“Lyra” e Haxhiademit, mes tragjikes dhe neoklasicizmit
nga Emrije Krosi (Pjesa e Parë)
(Koha dhe leximi në ex nihilis…)
Të kuptosh një poet, një tekst më përtej kohës së tij, nuk është aq e lehtë, jo vetëm brenda bashkohësisë, por akoma edhe më tutje, në retrospektivë përmes një kohe tjetër, duke na përcjellë mesazhe poetiko-letrare të panjohura, përmes përvojës së tëhuajëzimit, ku refketohet vetëdija krijuese e një zëri unik poetik të panjohur në fushën e poezisë lirike si ajo e Haxhiademit, një njohës i neoklacizmit dhe romantizmit të vonë të viteve ’30-të, ku vizioni poetik, përmes “detajeve” të një realitetit socio-shoqëror tepër konservator, provokoi vrullshëm një poet djaloshar. Për të ndërtuar një marrdhënie, mes konceptit të kohës dhe leximit. Nuk mund “ta shuajmë” dëshirën dhe kënaqësinë, mbi konceptin natyror të poezisë, sepse poezia nuk është çështje vetëm shkrimi, por edhe një mënyrë si mund të lexohet? Të shkruarit për poetin, nuk do të thotë, që mund të bëjë me veten kompromise, apo me frikën se nuk ke lexues, se fundja të shkruash, është një pakt mes poetit dhe lexuesin. Por, duhet të dimë si dhe çfarë të lexojmë, se nuk ka ndonjë “recetë të caktuar” për mënyrën se si të lexojmë, (një vepër poetike apo edhe prozaike), por ka shumë arsye se pse duhet të lexojmë (Bloom: 2000 : 21), dhe “ku” duhet të lexojmë apo ku “duhet të fillojmë” të lexojnë dhe çfarë të lexojmë (ne sot), nuk mundet të varet plotësisht vetëm nga letërsia, por edhe nga rrethanat jashtëletrare. Por, shija e një lexuesi të poezisë klasike, qëndron tek artikulimi i tingujve, sepse mënyra e ekzistencës së një vepre letrare, duhet kërkuar edhe tek thelbi artistik i saj. Nëse, kemi dy lexime në kohë të ndryshme, nga i njëjti individ, do jenë mjaft të ndryshme, për arsye se leximi i dytë, mund të jetë për shkak të rrethanave jashtë tekstore, kur sot libri shqip përpëlitet sikur po jep shpirt (Lleshi: 2021: 5). Edhe pse përvoja e leximit është individuale, sa më shumë të lexosh, do të zbulosh tek X poezi, diçka të re, që nuk e kemi kuptuar gjatë leximeve të mëparshme, duke u pajtuar me idenë, se poezia është “përvojë e denjë e lexuesit”, një gjendje ideale shpirtërore jo vetëm për një lexues të shkolluar, por për çdo lexues të pacaktuar…
Pjesa e I
Leximit të poezisë së Haxhiademit, mund t’i qasemi përmes këtyre këndvështrimeve:
a.këndvështrimi realist: mund të shtrihet në dy fusha:
-fusha e poezisë: poezia e Haxhiademit përmblidhet në një libër të vogël të emërtuar “Lyra” (botuar në vitin 1939, ribotuar me 2019), kryesisht me 10 poezi. Fjala ([lyra: në (greqisht: λύρα, lýra] është një instrument me tela, i njohur për përdorimin e tij në antikitetin klasik grek po edhe në periudhat e mëvonshme. Lyra është e ngjashme në dukje me një harpë të vogël: (wikipedia),
-fusha e tragjedisë: [në vitet ’30 -të, të shekullit të kaluar Haxhiademi botoj tragjeditë: “Uliksi”, “Akili”, “Aleksandri”, “Pirrua”, “Skënderbeu”, “Diomedi” dhe “Abeli”], tragjeditë ndahen në:
1.tragjedi me temë mitologjike: “Uliksi”, “Akili”, “Diomedi”,
2.tragjedi me temë historike: “Aleksandri”, “Pirro”, “Skëndërbeu”,
3.tragjedi me temë biblike (e. k): “Abeli”, që nuk e di pse klasifikohet me temë historike, pasi lënda artistike vjen nga bibla, ku autori shfaqet si demiurg dhe dramaturg humnaist (Kastrati: 1944: 100). Në vazhdimësinë e kritikave të kohës, si tragjedian ka respektuar rregullat e tragjedisë klasike [Vangjo Nirvana], Koça: 1940: 109), duke u quajtur si tragjediani më i shquar në letërsinë e re shqipe.
