back to top
10.5 C
Tirana
E diel, 30 Mars, 2025

Liza Laska – pasuri kombëtare, që meriton vëmendje

Gazeta

Liza Laska (1926-2014)
Liza Laska (1929-2014)
Liza Laska – pasuri kombëtare, që meriton vëmendje

Liza Laska ka lindur në Vlorë më 6 shkurt 1929. Në rini Liza ka kënduar dhe në vitet e para të çlirimit, është shquar edhe si kërcimtare…
Në vitin 1946, spikat talenti i saj edhe si aktore dhe fillon punë në Teatrin Popullore të Tiranës… Më vonë vazhdon aktrimin në Korçë deri 1962, ku merr pjesë në themelimin e teatrit…
Nga ky vit deri sa doli në pension ka qenë aktorja e parë, duke mbajtur peshën më të madhe të roleve femra me mbi 60 role… Ka luajtur 22 role filma shqiptarë dhe 100 role në teatër.
Nëna e gjitha trevave erdhi përmes roleve të saj me vërtetësi dhe origjinalitet. Kulmoi tek film:i “Shtigje lufte”, “Dimri i fundit” “Lulëkuqet mbi mure”.
Rolet më të spikatura në teatër dallohen: ”Luani i Shtëpisë”, “Familja e peshkatarit”, “Fytyra e dytë”, “Lidhur si fishek gjerdani”, “Nëntori i flamurit”, “Fundosja e skuadrës”, “Sinjali i kuq”, “Jatagani”, “Rruga Budi 723”, “Sakrifica”
Zotëronte një zë të ngrohtë, të butë, melodioz, me një tingëllim e intonacion të pastër të së folurit labe…

Liza Laska në një nga rolet e saj
Liza Laska në një nga rolet e saj

Ka luajtur kinematografi si:
-Nëna – “Shtigje lufte” – 1974
-Mara – “Dimri i fundit” – 1976 – ka fituar “Medalionin e Festivalit”
-Pastruesja – “Lulekuqet mbi mure” -1976
-Evgjenia – “Në prag të lirisë” – 1981
-Nëna – “ Vendimi” – 1984
-Hallë Sofia – “Gurët e shtëpisë time” – 1985
-Shoqja e Bonit – “Vdekja e burrit” – 1992
Kontributi i aktores Liza Laska është pjesë e asaj pasurie kombëtare, e cila meriton vëmendje dhe konsideratë…
I përjetshëm në breza personaliteti i saj.
Marrë nga Muri i Fb Tana Lameborshi, 11 shkurt 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.