back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Letër prej nji mikut tim, që vlen ta lexojnë edhe të tjerë…

Gazeta

Luan Merdani
Luan Merdani

Letër prej nji mikut tim, që vlen ta lexojnë edhe të tjerë…

I nderuar Jozef, uroj të jeni mirë.
Përfitoj nga rasti dhe dua ta ndaj me ty në këtë ditë:

1 Nëntor 1975 – 1 Nëntor 2013.

Eshtë diçka e hidhur! Ishte dita që shkatërroi shumë jetë njerzish, që vrau shumë ëndrra të rinjsh… Një ditë terrori për qytetin e Korçës po edhe për disa qytete të Shqipërisë. Me urdhër të Kuçedrës “Parti”, u interrnuan për 5 vjet (dhe më shumë) në fshatra të ndryshme dhe të humbura të Korçës e Shqipërisë, shumë familje të nderuara dhe të respektuara të këtij qytetit të njohur të kulturës dhe traditës, po edhe qyteteve më me emër të Shqipërisë. Në shenjë nderimi dhe mosharrimi ndaj kësaj dite terrori, unë po përmend veç disa prej këtyre familjeve, tashmë të njohura për qëndrimin që mbajtën dhe faktin se treguan edhe njëherë se e mira, e drejta, dhe e vërteta s’mund të vriten asnjëherë, përkundrazi ato jetojnë gjithmonë, kurse spiunët, kriminelët dhe veglat e verbëra të diktaturës do të urrehen përjetë… dhe emrat e tyre koha do t’i përpijë ashtu siç përpin dielli vesën e mëngjezit! Përmes kujtesësë sime do të përmend Familjen Kolaci, Familjen Merlika, Familjen Dvorani, Familjen Proko, Familjet Merdani, Familjen Goçllari,  dhe mjaft familje të tjera, që sot, mbas pothuaj 40 vitesh s’arrij t’i mbaj mend…

Familja e Reshat Merdanit
Familja e Reshat Merdanit

I nderuar mik, sot me 1 nëntor të 2013, le t’i lutemi së bashku Zotit për të gjithë ata që vdiqën nga hidhërimi nëpër skëterrat e internimeve dhe s’arritën ta shihnin atë ditë për të cilën ata ëndërruan dhe sakrifikuan për më shumë se 40 vjet… po edhe për gjithë ata që vuajtën padrejtësisht kët ndëshkim barbar dhe kolektiv të atij regjimi përbindësh…

Luan Merdani në interrnim në Shtyllë të Vithkuqit
Luan Merdani në interrnim në Shtyllë të Vithkuqit

I paharruar kujtimi i tyre!
Njëkohësisht le t’i lutemi Zotit që të ketë kujdes për pasardhësit e atyreve njerzve të dashur që nuk jetojnë më, le t’u  japë shëndet dhe le t’i drejtojë në udhën e ndritur… në mënyrë që ajo çka ndodhi në Shqipëri të mos përsëritet kurrë më.
Lavdi gjithë viktimave të terrorit Komunist.
Amin.
Me respekt Luan Merdani
1 nëntor 2013

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.