back to top
-0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Luviona -Violinistja e talentuar lushnjare – përgaditi Maksim Kulla

Gazeta

Luviona Hasani (emër arti Luvienne
Luviona Hasani (emër arti Luvienne)
Luviona -Violinistja e talentuar lushnjare

përgaditi Maksim Kulla

Luviona Hasani (emër arti Luvienne), lindi në qytetin e Lushnjës me 30 dhjetor 1982.
Në fëmijëri shfaqen hapat e para të një talenti në muzikë dhe pasioni i saj bëri që të provojë aftësitë në koncertet e shumta që organizoheshin nga shtëpia e pionierit nën drejtimin e shefit të muzikës, dirigjentit Edmond Doko. Në festivalin e këngës për fëmijë në vitin 1988, në Lushnjë do të shpallej fituese e vendit të parë me një këngë të kompozuar nga Bledar Skënderi, kur ajo akoma s’kishte mbushur moshën 6 vjeçe. Në vitin 1989, fillon mësimet në instrumentin e violinës pranë shkollës 8-vjeçare ‘‘Kongresi i Lushnjës’’, fillimisht dy vitet e para me violinisten Karmelina Tuçi e më pas me violinisten Albana Kozeli deri në klasën e tetë.
.
Luvienne gjate koncertit
Luvienne gjate koncertit
Në vitin 1998, fiton konkursin në Liceun Artistik ‘‘Jordan Misja’’ në Tiranë, një nxënëse model në klasën e violinës, premtuese për të ardhmen, ku iu desh një punë e jashtëzakonshme për të arritur në nivele të parardhësve të saj liceiste që ishin pjesmarrës në orkestrat sinfonike të Radio Tiranës apo orkestrës simfonike të Operas dhe Baletit Shqiptar. Në vitin 2001, mbaron me rezultate të shkëlqyera nën drejtimin e përkujdesjen e violinistes Pranvera Tego, e cila me metodën e saj të mësimdhënies e futi në rrugën e profesionalizmit dhe të ambicjeve për t’u bërë një violiniste karriere.
Perfeksionon interpretimin dhe teknikën e violinës me artistin e mirënjohur Zhani Ciko e më pas në vitin 2003, ndjek një master për orkestër dhome në shkollën “La Scuola Di Alto Perfezionamento Musicale” në Saluzzo, ku do të realizojë koncerte me personalitete të njohur të muzikës si Massimo Quarta, Enrico Dindo, Sonig Tchakerian, Tomas Major, Peter Lucas Graf, Renato Serio, Peppe Vesicchio, etj.
.
Luvienne ne komunikim me shtypin
Luvienne ne komunikim me shtypin
Në vitin 2005, diplomohet në Akademinë e Arteve të Bukura me profesor Roland Xhoxhi dhe pas diplomimit në Tiranë, Luviona vendos të ndjekë studimet në Itali për një kualifikim të mëtejshëm. Arrin me talentin dhe përkushtimin e saj të diplomohet në vitin 2008 në konservatorin “G. F. Ghedini” në Cuneo me professorin Piergiorgio Rosso, por ndërkohë fillon të kërkojë dhe të realizojë bashkëpunimin me ‘‘l’Orchestra Milano Classica’’, ‘‘l’Orchestra Classica Di Alessandria’’, la Fondazione CECO, ‘‘l’Orchestra Classica Italiana’’, ‘‘l’Orchestra Sinfonica di Savona’’, ‘‘l’Orchestra Filarmonica del Piemonte’’, ‘‘l’Orchestra Filarmonica di Torino’’ etj, ku i jepet mundësia të interpretojë me artista me famë botërore si Ennio Morricone e Andrea Bocelli.
Në vitin 2007, është në formacionin e Souls Alive Band të këngëtarit amerikan Solomon Burke, i njohur edhe si Mbreti i muzikës Soul, ku do të marë pjesë në shumë festivale Jazz në Europë si ‘‘Montreux Jazz Festival’’, ‘‘Umbria Jazz’’, ‘‘Juan le Pins Festival’’, ‘‘Nice Jazz Festival ‘‘Den Hage Festival’’, ‘‘Paris La Defense Festival’’ etj. Luviona në Itali merr pjesë gjithashtu në shumë spektakle televizive në rrjetet Mediaset e Rai si “Io Canto”, “Scherzi a Parte”, “Una Serata a Bella”, “X Faktor”, “Top DJ”.
.
Luvienne ne komunikim me shtypin
Luvienne ne komunikim me shtypin
Në emisionin ‘‘Che Tempo Che Fa’’, bën pjesë në kuartetin e harqeve që shoqëron artistin Andrea Bocelli. Që nga viti 2010 është violiniste dhe një nga këngëtaret e grupit muzikor “Di Goldene Pave”, një kuintet femëror që ekzekuton muzikë hebraike të riarranxhuara për piano, violinë, violë, violonçel e zë, me të cilët do të realizojë disa koncerte: ‘‘Blue Note Milano’’, ‘‘Festivali i Librit Hebraik’’ në Ferrara, ‘‘Oy Oy Oy Festival’’, ‘‘Fiorenza Jazz’’ në Teatrin ‘‘Arsenal’’ në Metz- Francë, në Teatrin ‘‘San Giuseppe’’ në Torino etj. Ky grup do të kishte privilegjin për të ekzekutuar në shumë raste përpara personaliteteve italiane si Romano Prodi, Gad Lerner, Don Ciotti, etj. Në vitin 2012, përfundon masterin në ‘‘Violinë Soliste’’ në konservatorin “Giuseppe Verdi di Torino” me profesor Serguei Galaktionov, spala i Teatrit Reggio në Torino dhe në vitet 2014-2017 mban rolin e violinës spale dhe solistes në orkestrën e harqeve “Notte d’in Chiostro” dhe është gjithashtu ‘‘Instrumental Scholar’’ në Universitetin “Cattolica Del Sacro Cuore” në Milano.
Luvionën për gjithë këto vite e shohim kryesisht të përqëndruar në interpretimin e muzikës klasike, por do të vinte viti 2012, ku ajo fillon të interesohet për rryma të tjera muzikore, duke përshtatur teknikën violinistike me një repertor muzikor modern (rrok, dance, jazz). Me violinën elektrike në vitin 2015 realizon “Prima”, një EP me pesë pjesë muzikore: ‘‘PopCorn’’-Radio Version, ‘‘We will rock You’’, ‘‘Music’’, ‘‘Smooth Kriminal’’, ‘‘PopCorn’’ – Remix…
.
Luvienne gjate koncertit
Luvienne gjate koncertit
Ky realizim u prit shumë mirë nga publiku dhe veçanërisht videoklipi ‘‘PopCorn’’ arriti deri në 4.4 milionë shikime në Youtube. Në vitin 2017 kompania telefonike ‘‘Huawei’’ e zgjedh si një nga interpretueset më të mira në një reklame në web. Me talentin e saj dhe me eksperiencën profesionale Luviona me violinën elektrike ka dhënë koncerte të sukseseshme në Paris, Zurich, Lausanne, Bern, Berlin, Clear Çater, Florida, Taipei, Tel Aviv, Barcelona, Budapest, Athinë, Montecarlo etj. Ajo vazhdon rrugën e artit muzikor dhe është duke përgatitur në studio EP-në e saj të dytë, ku do ekzekutojë repertor klasik dhe modern të riarranxhuar me violinën elektrike.
.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.