back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Letërkëmbim i Pablo Nerudës, Jorge Luis Borgesit, Juan Peron dhe Fan Nolit me Prof. Dr. Isuf Luzaj

Gazeta

Profesor Isuf Luzaj (1913-2000)
Profesor Isuf Luzaj (1913-2000)

Letërkëmbim i Pablo Nerudës,

Jorge Luis Borgesit, Juan Peron dhe Fan Nolit

me Prof. Dr. Isuf Luzaj

Merita fitohet,
vlen për vetveten e saj
dhe askush nuk mund ta zvogëlojë atë,
sepse është një sintezë virtytesh individuale të brendëshme,
inherente brenda nesh.
Sa më i madh është moraliteti shoqëror,
aq më e madhe është ndarja me të ligën dhe të ligjtë.
Merita vazhdon të jetë prodhim i shkëlqimeve të vetmuara…”
Isuf Luzaj
 
Në korrespondencën e profesor Isuf Luzajt,
gjen plot emra personalitetesh të shquara si:
Sharl de Gol, Alcide de Gasperi, Palmiro Toliati,
Alessandro Pertini, Stanislav Mikolajcik, gjen. Anders Vladislav,
ndërkohë që nuk mund të lihet pas letërkëmbim
me njerëz të shquar të kulturës botërore si fjala vjen
Pablo Neruda, Jorge Luis Borges, Juan Peron bile edhe Fan Noli.
Pablo Neruda (1904-1973)
Pablo Neruda (1904-1973)

Santiago, Kili,

17/08/1954
 
I nderuar Profesor,
I admiruari im Borges, më dërgoi librin tuaj “Lumenjtë” dhe fjalë të mira për ju. Edhe pse nuk jam dakort me fenë dhe politikën tuaj, ne mund të jemi miq si poetë. Poezitë dhe novelat tuaja shprehin fuqishëm vullnet, dashuri për atdheun dhe mallin e të mërguarit. Edhe pse nuk keni gjuhën tonë, këto do të jenë një zbulim për poetët latino-amerikanë.
Me simpati poetike Pablo Neruda
(nga “Letërkëmbimi i Prof. Dr. Isuf Luzajt”)
Jorge Luis Borges (1899-1984)
Jorge Luis Borges (1899-1984)

Buenos Aires

17/05/1955
 
I dashur shqiptar,
Lexova ditaret dhe jam i gëzuar që shoh se një poet i huaj ka arritur këtë lartësi akademike. Gjithmonë kam folur për ecurinë tuaj intelektuale, por nuk do të më pëlqente që rutina akademike t’iu largonte nga spontaniteti i imagjinatës poetike. Kujtoni gjithmonë ç’iu kam thënë: Ju keni lindur poet dhe jeni bërë mësues i jetës. Kjo është një shenjë e mirë që tregon tiparet e demokracisë sonë, e cila priret drejt zbulimit të vlerave morale.
Një përqafim nga miku juaj dhe i atdheut tuaj
Jorge Luis Borges
(nga Letërkëmbimi i Prof. Dr. Isuf Luzajt)
Juan Domingo Perón (1895-1974)
Juan Domingo Perón (1895-1974)

Juan Domingo Peroni – Shtëpia e Qeverisë 9. 5. 1955

Dr. Prof. Jose Luzay – Universiteti kombëtar
Napital federale
 
Profesor Luzaj,
Qeveria federale, duke pranuar propozimin e rektoratit te universitetit ka percaktuar për Ju, rolin si shef i departamentit të “lengoas clasikas moderne” (të gjuhëve klasike dhe moderne) në fakultetin e filozofisë dhe letrave.
Për detaje korrespodencës, Katedra e Ministrisë së Arsimit
Dekreti Presidencial jo. 68957
8. 4. 1955
 
Konsiderata ime më e lartë – Juan Domingo Peroni
Presidenti i Kombit
(Marrë nga origjinali)
Fan Stilian Noli (1882-1965)
Fan Stilian Noli (1882-1965)

Boston, Massachusetts- 28/11/1954

Profesor Isuf Luzajt
 
I dashur lap,
Lexova në gazetë që do të vish këtu si delegat i Universitetit të Buenos Aires-it në konvencionin botëror të filozofisë. Shën Gjergjin e ke si shtëpinë tënde. Këtu do të vijnë për të qenë të mirëseardhur shumë shqipo të mërgatës tënde.
Të pres vëllazërisht, Fan Noli
(nga Letërkëmbimi i Prof. Dr. Isuf Luzajt)
 


 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.