back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Letër gjysëm e hapur disa sivëllezërve të mij shqiptaro-amerikanë… – nga Ramiz Gjini

Gazeta

Ramiz Gjini
Ramiz Gjini

Letër gjysëm e hapur disa sivëllezërve të mi shqiptaro-amerikanë…

nga Ramiz Gjini

Të dashur sivëllezërit e mi shqiptaro-amerikanë! Sidomos, ju që vazhdoni të mbani ende shpirtin pellazgjik, e që e ushqeni çdo ditë me kafe e raki nëpër kafenetë e lagjeve të New York-ut! Për ju e kam këtë thirrje, jo për të gjithë, sepse në Amerikë, ka shqiptaro-amerikanë të shkolluar në universitete me emër, profesorë dhe njerëz intelegjentë, që i dinë më mirë se unë këto punë.
A iu kujtohet dita kur keni marrë qytetarinë amerikane dhe jeni paisur me pashaportë? Dita, kur prej gëzimit të madh, keni përqafuar edhe shtyllat e rrugës dhe u është këputur edhe ushkuri i brekëve?! Pastaj, si ngrehalucë, e keni hapur lajmin anë e mbanë, duke postuar në internet edhe foto të pasaportës?! Bre, bre, çfarë ngrefosje keni patur atë ditë!
Kujtojeni, pra, atë ditë. Sidomos, kujtoni që keni bërë edhe një betim për Amerikën, ku jeni betuar, që nëse do të jetë nevoja, do të jepni edhe jetën për këtë vend të lirisë.
Tani, përse na çani dërrasa, duke na treguar, cilin të votojmë në zgjedhjet presidenciale të Amerikës?! Cili është i mirë për Shqipërinë e Kosovën dhe cili jo?! Përse nuk na lini të gëzojmë lirinë tonë për të votuar atë kandidat, që duam vetë?!
Kjo që bëni ju, tregon, që pasaportën e keni marrë, por qytetar amerikan, nuk keni mundur të bëheni dot. E, nëse pretendoni se jeni bërë, atëherë votoni për atë kandidat, që mendoni se mund të bëjë më shumë për Amerikën.
Në Amerikë punoni e jetoni, në Amerikë do të vdisni. Prandaj, jepeni votën tuaj për Amerikën.
Amerika, duhet të jetë e para.
.
Pamje e Statujës se Lirisë në sfond New Yorku
Pamje e Statujës se Lirisë në sfond New Yorku
Nëse nuk e bëni për Amerikën, nëse gjithë etnitetet, do të bënin të njëjtën gjë, që bëni ju, mund të ndodhë të vijë një ditë, që në këtë vend të flitet rusisht, kinesçe, a kushedi çfarë tjetër.
Shqipërinë, nuk do ta bëjë as Trump, as Biden; dhe askush tjetër i huaj.
Shqipërinë do e bëjnë vetë shqiptarët, nëse duan ta bëjnë. Pra, ose do ta bëjnë, ose do ia bëjnë, sikur ia kanë bërë e po vazhdojnë t’ia bëjnë. E keqja është brenda atdheut tonë, aty është maisja dhe qelbi.
Nëse e doni vendin tuaj të origjinës, loboni me udhëheqësit e shtetit amerikan, me presidentë e kongresmenë, kushdo qofshin ata. Loboni pa u ndalur, vazhdimisht; dhe bëni atë, që kanë bërë të parët tanë. Loboni për atdheun, siç bëjnë gjithë etnitetet; siç bëjnë çifutët, grekët, serbët e shumë të tjerë. Ky është patriotizëm, jo shqiponjat dykrerëshe të stampuara nëpër bluza e targa makinash, kur në Shqipëri nuk gjendet një për bè, sepse i kemi vrarë e ballsamosur për të zbukuruar mejhanet.
Dhe mos u hani si qentë me njëri-tjetrin para zgjedhjeve duke menduar, që i preferuari kandidat i juaj, qoftë Trump, apo Biden, do ndihmojë të bëhet Shqipëria.
Edhe njëherë. Votoni kandidatin, që mendoni se i duhet Amerikës.
Hajde, tokeni gotën tani! E fortë rakia! Shëndeti juaj! Me fund!
.
Marre nga muri i Fb i Ramiz Gjinit, 18 tetor 2020
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.