back to top
8.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Lidhja Shqiptare e Prizrenit – nga Marin Sirdani (1885-1962)

Gazeta

Shtëpia e Lidhjes së Prizrenit - 10 qershor 1878
Shtëpia e Lidhjes së Prizrenit – 10 qershor 1878

Lidhja Shqiptare e Prizrenit

nga Marin Sirdani (1885-1962)

Kështu gjindej Shqypnija kurë në vjeten 1875l, nisën trazime të mëdha në Ballkan, të cilat ndryshuen shum fatin e Skqypnís. Serbët, Malazezët o Bullgarët, të nxitun prej Rusijet, ngrehen në kët kohe kundra Turkís, për të fitue lirín kombëtare, në sa Shqyptarët i rrijnë besnikë Sulltanit e luftojn kundra tyne, e ashtu bânë edhe dý vjet mbrapa në luftën ruso-turke.
Arsyeja pse Shqyptarët humbën kët rasë të bukur për të fitue lirín kombtare âsht fare e lehtë me u dijtë. Asokohe, Shqypnija përpos se i ishte përvesh Sulltanit çëmos kurr, nuk kishte mâ nji prîs rreth të cilit e bashkueme tok në nji të mujtte me shpresue ngadhnimin e fundshëm. Mandej, tue pasë pranue shumica e Shqyptarve fén muhamedane, si antarë të Perandorís ottomane, këta, gëzojshin në shërbim të sunduesit të njajtat të drejta si vetë Turqit.1] Tashti, tue pasë të gjitha ato privilegje shqyptari muhamedan, nuk e ndiejte aq zgjedhen e huej, po endè edhe të krishtenët shpyptarë ishin kondend duket me at autonomí qi u a njihte Sulltani. Së pakut nuk besojshin nji përmirsim tue i sjellë shpinën Davletit e tue u bâ me Miskov e me popuj rajë.
Kjo asertë e jona mbi të krishtênë provohet prej luftave të përgjakshme qi bân katolikët së bashkut me muhamedanë n’at rasë për mprojtje të tansís toksore të Shqypnís edhe prej çarkores qi i dërgojte asokohe mentarve të vet ipeshkvi i Pultit, Emzot Cracchi, O. F. M. .
Qe shka shkruete:2]
Krenve t’vogjlís së Shalës etj. etj.
Komiteti i Lidhjes shqyptare për mprojtjen e atdheut ka dërgue dísa burra ndër këto male, për me mbledhë ka nji luftár për shpí e me u bashkue sa mâ parë në lamen e luftës, në mënyrë qi të gjith Shqyptarët, kristjanë e muhamedanë, të prapojnë ushtrín anmike. E zâ për detyrë me u këshillue ta kini fort për zêmër tansîn e atdheut t’uej. Zoti e atdheu janë gjâ shêjte. Për këta s’do të na dhimbet jeta. Gjaku i ynë do të derdhej për ta kurdo ta lypi nevoja. Pra mos u zhburrnoni në ket rasë kaq me randsí. Bashkonju si burrat me vllazent e juej në mprojtje t’atdheut kundra të huejit, e tue kênë të gjith të bashkuem kini me kênë të sigurët se Zoti i Fitoreve ka me kênë me jú.
Gajretni pra e bâni me dijtë Botës, se ndër dej t’uej rrjedhë se rrjedhë gjaku i burrave të parve t’uej aq në zâ.
Tue u dergue shëndet e bekim gëzohem me kênë i juej
Ipeshkev fort i dashtun
Albert Cracchi, O. F. M.
Nuk do harrue veç se sikurse në të gjitha zotnimet e përparshme, pushtimi i Osmanllís kufizohej vetëm nëpër fushat e qandrat e tregtís e të qarkullimit, se ndër malet e vendet e mprojtuna prej natyret vijuen Shqyptarët jetën e tyne të pamvarshme megjithse toka shqyptare njihej zyrtarisht e zotnueme prej turqish.
I ndritshmi zotni René Pinon, kompetenca e të cilit ndër çashtje të Ballkanit âsht fort e çmueme edhe jashta Francet, në nji artikull të vetin mbi Shqypní, botue në blênin e Dhetorit 1909, të përkohshmes “Bevue de deux Mondes” shkruen: “Shqyptari në daç kje Vezir i Madh në Stambollë a barí në shkretín e Pindit, âsht nji aristokratik, nji nierë i lirë, nji bujar. Bullgari, atje ndër fusha të Maçedonís, përkulet mbí shát e punon tokët e Turkut: Shqyptari âsht mbreti i malevet. Gjuetár, barí, ushtár ase cub aj s’i shtrohet veç se kanunit të vet e s’pret ndimë veç se prej armve të veta”.

