditet në kokë.
Fakti që zëri i intelektualëve nuk ndjehet më krijon një ndjejnë të dhembur dhe të revoltuar.
Ky veprim i kristalizuar në një deklaratë të përbashkët i mbështetur nga liria e qytetarit nga e drejta e qytetarit, nga Kushtetuta e Republikës do të ishte një thirrje qyetare, një thirrje e ndërgjegjes demokratike .
Një thirrje për t’i dhënë fund shfaqjes me maska..
Çdo pikë që përmenda ngrihet nga fakte të pamohueshme, të padiskutueshme që akuzojnë humbjen e besimit të popullit në politikanët e tij.
Të flasësh për të bukurën, të flasësh për dashurinë të flasësh për dlirësinë, të flasësh për paqen dhe dhe demokracinë e të jetosh në një ambient politik mbytës, bllokues të demokracisë dhe vlerave të Kushtetutës pa e ngritur zërin, kjo do të ishte një përsëritje e historisë me shumë vrasje ndërgjegje.
E dashur mikeshë, populli pret nga ne jashtë dhe brenda të ngremë zërin.
Koshienca politike dhe demokratike e popullit është sot shumë më e lartë se ajo e politikanëve të saj!
Bëjeni këtë gjest, këtë thirrje qytetare. e cila do të ngrihet më lart se interesat e partive.
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.