back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Letër e hershme dashnie…

Gazeta

Matematike dashnie...
Matematike dashnie…

Letër dashnie,

qi nji ushtar tironc

i ka shkrujtë gocës qi e kishte refuzu… 

“Krejt letrat e dashnisë janë
qesharake
Ndryshe s’do t’ishin letra dashnie,
po mos t’ishin qesharake…”

Pessoa

Kallnur 1935
Jom tuj nejtë te mullar’t e Kurtit të Zymës
e jom tuj dredhë i cinare dahon.
Tina, dro se bo koqen e gjumit
e hiç s’je m’hall për mu t’shkretin
qi jom tuj mshi lotët me mongët e xhymlekut.
Tina s’ke din e imon qi e gjetsh pri dushmonit jarabi.
Un t’çova për shkese ene Lemen e Cufit
ene tina i kishe thonë asajta për mu se un qekshem plak…
E ku qekshem plak mi lavire,
un hala s’kom mushë 50 vjet,
veç kur t’hy hona e Mevludit kom për t’i mush…
Kshu m’ka thonë ene Laja e Bomit
qi ka pjell priher me ijen teme.
Tina i kishe thonë ene asajna për mu
qi Xhemoli s’ka i dërhem shkollë…!
Si ta xu goja njat llaf mi,
po un kom bo dy mejtepe e gjysë medrese,
prihera me Cufin e Lemes mi llapaqene.
Un e di ene italjonçen flur.
E kom msu kur msynë taljont te kanoqet e mia,
e po nuk xune besë m’nigjo i her si kom për t’shkru,
e masnej thuj ça të dush:

Të dashuruar të çmendur - Celentano dhe Ornela Mutti
Të dashuruar të çmendur – Celentano dhe Ornela Mutti

“Per la tua amor, io sono tuto hazër
ene me bo i duel me noj asllon qetër,
e kom për ta kapë per la qafa,
e kom për ta përplasë si kysh qeni per la terra…
Ah mi kuore mio, mu kon kputë ene komcat e xhymlekut
e non kom nesuno me mi njit.
La mia shpina osht tuta zhul e non ce nesuno
ne as ti me ma fërku içik veç i herë.
La lëveret e mia mi ka la vllaj, që mi dice gjithnji:
“Perke o Xhemolo non martohesh me noj gocë bela?”
Kaq kisha me t’thone mi Kumrije, qi vazhdo me ma plasë ankora shpirtin!
Nashti n’daç merr ment e mi, n’daç maj tujat, ne hudhja qenve…
Xhemoli yt me nji kuore aq grande per te…

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.