a.këndvështrimi neoklasicist: duke sqaruar më parë termin klacizëm/(neo)klacizëm si:
(periudha e sqarimit dhe ndriçimit të mendjes, një rikrijim i artit klasik (grek dhe romak) ku synimi i artit neoklasicizmit, nuk ishte reformimi i artit, por hapja e dialogut me aktualitetin përmes artit klasik. Dramaturgjia e Haxhiademit (është trajtuar nga kritika e kohës së viteve ‘30-‘40, dhe mbas viteve ’90-të, ajo mori një ripërcaktim tjetër), duke u cilësuar si bartëse më domethënëse e dramës neoklasike shqiptare (Elsie: 2006: 158). Tejkalimi ose “përmbysja” e normave të neoklacizmit, përkon edhe me neoklasicizmin e shkollës së Corneille-s, që padyshim ndikoj në rivitalizimin e mitologjisë dhe miteve biblike, por sipas tipologjisë neoklasike si normë estetike (Leka: 2021).
b.këndvështrimi i realizmit magjik: krijimtaria e tij ka edhe aspekte të prirjes së realizmit magjik, ku ndihet mungesa e pranisë së Hyjnive, që “nuk ndërhyjnë”, në lëndën poetiko-tragjediane, duke mos e lidhur veprimin dramatik me një mbulesë mitologjike, por historiko-realiste, përmes edhe ravgimeve të realizmit magjik (sidomos tek poema “Nymfat e Shkumbinit”).
Pjesa e II
Tre dekada më parë, me rënien e murit letrar të socrealizmit, shumë vepra të poetëve të ish të dënuarve politikë, që dokudo u shfaqën si “ajsbergë”, por shumë mbetën sirtarëve, (të ruajtura në fshehtësi nga familjarët), vepra e Haxhiademit pa dritën e ribotimi, pas pesëdhjetë vitesh, ndërprerje, si “armik i popullit”, tragjedani humanist, duke i qëndruar besnik tragjedisë klasike të viteve ’30-të, nën dritën e rivitalizimit të klasikëve “par excellence” në tragjedinë shqipe, gjeti rrugën për tek zemrat e lexuesve të rinj, në kohë dhe moshë. As rrënimi i “kulteve të rreme” nuk e përmbys dot, panteonin e ngritur nga koha. Jehona e debateve të fundme, se përmbysja e maksinave të “njeriut të ri” të realizimit socialist është “krim horror”, po e bjerr akoma kohën. Koha e brendësuar, më përtej ndryshimit të individëve, ka ringjallur nga gërmadhat “ferrin e vetvetes”, që shpaloset përmes vargjeve: Ah, jo, nuk trembem un nga disa çuna/ Qi dalin nga nji herë e shesin mend/ Dhe mbarë as fare nuk u eci puna/ Mbasi detyrën shpërdoruën pa vend/ E si ç’më ra në vesh, sa bes’ s’u zuna,/ Nga vjedhja n’burg i vun të han’ me qent/ Këtyne u kujtoj pra qi godita/ Ca përmendore porsi piramida (14.III. 1937), nga poema: “Kanga shekullore 1912-1944”.
Një rëndësi specifike në letërsi, merr koha reale. Një kohë tjetër, që ka pak lexues të mesën, që receptojnë veprën e Haxhiademit, që e kuptonte më mirë lëvizjen e kohës (Plasari: 1991: 5). Ajo është një kohë e pambarimtë. Koha aty është vetëm e tashme e përjetshme.