Marin Sirdani - Autor i studimit
Marin Sirdani – Autor i studimit

Në luftën ruso-turke, 1877, mbasi u pushtue Tivari e Ulqini prej Malazezve; Nishi, Vranja, Kurshumija e disa krahina të Mitrovicës e të Prishtinës prej Serbve, krahinat shqyptare të kufínit, tue pa rrezikun qi po u kërcënohej lidhen besa-besë per mprojen e tokve të veta.
Por megjithse Turkís i ishte dhânë e mbrapshta, gjithnji Shqyptarët shpresojshin në ngadhnimin e mbramë të saj. Kjo shpresë u buer kur u bâ paqa me Rusí në Shën Stefano, paqë qi i rrëmbejtë Shqypnís disa krahina të mëdhá. Shqyptarët e pán atëherë se shka ishte tue i gjetë, prandej qitën kushtrimin n’anekand vendin.
Herën e parë e çoi zânin kryeipeshkvi i Shkodrës, Emzot Karlo Pooten. Ky me 11 Mars, i drejtoi nji telegram qeverís Austro-Ungare, me të cilin i ankohej kundra salvimeve e shkeljeve të tokve shqyptare prej Slavëve. Si kryetár i fés katolike në Shqypní kërkojte largimin e Malazezve, se Shqyptarët nuk mund të rrnojshin nën flamurin e nji shteti të pagjytetnuem e katundár… “Tivari, – thojte aj, – âsht nji gjytet fjeshtë shqyptár e s’ka të drejtë Slavi ta mbajë, e n’âsht se ky gjytet u dorzue, kjo ndodhi për mungesë ushqimi e municjonesh e jo se i mungojte trimnija…”3]
N’at kohë, mbasi po flitej se nji pjesë e Shqypnís së Jugut do t’i ipej Greqís, krenët e Shqypnís, të Verit, të Mesme e t’asaj të Jugut protestuen rrebtas.4]
Gjithashtu edhe Dibranët, kur mueren vesht se me traktatin e Shën Stefanit, krahina e tyne u ishte lshue Bullgarve, çuen zânin si Shqyptarët tjerë, tue i dërgue ambasadorit t’Anglís në Stamboll kët télegram:
Lajmohemi se Dibrën e përfshijnë provinçet qi i a lshuen Bullgarís me traktatin e Shën Stefanit. Populli i Dibrës âsht egërsue tepër nga ky lajm. Dibra s’ka të hajë aspak me vendin qi quhet Bullgarí. – Dibra âsht nji vend krejt Shqyptár dhe ka përmbi 220.000 muslimanë e 10.000 të krishtênë, të cilët të gjithë janë prej nji gjaku. Mâ mirë të shuhemi deri në burrin mâ të fundit, se sa të hyjmë nën sundimin e Bullgaris kundër dëshirës sonë e kundër të drejtave të kombësis sonë”5].
Rreziku qi po i kërcnohej, i shtyni Shqyptarët të merren, vesht në mes tyne, të bashkohen e të lidhen per mprojtjen e atdheut të vet. Gjithkahë nëpër Shqypní u formuen komitete për mprojtjen kombëtare, sidomos në Shkodër, Prevezë, Janinë e Prizrend. Nji proklamë e Komitetit Qandruer me daten 30 Majë u mbyllte me këto fjalë: “Na duem me jetue qetsisht me fqijë tonë Malazes, Serbë, Bullgarë e Grekë. Na nuk lypim, nuk duem kurrgjâ prej tyne; por jemi të lidhun besa-besë me ruejt shka ásht e jona. Lypim t’u lehet Shqyptarve toka shqyptare.”6]
Por traktati i Shën Stefanit, cenojte të drejtat ndërkombëtare, prandej me ndërmjetsín e Austrís u mblodh në vjeten 1878, nji kongres i rí në Berlin i përbâm prej përfaqsuesve të Fuqive mëdhá t’Europës për të rishíkue at traktat. Dihej se edhe aty gjithnji ishte në rrezik coptimi i tokve shqyptare.
