back to top
4.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Leximi i një dëftese shkolle e vitit 1929 – nga Genc Hoti

Gazeta

Një dëftesë shkollore e vitit 1929
Një dëftesë shkollore e vitit 1929

Leximi i një dëftese shkolle e vitit 1929

nga Genc Hoti

Kur pretendoj se arsimin, gjuhën, muzikën, filozofinë, letërsinë, shkollat, alfabetet, ligjet, etj, etj, i kanë shpikur Institucionet Fetare (fillimisht ato politeiste para 2500 – 3000 vjetëve dhe pastaj ato të krishtera) kam rast t’ju vërtetoj se edhe Kombi ynë nuk ka bërë përjashtim, vetëm se ka një ndryshim: këtë gjë e ka bërë Kisha Katolike deri në atë masë sa sot duhet pranuar se Nëna jonë sociale është Kisha Jonë Katolike.
Shqiptarët e sotëm e kanë të vështirë ta pranojnë këtë për shkak të edukacionit arsimor përgjat epokës komuniste edhe pse nuk duhet para me syrin teologjik, por brenda realitetit historik të ndodhur, dmth ka ndodhur kështu dhe jo ndryshe. Për t’i hequr dyshimin për këtë pretendim timin po paraqes një deftesë mature të vitit 1929, të motrës së gjyshes sime, që vinte nga Familja Kaçulini në Shkodër. Kjo dëftesë e Shkollës Normale të Stigmatineve ka firmat e mësuesve të mëposhtëm:
Përfaqësues i Mistrisë së Arsimit  – Ndue Paluca
Mësues muzike, themeluesin e muzikës moderne shqiptare – Padër Martin Gjoka.
Mësues të pedagogjisë dhe Gjuhës Shqipe, Poetin tonë Kombëtar – Padër Gjergj Fishta
Mësues historie e natyre politologun dhe filozofin – Padër Anton Harapi
Mësuese të Gjuhës Italiane dhe Frëngjishte Motër – Anjeza Bonatti
Mësuese matematike zonjën – Terezina Sanchini
dhe Drejtoreshë shkolle Motër – Konsilja Musani
Pra shumica dërmuese e trupës mësimore kanë qenë pjestarë të Institucioneve Fetare duke treguar që padronët realë të arsimimit nuk kanë qenë politikanët, por institucionet religjoze.
Krahasoni këtë trupë mësimore, në produktin e vet intelektual, me trupat e shkollave ku keni mbaruar studimet e të gjitha niveleve për të kuptuar përse sot (2018) jemi me keq se dje (1991) dhe shumë-shumë më keq se pardje (përpara 1945).
Dy fjalë për familjen Kaçulini: është pronarja e parë kapitalist në Shqipërinë e pa formuar (1892) duke themeluar të parën ndërmarrje kapitaliste me 26 punëtorë në Shkodër në përpunimin e mëndafshit (e gjeni këtë në librin e Kristaq Mishës “Lëvizja punëtore në Shqipëri).
Marrë nga murii fb i Genc Hoti 1 mars 2018
 
 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.