back to top
1.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Letra e Albert Kamysë për mësuesin e fillores…

Gazeta

Albert Kamy (1913-1960)
Albert Kamy (1913-1960)

Letra e Albert Kamysë për mësuesin e fillores

Pasi fitoi Çmimin Nobel, shkrimtari Albert Kamy mendoi që të falënderojë të parën nënën e tij, dhe të dytin një mësues të shkollës fillore. Kamy e shkruajti këtë letër mirënjohjeje për mësuesin e tij, Louis Germain, i cili ushqeu potencialin që pa tek ai dhe e shtyu Kamynë e vogël drejt një rruge, nëpër të cilën do të shkruante romane dhe ese shumë të respektuara, fituese të dhjetëra çmimeve.
Albert Kamy e fitoi Çmimin “Nobel” për Letërsinë në vitin 1957. Ai është më shumë i njohur për librin e tij “I Huaji”, dhe e fitoi Çmimin “Nobel” po atë vit që shkruajti esenë “Reflektime për gijotinën”.

19 Nëntor 1957

I Nderuar Monsieur Germain,
Lashë turbullirën që më ka rrethuar këto ditë të bjerë pak, përpara se të të flas nga thellësia e zemrës sime. Sapo më është dhënë një nderim shumë i madh, një që as i isha vënë pas, as e kisha kërkuar.
Por kur dëgjova lajmin, mendimi im i parë, pas nënës time, ishte për ty. Pa ty, pa dorën e dashur që ti shtrive drejt vogëlushit të vogël e të varfër që isha unë, pa mësimet dhe shembullin tënd, asgjë prej këtyre nuk do të kishte ndodhur.
Nuk është se e mendoj kushedi çfarë këtë lloj nderi. Por të paktën ai më jep mundësinë të të them, atë që ti ke qenë dhe je ende për mua, si dhe të të siguroj se përpjekjet e tua, puna jote, dhe zemra bujare që ti vendos në to, jetojnë ende tek njëri prej vogëlushëve të shkollës ku jepje mësim që, pavarësisht viteve që kanë kaluar, nuk ka pushuar kurrë së qeni nxënësi yt mirënjohës.

Të përqafoj me gjithë zemër.
Albert

Marrë nga Muri i Fb i Saimir Z Kadiu, 12 Maj 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.