back to top
12.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024

Letërsia dhe studimet kulturale neomarksiste – nga Leka Ndoja

Gazeta

Leka Ndoja 2013
Leka Ndoja 2013

Letërsia dhe studimet kulturale neomarksiste

nga Leka Ndoja

Fillesat e sistemit të ri letrar

Nëse në vitet ’30 të shek. XX në Shqipëri diskutimet e shtypit u përqendruan në zhvillimin e arsimit publik dhe kufizimin e shkollave të huaja private debatet për letërsinë në revistat letrare shpalosën konceptet mbi krijimin e sistemit letrar kombëtar madje nën modelin shtetëror u shpall qendra e poetëve e shkrimtarëve me Gjergj Fishtën e nga të rinjtë Lasgush Poradecin – në diasporë vlerësoheshin Faik Konica e Fan Noli ndonëse i pranishëm vetëm me përkthimet e tij, ndërsa parathëniet e përkthimeve të tij cencuroheshin nga entet publike.
Pas ceremonive të 25 vjetorit të pavaresise, u tentua të ndërrohej edhe teksti i hymnit kombëtar ku në nji konkurs krijimet do shpalleshin brenda 3 muajsh. Këtu nis luhatja e sistemit letrar përmes ndërhyrjes për kodifikim e caktimin e shkrimtarit qendër. Kjo u reflektue dhe në shtyp me ndikimin e shkollës romantike të kolonisë shqiptare te Rumanisë përfaqësue nga Asdreni, Lasgush Poradeci e Mitrush Kuteli. Në Korçë revistat nisën diskutimet mbi gjinitë e reja letrare si romani psikologjik i Sterio Spasses, ndërsa diskutimi mbi rrymat letrare vijoi deri në në vitet ’40. Ndërsa nga grupi i diasporës politike riktheu në atdhe më 1933, Ernest Koliqi i cili rinisi veprimtarinë arsimore dhe letrare si në revistën Illyria, ku pronari deputeti Asim Jakova së bashku me Karl Gurakuqin mblodhën talentet e reja të grupit të Shkodrës ndër ta dhe Migjeni e Mark Ndoja (Shejzat, Romë janar 1974).
Po e lemë zhvillimin e letërsisë në kohën e diktaturës mbasi ka qenë objekt studimi për 80 vite dhe ende nuk kemi nji vlerësim përfundimtar – përveç destruksionit të plotë të produksionit realsoc – nga institucionet për pamjen e fundme të mbresës letrare kolektive me zhdukjen e receptuesve të ketij grupi social etatist.
Assmann pohon se edhe me zhdukjen a shpërndamjen e nji grupi social mbetet arketipi kulturor kolektiv – rasti i antropologjisë socialiste ne Tiranë, Prishtinë, Shkup.
Përmes disertacioneve dhe shtypit kritika ka studiuar autorë të veçantë që kanë rezistuar në sistemin letrar të pas viteve ’90 të sh. XX si Petro Marko, Fatos Arapi dhe Ismail Kadare.
Kohët e fundit është tematizuar prodhimi letrar i këtyre 30 viteve, ndonëse të çlirët nga politika pika e referimit pranohet gati nga gjithë studiuesit bashkëkohorë ndërsa në Prishtinë janë ofruar modele jopolitike të historiografise se Roland Barthesit për kategorizimin e periudhave të letërsisë bazue ngushtësisht në kriterin estetik, por edhe nacional psh, Sabri Hamiti.

Harold Boom - Fallen Angels
Harold Boom – Fallen Angels

Studimet kulturore sot (forma neomarksiste).