Tue kênë se ky kongres do të çilej me 13 Qershuer, Shqyptarët për me i dalë punës përpara bân nji mbledhë të përgjithtë në Prizren. Mbledhja kishte për qëllim formimin e nji frontit të përbashkët me nji qandër prej ku do të mirreshin masat e do t’ipeshin urdhnat kundra anmiqve edhe të bâheshin hapat e duhun pranë Kongresit në Berlin.
Delegatënt e Lidhjes vûn besë për gjaqe e ngatrresa deri të rregullohej fati i Shqypnís, e caktuen dënimet për ata qi do të prisheshin besën e qetsín, tue vû ne zbatim Kanunin e Lekë Dukagjinit.
Me 15 Qershuer, kjo lidhje, e quejtun aty e mbrapa “Lidhja e Prizrenit”, i dërgoi nji telegram Portës së Naltë me anën e së cilës i njohtojtë se Shqyptarët nuk do t’u nënshtroshin vendimeve kundra tansís toksore të Shqypnís, e Qeverija turke e kishte me detyrë t’interesobej për fatin e Shqypnís në Kongresin e Berlinit. Abdyl Frashëri hartoi dý telegrame; njana i u drejtue ambasadorve në Stamboll e tjetra Kongresit të Berlinit. Lidhja me këto telegrame kërkojte qi të mirreshin parasýsh e t’u mprojshin të drejtat e Shqyptarve. U formue atëherë n’at gjytet nji komitet qandruer përmbeti për me mbajtë gjallë lëvizjen e mbrendshme e përpjekjet ndërkombëtare. Ky komitet caktoi programen e autonomís të kombit shqyptár e i shenjoi kufíjtë. Programa përshîte katër vilajete: Janinë, Shkodër, Manastir e Kosovë. Këto vilajete do të formojshin nji administratë të vetme, me Manastirin kryegjytet, tue pasë gjuhë zyrtare shqypen. Shum delegatën deshtën me shtîj mbrenda kësaj administrate edhe vilajetin e Selanikut e sangjakatin e Novipazarit si krahina të banueme prej njaj shumicë së madhe shqyptarësh7].
Lidhja në Prizren veprojte krejt si nji qeverí kombëtare sundojte e rregullojte krahinat e gjytetet e Shqypnís për sa i përket administratës edhe mblidhte luftëtarë e taksa. E nuk ishte çudë. Stambolla qyshse ishte kênë kmntue se Shqyptarët po përgatiteshin me bâ nji lidhje kombëtare, ndërhyni mejherë edhe përkrahi lëvizjen me qëllim ta përdori si mjet kërcnues në kongres të Berlinit. Po edhe Sulltani vetë u kishte dhanë urdhën qeveritarve e ushtarve në Shqypní mos me i u përzie Lidhjes në veprimin e saj. Pos kësaj ky u kishte premtue Shqyptarve edhe nji farë autonomijet nën sypranín e tij.
Kur Qandra në Prizren ishte në krijim e sipër parija e Shkodres, katolike e muslimane, në bashkëpunim me kolonín shkodrane të Trieshtit e me Shqyptarët e Italís, bân nji memorandum edhe i a drejtuen Lordit Beaconsfield, kryeministrit e krye-delegatit t’Anglís në Kongres të Berlinit me 13 Qershuer 1878. Mjafton me u diftue pika e parë per me pa qellimin e tyne; ajo ishte kështu: Indipendenca e Shqypnís përveçse âsht n’interresën e Shqyptarvet, por edhe ekuilibri i Europës e kërkon qi kjo të jetë nji shtet i pamvarun për me formue murin mprojtës t’Europës prendimore kundrejt invasjonit Slav.8]
