Lexojeni këtë pjesë… A është heroizëm apo krim??
Shoferi F. Ç. nga fshati Togës i Librazhdit, duke udhëtuar nga Elbasani për në Librazhd, një mëngjes herët tek tuneli i Mirakës pa dy persona të cilët sapo dalluan dritat e makinës në kthesë filluan ta lenë rrugën kryesore dhe u futën ne rrapishte. F. e ndaloi makinën dhe me një hekur në dorë i ndjek nga prapa ku mbasi kacafytet me ta, njërin e godet me hekur duke e lënë shtrirë pa ndjenja ndërkohë të dytin e kap dhe sjell tek i pari dhe ndërkohë që vazhdonte kacafytja F. i vjen në ndihmë dhe një shok tjetër të cilët së bashku i lidhën dhe i çuan në Degën e Punëve të Brendëshme, në Elbasan. Nga hetuesia doli se ata ishin të internuar në Lushnje dhe ishin përgatitur për t’u arratisur në Jugosllavi. Gjithashtu, F. duke udhëtuar nga Librazhdi për në Stërblevë, në Shkallën e Lunikut kap një person, i cili mbasi kishte kryer një krim ordiner në qytetin e Elbasanit, ishte nisur për t’u arratisur në Jugosllavi… (Marrë nga botimi Sigurimi i Shtetit, në Rrethin e Librazhdit (1943-1975) faqet 172-173)
Këto i ka shkruar vetë Sigurimi i Librazhdit.
Dhe sot ky tipi (F. Ç.) na qenka hoxhë në Elbasan…
Mendo se çfarë njerëzish kanë qenë…
.
Marrë nga Muri i Fb i Faik Skopecit, 18 nëntor 2020