Koha dhe hapsira janë sinonim i ekzistencës, ku Uni poetik lëviz në dy dimensione: kohë/hapsirë. Transferimi në kohë, apo siç njihet në kritikën letrare “arratisja prej kohës”, shtrihet mëpërtej betejës ekzistenciale për të mbetur dhe jetuar (Cani: 2010: 37). Brenda gjithë asaj kohe të përjetuar njerëzore-historike dhe poetiko-fizike, koha mbart vlera dhe qëndrime liridashëse, që në aspektin individual, në lidhje me lexuesin, poetët ndërtojnë ironinë e fatit dhe kohës. Koha reale dhe hapsira (e brendshme) e lëvizjeve metaforiale të poezisë, janë një kombinim planesh, që zëvendësojnë njëri-tjetrin, duke prodhur tragjizëm, revoltë dhe paradoks, si profeci tronditëse, që lidh krimin me absurdin e kohës. Nuk është vetëm konflikti mes moralit politik dhe shoqëror, por edhe përdhunimi i vlera individuale dhe njerzore të poetëve (intelektualë) të burgosurit, bashkë më energjitë e fshehura, se fuqitë e errësirës nuk njohin asnjë lloj ligji, për më përtej djallit biblik, deri tek djalli i kuq komunist. Në një terren tërësisht të panjohur, lexuesi duhet të matë distancën estetike (Jauss: 1982: 52) dhe matjen e vlerave midis dy brezave lexuesish, lexuesit (në poezinë shqipe ka patur një elitë lexuesish që mund të quhet në këtë rast “të konsumuar”), duke skajuar tashmë një tjetër brez lexuesish, sepse përkundër “pritjes të zakonshme” sjellja e lexuesit shqiptar mund të jetë negative ose pozitive, rreth një teksti të panjohur më parë. Ka shumë dyshime, dilema, moskuptime, pyetje, kundërshtime mes dy leximeve, në të kaluarën dhe të tashmen, (ndalimi veprës ishte për gjysëm shekulli). Vetë lexuesi duke u mësuar me vështirësitë e të kuptuarit të një lloji tjetër poezie, receptimi i poetit po kalon në të ashquajturën “e tashme pakohësisht”, se letërsia bëhet e kuptueshme e rindërtuar në bazë të konceptit të kohës, që mund të quhet edhe “kohë e ndaluar”.
Pjesa e III
Pjesë e kësaj trajtese është vetëm “Lyra”, pasi për tragjedinë është shkruar dhe thënë më shumë (e. k.), “Lyra”, si pjesë e lirikës së Haxhiademit, është një shënjim mes kohës së hershme, pa pretenduar se mund të jetë një Carducci, (Carduç) një Baudelaire (Bodler), apo edhe një Mjedë, edhe pse Fishta ishte një (neo)klasik, stili mjedian dhe Mjeda, janë më afër stilit të Haxhiademit. Përmes përplotmërisë së një vepre, qoftë edhe një libërth u vogël xhepi, mund të gjesh, hierarki vlera të çuditshme, saqë habitesh edhe kur janë në largësi kohore receptimit, madje shekullore. “Lulet e së keqes” së Bodlerit, vetëm pas një shekulli, francezët mësuan për një poet rebel, kundër rrymës dhe kohës. Po për “Iliadën” dhe “Odisenë” bibla e fillesës së letërsisë botërore? Le të vijë më këtej? Po, Shekspiri pse duhet të lexohet, të studiohet (madje Shekspiri dhe tragjeditë e tij bashkë me “Komedinë Hyjnore” janë dy tekstet më të lexuara, më të studiuara dhe më të debatuara nga të gjitha tekstet e shkruar (letrare), pas tekstit biblik. Apo “Komedia Hyjnore” e Dantes, ç’duhet sot, ku lexuesi i sotëm as do t’ia dijë për Kishën dhe Zotin.
Pse veprat e ish-të dënuarve, quhen të “dobëta”, “pa shtyllë kurrizore”, “pa lexues”, sepse edhe në bashkohësi ishin të refuzuara, se lexuesi i sotëm “nuk të ngjitka në majë” se majat, qenkan zënë….?! Atëherë ç’duhet të bëjë një studiues sot? Akoma ta vlerësojmë një vepër nga biografia, se XY është akoma “reaksionar” ashtu siç ndodhi me Fishtën? A mos vallë, edhe veprat e Agollit, të digjen “si heretike” të realizmit socialist?
.