Me 15 Qershuer, mbasi u çil Kongresi i Berlinit, Dega e Lidhjes në Shkodër, dërgoi nji telegramë atij Kongresi, me lutje qi Tivari, Shpûza e Podgorica t’i mbetëshin Shqypnís.9]
Po në kët ditë edhe Qendra e Lidhjes në Prizren sikurse ajo e Shkodrës i dërgoi nji telegram Kongresit, tue i parashtrue kërkesat e Shqyptarve e të drejtat e tyne kombëtare.
Edhe kolonija shqyptare e Stambollit, nuk la gur pa luejt per mprojtjen e të drejtave kombëtare. Prisat e kësaj kolonije me 20 Qershuer i drejtuen nji memorandum Ministrit të Punve të jashtme të Austro-Ungerís, kontit Andrassy, me të cilin e luteshin të kujdesej për të drejtat shqyptare… Qe nji copë e atij memorandum: “Na do t’ishim indiskret, sikur në mes të punrave të randa, me të cilat po merret tani kongresi, të flitnim për historínë, gjuhën dhe ethnografínë t’onë për të provuem gjendjen e Shqypnis. Kufìzohemi vetëm me diftue këtu kufìjtë e saj të cilët nisin prej Tivarit e Shkodre me malet e banueme prej katolikve e prej Pejë, Kurshumlie, Prishtinë, Leskovac, Vranje, Shkupi, Manastiri, Follorina, Kosturi, Grebeneje, Pindi, Kalariti e Arta dhe mbarojnë në gjinin e Ambrakís. – Këto tokë gjinden ndërmjet vendeve të sypertregueme e detit…”10]
U çuen edhe prej viseve të ndryshme të Shqypnís telegrama protestimi Kongresit. Shqyptarët njij zâni kërkojshin nji Shqypní katër vilajetesh; d.m.th. të Janinës, të Shkodres, të Shkupit e të Monastirit.
Mbas nji memorandnm qi dërgoi Lidhja e Prizrenit në Kongres të Berlinit, u fol kjo çashtje, por u mueren vendime të kundërta. E pra çashtja shqyptare njihej mirë prej shumkuj. Po përmendim vetëm ndonji.
Në nji libër qi boton në Parigj në 1840 “La Turquie d’Europe”, Ami Boué, udhtar e studjoz i qenshëm, dishmon se: “Shqyptarët jânë përzie me Serb në fushën ndërmjet Prizrenit e Pejës, ndërmjet Vranjes e Mitrovicës, e banojnë vetmas zonën sud-ovest të fushës së Prishtinës, rejonet ndërmjet Vranjës, Gillan, Novo Brdo, Prishtinë, Kzatonë Kurshumlje, Prekoplje e Metohje…” Nji shkencatár tjetër, Georg von Hahn, i zanun si nji ndër mâ të parat auktoritete në problemin etnografik të Shqypnís, në “AIbanesische Studien” (Jena 1854). thotë se “Shqypnija zgjâhet prej Prevezet e Novipazar, e përfshîn në rrethin e vet të gjitha vendet e katër vilajeteve: Janinë, Shkodër, Monastir e Shkup…” E në nji vepër tjetër të tijn “Reise von Belgrad und Salonik” (Vienë 1868) vên Moravën si cak kufinit ndërmjet Shqyptarve me Slav.
Zotní Pinon në nji artikull të botuem në “Revne de deux Mondes” tue folë përmbî kufij të Shqypnís, thotë: “Prej fushave të Vardarit e n’Adriatik, prej Tesalijet e në Mal të Zí, zot toket âsht Shqyptari në daç pse ky hîni mbrenda mâ i pari, n’daç pse ky ndodhi mâ i forti!”