Tematika e sotme e shkrimeve të letrarëve emergjentë pas vitit 2000, hapin diskutime në portale duke nisur nga “Peshku pa ujë” e derivantët, krahas prodhimit letrar fiction/ non fiction mbi procedurat e zhvillimit të sistemit letrar. Krahas arritjes së produktit letrar, duke ndjekë – në markim strikt – elementët agregate të sistemit letrar, konferenca, sigurimi i projekteve, reklama, postera, intervista, mediatizime deri te politikat e çmimeve dhe statuset sociale e civile të anëtarëve të jurive. Madje në disa raste investigimet kanë qënë efikase dhe kanë ngjallë polemika, sherre, kërcënime verbale dhe bojkote. Melting pot-i i shqiptarëve jashtë Shqipërisë ka qenë pjesë qëndrore e këtyre agregacioneve. Ndonëse pa mbështetje nga politikat zyrtare, disa nga shqiptarët nëpër botë u konformuen në shembullin e Faik Konicës – u kyçen në Institucione etatiste. Gjithsesi nuk mund të quhen pjestarë të Diasporës mbasi këtë term e gëzojnë ata që nuk kthehen. Teorikisht këta mërgimtarë nuk e fitojnë automatikisht kapitalin etik pa dëshmi persekucioni politik, por edhe nga vëllimi i aktivitetit kulturor social-politik në këto 30 vite.
Veprimtaria në suazën e studimeve kulturore janë ndërdisiplinore, prandaj receptuesit mbesin të habitun nga veprimtaria e tillë që ndodh që ka prapavija të politikave kulturore sipas përfaqësimit dhe përkatësisë së grupit social që e ka “agregu” në rrugën akademike. Studimet kulturore nuk bazohen kryekëput në kritikë teksti letrar ndose shfrytëzojnë ndonji element, ekstraletrar ose ndonji metodë komparative për të arritë qëllimin politik psh metoda komparative e qasjes së citateve te E. Hoxhës me shkrimtarin Kadare të ndërmarrë nga A. Klosi, apo të përqendrimit te deklaratat (fake) të shkrimtarëve. Rasti i A. Vehbiut ndaj Kadaresë.
Studimet kulturore e vlerësojnë letërsinë si nji ndër format e praktikave kulturore, letërsia shihet si funksion i strukturave të pushtetit ekonomik dhe social-politik. Sipas tyne pushteti i krijon të gjitha format e aktivitetit kulturor dhe çdo fenomen ata e shpjegojnë si koncept social. Prandaj aktiviteti i metodës së kriticizmit themelue nga Richards kur shihet vetëm vlera e brendëshme e tekstit si nji lexim protestan që lexon vetem tekstin nuk ekziston për ta. (Raymond Williams’ Culture and Society, 1958)
Për studiuesit kulturorë ekzistojnë vetëm struktura të krijueme nga fuqitë ekonomike, politike të shkueme sidomos, por edhe të tashme duke i futë në nji sitë vëzhgimi artet dhe subjektet nisë nga teoria e paragjykimit dhe pozicionit politik, klasor por edhe fetar per rastin e krijimtarisë së agregacionit letrar në nji lloj lidhje me klerin katolik apo që janë natyralizu në substratin kolektiv të kësaj kulture këto 100 vite. Dhe pasojat mbi këtë target, për shkak proselitizmi, përqafimi kanë qenë ma të ashprat, rasti i Faik Konicës, Visar Zhitit, Arshi Pipës, Et’hem Haxhiademit.
Mungesa e njohjes së poetikës nuk i le këta të kuptojne se Haxhiademi i përkiti rrymës së formalizmit – në respektimin strikt të eufonise simbolike dhe formave klasike – strofë, vargëzim, kadenca e tone. Ai fjalën e ka simbol – ngjyrë – matematike rrokjesh e daktilesh Alkaike, Safike, Pindarike e D’Anunziane. Përpunimi i Miteve ilirike u zhvillu nga Mjeda, Koliqi e Haxhiademi si D’Annunzio që ngjalli mitet romake dhe aspak kristiane.
Haxhiademi nuk asht poet modern – që të përdorë ironinë. por metafizik ai si Kuteli ushqehet nga temat biblike, ndonëse disi skolastik dhe ithtar i formës neoklasike.
Contini i quente “struktura” veprat joprimate që shërbejnë me bart të tanen.
Ataku deri ndaj Kadaresë, që i riciklohen disa vargje – botime për përftim honoraresh në kohën e socializmit – me alibinë e thirrjes për vetëpërcaktimin e besimit – cimbisje ekstremizmi duke patur prapavijë fenë. Kjo asht e veçantë për studimet kulturore në trojet shqiptare, por do nji trajtim specifik mbasi miksohen intrusore joshqiptare.
Kështu ndamja klasore për studiuesit kulturorë prevalon traditën dhe trashëgiminë. Provenienca klasore ndihet edhe në glorifikimin e subjekteve revolucionere me prejardhje nga shtesa e ulët sociale dhe me tematikat e indicet shkencore marrë nga kjo shtresë studiuesish evidenton – shkollën neomarksiste të materializmit dialektik – duke “shkoqitur” termi që përdorin nga stadi social i bartur – ne vend te “interpretimit te tekstit” ligjërimit, a të artit si i tillë. Gjurma e studimeve kulturore don të rryejë vetem në përditshmëri si në kohen kur krenët e LSHA thoshin:  “Ende ju merreni me Danten? – Ecni perpara me elektrifikimin strofik Majakovskian!”
Ndërsa studimi letrar thadron gjurmën e tri kohëve Agustiniane që kumtojnë përjetësinë: – e djeshme – e sotme – e ardhme.
Ilustrimi – Harold Boom – Fallen Angels

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.