Lord Fritz Maurice, mis i Komisjonit të Rumelís lindore shkrou në Foreign Office, e qi mandej kje botue në Blue Book në 1880, mbi kufij të Shqypnís këto fjalë: “Për me folë shka asht, kombit shqyptár i bje me u përshtrij edhe përmbrenda kufijve të Serbís e të Malit të Zi, e krahina e Kosovës, shka merr prej Mitrovicet e teposhtë, âsht krejt shqyptare e ka vetëm nji skundill të vogël fort serb. Statistikat bullgare e greke, përmbí të cilat qeverít e Sofís e t’Atinës temelojn pretensjonet t’veta mbi Monastir, Ohër, Korçë, janë bâ deshtas me rrêna e lè ato të Greqís, janë bá pa kurrfarë turpit…”11]
Po këto të drejta etnografike nuk i mohueu as kundërshtaret tonë atëherë kurë ende nuk ishin lakmít politike. P. F. Bradaska, botojte në “Peterman’s Mitteilungen” 1869 (XIV) në nji studim kushtue slavëve të Turkís (“Die Slaven in der Turkei”) nji Shqypní me këto kufij: “Tue zânë fillë te bregu i Spicës, kah nordi i Tivarit, e në drejtim nord-est të liqenit të Shkodrës deri ngjat Senicës; e aty këthye kahë Novipazari përfshìjn krejt fushën kahë nordi i Mitrovicës o mbërrìn në Kurshumlje e Prokuplje. Prej këndej në drejtim me Nish këthen kah sudi deri në Kumanovë e vijojn n’at drejtim në Shkup, Monastir, Kosturë, Janinë, Artë e Prevezë.” Nji shkrimtár Bullgar qi studjoi këto vende, Jordan Ivanov, në vepren e vet “Bulgarite Makedone” (Sofia, 1915) e dishmon shqyptár popullin musulman të Monastirit, t’Ohrit, të Strugës e të Shkupit.
Kishim me mujtë me shkue gjatë me citime, edhe me prû prova tjera, si harta dheshkrojet e statistika, në përforcim të drejtave toksore të Shqyptare, por na duket e tepërt, prandej po vijojm diftimin e ngjarjeve t’asaj kohe.
Vendimet e Kongresit të Berlinit në favor të Serbve, të Malazezve e të Grekve i dispruen shum Shqyptarët. Këta e pán se s’kishte mbetë tjetër veç me u mundue me shpëtue vendet qi ende nuk ishin n’dorë t’anmiqve. Shqyptarët me fuqí t’armve bânë t’shqyrtoheshin edhe nji herë kufîjt në veri e në jug të Shqypnís, e disa pjesë u shpëtuen mbasi u derdh shum gjak.
Kah mbarimi i vjetës 1878, Lidhja dërgoi si delegetën të vet Abdyl Bej Frashërin e Mehmet Ali Bej Vrionin nëpër kryeqytete t’Europës, për t’informue qeverít e ndryshme mbì të drejtat e kombit shqyptar e mbi kërkesat e tija.
Porsa u mbarue lufta për kufîj, Turkija, për të ndaluem shpalljen e nji autonomije, dërgoi ushtrí të madhe në Shqypní. Shqyptarët i u kundërshtuen me armë, e mbas përpjekjesh të përgjakshme, Lidhja shqyptare u zhgatrrue, Prìsat u zûnë e u internuen, përveç disave qi u arratisën.
Veprimi e aktiviteti i zhvilluem prej Lidhjes së Prizrenit kje nji hap me shum randsí. Programi i saj qi ishte:

a)krijimi i nji provincje autonome shqyptare e përbâme prej katër vilajetesh;
b)Përdorimi i gjuhës shqype si gjuhë zyrtare;
c)Lirija e njinjisimi i besimeve, nuk u realizue.

Me gjithkëto, veprimet e saja i dhanë shkas të shtrohet edhe çashtja shqyptare në mes të çashtjeve tjera të Ballkanit. Por në fazen e parë veprimi ka prodhue: Gusija e Plava të shenjueme Malit të Zí, i kthehen Shqypnís, së cilës i mbesin edhe Preveza e Janina të kërkueme prej Greqijet. Por mâ fort se tjetër merita e sajë âsht pse mbolli farën e rilindjes kombëtare.

Lëvizja kombëtare shqyptare vijoi jashta kufinit turk. “Shoqnija letrare shqype” e themelueme në Stamboll në vjetën 1870, qi bashkon muhamedanë, katolikë, e ortodoksë, e botoi libra shqyp, o salvueme prej qeverís turke baret në Bukarest, në Bruxelles, në Sofí. Atje u vîjuen botimet shqype e u përhapën në Shqypní tinze.
Me këta nuk duem me thânë se gjuha shqype nisi me u lavrue veç me ateherë. Qysh me Buzukun, 1555, u botuen jo pak libra shqyp, por aty e mbrapa muer nji shkas të rí e shum mâ të madh e të përgjithtë.
[pjesë nga një artikull ma i gjatë në “Hylli i Dritës”, 1941]

Pamje e Prizrenit (varrezat e vjetra të qytetit) - MacKenzie, G. Muir (Georgina Muir), 1874 (vizatim)
Pamje e Prizrenit (varrezat e vjetra të qytetit) –
MacKenzie, G. Muir (Georgina Muir), 1874 (vizatim)

Literatura

1]-“Besa muhamedane në principet e veta, fén me kombësinë e quan një. Po të hapim nji fjalor arabisht ose tyrqisht shofim se fjala “din” ka kuptimin “milet”; por në fjalorin e sotshëm “din” d. m. th. besim edhe “milet” kombësi. E marrmja pjesë e kombit shqiptar në zotnimin politik të Turqisë e bëri qi ay të shoqëronjë fatin e tij, për pesë shekuj, me kombin tyrk. Nga këjo merret vesht se, nji nga shkaqet parimtare që zgjuajnë kombësinë i mungonte shqiptarit krejt. Shih, Mehdi Frashëri “Lidhja e Prizrendit”, Tiranë IÍI36, f. 8.
9. XVII, 3-4 (179-180)
2]-P. Libardi Camillo. O. M. “Il missionario albanese sul campo di batlaglia”. Pergine. Stab. Arti Grafiche L. Trogler, 1931, f. 80.
3]-Xhafer Belegu, “Lidhja e Prizrenit”, f. 15 Tiranë 1939.
4]-Xhafer Belegu, si sypri, f. 16.
5]-Xhafer Belegu, si sypri, f. 16.
6]-Arturo Galanti “L’Albania” f. 226
7]-A. Baldacci shkruete ne mojin e Nandorit 1912 në “Revue Économique internationale” të Bruxelles; “Les deux vilayets de Scutari et de Janina constiluent l’Albanie proprement dite. A la suite des luttes pour lcur renaissance nationale, les Albanais revendiquent maintenant des droits mème sur les vilayets de Kossovo, de Monastír et de Salonique. L’on doit, au moins en partie, reconuaitre le bien fondé leurs revendications basées sur l’anthropologie et le folklore. Mais il ne faut Pas exagérer et méconnaître aux autres nationalités ce qui, dans letat actuel dps critises, leur appartien à raison de la propagande qu’elles ont faite par le passé…”
8]-Xhafer Belegu, f. 24.
9]-Xhafer Belegu, f. 25.
10]-Xhafer Belegu, f. 28.
11]-I njajti shkruete edhe këta “…Nji numër i madh Shqyptarësh gjindet edhe në sangjakatin e Novipazarit e në sangjakatet e krijueme tashti të Teskigjes e të Senicës…”
Marrë nga muri i Gb i Agim Morinës – Java e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.